PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 6 )
Agjerimi i Hueyda El Saied

Agjerimi i Hueyda El Saied


E Shtune, 29 Shtator 2007

Gjendet shpesh ne faqet e shtypit roze ne Shqiperi. Here per historite e saj te dashurise e here per ngjyren e lekuras se saj. Hueyda El Saied rrefen te vertetat e saj. Ka reaguar shpesh ndaj atyre qe ajo i cileson shpifje, sidomos ndaj perfoljeve per familjen e saj. Ata i ka te shenjte, prinderit dhe gjyshen, ndaj pohon se s’ka per te lejuar askend ta preke ne kete pike. Meshkujt qe kane qene ne shoqerine e saj nuk kane qene asnjehere larg vemendjes. E se fundi thuhet se i dashuri i Hueydes eshte nje djale nga Maqedonia. Por e verteta, sipas Hueydes, rrefen te kundeeten. Ajo eshte vetem ne keto momente dhe mbi te gjitha po ndan dicka shume te shenjte me babain e saj, i cili jeton ne Emiratet e Bashkuara Arabe: po agjerojne, ndonese ne distance.

Sezon i ri edhe per Hueyden, si ju gjen studioja e emisonit kete fillim vjeshte?

Sezoni i ri, pervecse prezantuese dhe skenariste te emisionit, sic kam qene ne sezonin e shkuar, me gjen edhe si producente. Ndaj edhe kam me shune pune, e duke qene ne nje sezon te ri, 80 % e emisionit ka ndryshuar, duke sjelle rubrika te reja. Ajo qe me gezon eshte se emisioni e mbart edhe me shume emrin e tij, “Venus”-planeti i femrave, por duke i lene edhe nje vend meshkujve. Ndaj edhe nje dite ne jave kemi edhe nje mashkull ne “Venus”. Mendoj se ky ndryshim ka ndodhur per mire.

Duke qene femra ne qender te emisionit, te ben ty feministe?

Jo, aspak! Perkundrazi, une edhe para se te nisja kete emision e kam thene se nuk jam aspak feministe. Madje, nje miku im i vertete qe kam ne France me thote shpesh se dukesh si shume femer nga jashte, por ne brendesine tende je pak mashkulll. Kam nje marredhenie shume te mire me meshkujt dhe kurrsesi nuk mund te jem feministe. Per me teper, pavaresisht te qenit nje emision per femra, ndjehet shume prezenca e mashkullit.

Permendet miqte e vertete qe jane ne France, por ti je ketu...

Me vjen shume keq per kete! Me mungojne ata, por mundohem te jemi ne kontakt me ta sa me shume te jete e mundur. Shkoj edhe ne France shpesh apo vijne ata me shohin ketu. Mundohem te jem me ta, pasi jane miqte e kohes, pasi jane vitet qe e kane bere miqesine tone te vertete. Kane traguar qe kjo miqesia jone ekziston, por vetem fale viteve. Miqte e kohes jane miqte e vertete.

Faktiqe prej kohesh je kthyer ne Shqiperi, eshte ndryshim per mire ne jeten tende?

Po behen dy vjet qe jam ketu. Eshte ndryshim qe vazhdoj ta konsideroj qendrim te perkohshem, se nuk mund ta pranoj dot faktin qe jam kthyer ketu e aq me teper qe e kam porten te hapur ne France e vijoj te kem kontaktet e mia profesionale atje. Vazhdoj te mbaj perhere nje kembe atje, pasi s’mund te pranoj dot idene qe jam kthyer perfundimisht.

Do te mbaje gjate ketu emisioni, ke ndonje parashikim?

Derisa te kem teleshikues! Por nga ana tjeter, une merzitem shpejt e ndofta kur ta ndjej kete... nuk thuhet kurre kurre. Dhe as mendoj qe te plakem tek ky emision. Mund te ndryshoj format, sic mund te ndryshoj shtet, sic mund te ndryshoj televizion. Por di qe askush nuk eshte i pazevendesueshem ne kete bote.

Jo rralle je ne qender te shtypit roze. Ju krijon ndjesi te vecanta ky fakt?

Eshte perfolur marredhenia me ish-te dashurin tim! Jam nje vajze 32-vjecare, e cila nuk eshte betuar ndonjehere se do te behet murgeshe. Une jetoj dhe s’do ta kufizoja veten time thjesht se shtypi interpreton sipas qejfit frekuentimin qe kam qofte edhe me miqte e mi. Fakti qe une kam qene ne qender te vemendjes qe kur kam pare driten e diellit, me ka bere qe te mesohem, por sigurisht qe nuk me pelqejne aspak shtremberimet e te vertetave.

Ti e thua perhere te verteten?

Mundohem ta them, por ndonjehere ajo keqkuptohet. Kam kuptuar dicka, te thuash te verteten, njerezit ta marrin per dobesi. Qellimi im ne jete nuk eshte te them te verteten, por te jem mire me veten time, e kur e arrij kete, gjerat e tjera jane periferike.

Je perfolur edhe per nje marredhenie intime me nje djale nga Maqedonia. Po te verteten e kesaj keni ndermend ta thoni?

E verteta eshte qe une kam miqesi me disa djem nga Maqedonia. Por eshte absolutisht i shtremberuar fakti se une kam te dashur nje djale atje. Nese i bie qe kam te dashur cdo djale me te cilin shoqerohem, i bie qe kam qene e dashura e gjysmes se Tiranes. Mund t’ju them se djali per te cilin flitet nuk eshte i dashuri im dhe aktualisht jam vetem.

Reagon shpesh kunder atyre qe shkruajne per jeten tende...

Reagoj kur pervec meje perflitet dikush tjeter qe eshte jashte profesionit tim dhe s’ka nevoje aspak te perfitet. Reagoj ndaj atyre qe prekin familjen time, shpifin, shtremberojne te vertetat dhe qe lendojne familjen time, gjyshen dhe prinderit e mi. Ndaj kesaj gjeje do te reagoj gjithmone. Sa u takon historive te dashurive te sajuara, nuk me shqeteson shume ky fakt. Shqetesohem kur jane te trete te perfolur krejt jashte marredhenieve te mia.

Ke shkruar edhe romane, e nga shumekush interpretohet sikur aty eshte kryekeput jeta jote. Ne fakt cila eshte e verteta?

“Ngjyra e lekures sime”, romani im i pare, eshte gjysme biografik dhe trillimi eshte vetem ne historite e dashurive te Laures dhe Edit, personazhe te librit. Ndesa pjesa e vertete jane marredheniet me prinderit dhe eshte lehtesisht e dallueshme. Sa i takon romanit te dyte, “Maska e zemres” eshte historia e nje djali, Uael dhe eshte me ngjyre. Kam treguar aty nje histori te vertete, pasi ai ka lindur nga dashuria e dy studenteve afrikane, qe i kane munguar Shqiperise per ca vite. Por ama ai eshte i braktisur dhe une s’kam qene kurre e braktisur. Fakti qe kam jetuar me mamin dhe me gjyshen eshte se tim ate e larguan me zor dhe jo se ai deshi.

Momentalisht, c’marredhenie ke me prinderit?

Hmm! Neser mami im do jete ne Shqiperi, ndersa me babin flas cdo dy dite, pasi ai jeton ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Aktualisht jemi duke ndare dicka mjaft te shenjte, pasi eshte Muaji i Ramazanir dhe jemi duke agjeruar, pavaresisht se ne distance. Eshte hera e pare ne jeten time qe po agjeroj. Dhe eshte dicka qe e kam bere ne radhe te pare per vete, por edhe sepse doja te ndaja dicka me tim ate. Ai me ka munguar, por eshte munduar te jete i pranishem ne jeten time, edhe pse ne distance. Mund te them dicka qe prej kesaj largesie me te kam kuptuar se ana materiale s’mund ta zevendesoje anen shpirterore. Ndaj edhe nese nje dite do te vendos te sjell ne jete nje femije, duhet te jem e sigurt se femija do te me kete mua dhe babain e vet prane.

Po gjyshja?

Ah, gjyshja ime! Sa e mire qe eshte. Vdes per ate une. Eshte nje nga njerezit me te shtrenjte qe kam dhe eshte nje lloj ekuilibri ne jeten time. E kam peng qe s’shkoj dot ta shoh cdo dite per shkak te impenjimeve te mia, por them se do ta ndryshoj shpejt kete zakon. Eshte nje nga njerezit qe kam shembull edhe nga ana profesionale. Madje Ardi Asllani, qe ka qene me te per nje muaj me xhirime ne filmin e Saimir Kumbaros, ku ajo ka nje rol te vogel, me tha se kam nje gjyshe te mrekullueshme. Me besoni, s’ka gje me te bukur per nje mbese, qe te marre komplimente per gjyshen e saj. Ka qene nje nga kengetaret e para te Varietese te Tiranes gjyshja, e peng e kam qe e hoqen prej andej. Jam e lumtur qe kam nje shembull kaq te mire.

E do me shume se mamin?

Po, kur kam qene ne France, gjyshja ishte njeriu per te cilin me merrte malli me shume e qe doja te shihja me shpesh. Ndersa mami eshte shoqja ime, njeriu i pare qe me ka brumosur, me ka mesuar te jem femer, si te sillem. Fakti qe jetoj larg s’me ben te kem shume e lidhur me prinderit dhe me shume ndjej te nevojshme te marr gjyshen ne telefon sesa mamin.


Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat