Digitalb i kthen sinjalin ‘Ora News’ pas presionit të Ilir Metës

Shenjë e keqe kur PS-ja dhe pushteti fut hundët te mediat. Aq me tepër kur urdhëron të bllokohen disa kanale televizive siç ka ndodhur sonte. Ka zgjatur më shumë se 1 orë bllokimi që i ka bërë Digitalb televizionit Ora News. Bllokimi ndodhi pas intervistës shpërthyere të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Burime nga Ora News bëjnë me dije se pas një bisede ankesë të Ylli Ndroqit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ky i fundit është interesuar personalisht se pse Digitalb i kishte bllokuar sinjalin e Ora News. Vetëm pas këtij momenti është rikthyer sinjali i televizionit informativ.

Ky bllokim, sipas Oranews, erdhi pasi ministri Koka sulmoi PS dhe kryeministrin Rama.

Ministri i Mjedisit dhe anëtari i Kryesisë së LSI, Lefter Koka hodhi akuza të ashpra ndaj Partisë Socialiste për mënyrën sesi po funksionon koalicioni, por edhe sesi po punojnë disa institucione si Policia së Shtetit. Në një intervistë për ‘Ora News’ ai tha se po bëhemi gaz i botës me kanabisin dhe se policia po përdoret politikisht nga persona të caktuar.

Ai ju referua situatës në Durrës ku tha drejtues të PS-së, si Vangjush Dako kanë deklaruar se nuk kemi “kundërshtar PD-në, por LSI”. Koka tha se ky nuk është parimi sesi funksionon një koalicion.

Është e vërtetë, tensionet (në koalicion) janë të natyrshme dhe si burim kanë mosmbajtjen e fjalës ose premtimit nga njëra palë. Unë do ta lokalizoj situatën në qarkun e Durrësit, lajkomotivi i PS është një dhe i vetëm, nuk kemi kundërshtatar PD por LSI. Kjo nuk i shërbën as të tashmes dhe as të ardhmes. I Bëj thirrje eksponentëve të policisë së shtetit mos ikën në drejtim të padidur po bëhemi gazi i botës me kanabisin. Detyra e policisë së shtetit të parandalojë një krim, dhe jo më të mos jetë në gjendje të parandalojë mbjelljen e një bime“.

Pyetjes nëse Ilir Meta do jetë Kryeministër, Koka ju përgjigj: “Meta do ti bindet vullentit të qytetarëve, LSI është një forcë konkurruese, 18 qershori është dita kur LSI do kuptojë dimensionin e saj. Nëse LSI është forcë e parë kushtetuta e parashikon“.

Lidhur me drogën, Ministri Koka tha se “fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit kanë qenë të mbjella me kanabis, të mbjellësh kanabis kërkon punonjës për vaditje, për prashitje, në cdo rast disa pemë ka pasur ndërhyrje nga policia, me të njëjtin shou. Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi. Durrësi është një qytet po hesht. Në qendër të Durrësit nëse ndodh një krim rrugët janë të hapura“.

SHKARKO APP