U kërcënua me jetë, Basha flet për herë të parë: Rreziku që na kanoset…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për herë të parë lidhur me lajmin që publikoi “BalkanWeb” se është kërcënuar me jetë dhe po planifikohet një atentat për ta eliminuar fizikisht.
Pas akuzave ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, Basha tha se rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari, ndaj i bëri thirrje që të luftojnë për lirinë thelbësore të demokracisë dhe votës.
Kreu i PD-së deklaroi se është qeverisja e Ramës e kapur pas krimit dhe drogës që po e largon Shqipërinë nga BE.
“Rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24 orëshe jemi të pafrikësuar nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët të paaftët të korruptuarit, të paarsimuarit. Rama në çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar Shqipërinë nga Evropa. Nëse e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, do bëhet më zi”, tha ai.