Zgjedhja e kryeprokurores i pavlefshëm, Pollo: PS fallsifikoi votat (Dokumenti)

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku përmes tensioneve brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, mori 69 vota, por nga pretendimet e deritanishme të demokratëve, mësohet se atë e kanë votuar vetëm 61 deputetë të PS-së.

Kjo pasi kartat elektronike janë si kartat “ID” dhe pas votimit rezulton emri i deputetëve të opozitës, të cilët në ato momente gjendeshin në këmbë pranë foltores dhe që nuk e kishin të mundur votimin për kryeprokuroren Marku.

Një fakt i tillë është denoncuar nga deputeti demokrat Genc Pollo, i cili në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter” ka publikuar dhe procesverbalin e votimit, ku thekson se përveç emrit të tij, socialistët kanë falsifikuara edhe votat e tyre.

“Këta fallsifikojnë edhe emrin e tyre !!! Jo më votën time!!! Votimi i PPP i paligjshëm e i pavlefshëm”- thotë deputeti i PD-së Genc Pollo në denoncimin e tij.

SHKARKO APP