Hije dyshimi për lotarinë e kuponit tatimor, pse u regjistrua dhe u shit si live?!
Mbrëmjen e 15 janarit të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e lojës promocionale të kuponit tatimor, i mbërthyen sytë në ekranin që ku do të hidhej shorti.
Prisnin që nga hedhja e shortit në transmetim të drejpërdrejtë, shumë prej tyre të ishin fitues.
Por ethet e tyre që prisnin të fitonin ishin të kota, gjithçka që u server live nga Ministria e Financave dhe ekrani ku u transmetua në fakt ishte regjistruar herët në mëngjes.
Televizioni TemA verifikoi mëngjesin e 15 janarit procesin e regjistrimit të lotarisë së kuponit tatimor, duke sjellë edhe këto pamje.
Por duke dashur të ishim shumë transparent me publikun, ne kërkuam edhe një prononcim zyrtar nga Ministria e Financave.
Pyetjes drejtuar zyrës së shtypit “Pse u bë me regjistrim loja”, nuk iu dha përgjigje nga specialistët e saj.
Më tej kërkuam një prononcim nga Kryetarja e Komisionit të Vlerësimit të Lojës Prmocionale, dhe njëherësh Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Gelardina Prodani lidhur me këtë fakt.
Zonja Prodani e pohoi praninë e grupit të xhirimit , por ishte dyzuar mes asaj që kishte ndodhur, dhe asaj që duhej të thoshte për TemA TV, që e pyeti pse u bë me regjistrim lotaria?
“Po është e vertetë që regjistruam, por ishte si fillim, një provë. Ne regjistruam pjesën e fituesve të kategorisë së parë, pasi ata janë përzgjedhur ditë më parë dhe janë çertifikuan nga Komisioni i Vlerësimit. Ndërsa përgjedhja rastësore do të bëhët direkt nëTV. Pra gjysmën e kemi regjistruar, gjysmën do e bëjmë live”, tha Prodani.
Duke dashur të besojmë që ajo që na deklaroi zonja Prodani edhe për hir të publikut, grupi i xhirimit të TemA TV, shkoi në ambjentet e Ministrisë së Financave në orën që shorteu transmetohej në TV-në e përzgjedhur nga Financat, dhe aty vërtetuam se asgjë nuk po jepej live. Askush nuk ishte në Ministrinë e Financave, veç punonjësve të ruajtjes së objekteve. Siç kuptohet shorteu u transmetua mbrëmjen e të premtes në orën 20:45 në Televizionin Top Channel, por shpallja e fituesve në të vërtetë nuk ka qenë live, edhe pse kështu ishte njoftuar nga Ministria e Financave.