PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 15 )
Balle perballe per Vizat me Maqedonine

Balle perballe per Vizat me Maqedonine


E Marte, 15 Janar 2008

Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Aleksander Biberaj, deputet PD njeheresh zv.president i Asamblese Parlamentare te KE, zv. Presidentit i Grupit Parlamentar te Partive Popullore Evropiane ne KE dhe Taulant Balla, deputet i PS dhe kryetar i Komisionit te Jashtem te Asamblese se PS, ndajne te njejtin qendrim per absurditetin e vendimit te Parlamentit Maqedonas per ashpersimin e vizave me Shqiperine dhe jane ne kahe te kunderta per efikasitetin e institucioneve shqiptare

Si e gjykoni vendimin e Maqedonise per te ashpersuar regjimin e vizave me Shqiperine?

Aleksander Biberaj-PD: Do te thosha qe ky vendim eshte nje vendim kunder rrymes dhe kunder tendences se kohes, pasi dihet qe tendenca e kohes eshte liberalizimi i metejshem i levizjes se lire te njerezve ne hapesirat evropiane, levizje qe perben nje nder te drejtat themelore te njeriut, e sanksionuar tashme kjo edhe ne te gjitha kartat nderkombetare per te drejtat e njeriut. Kjo tendence pozitive per lehtesimin e levizjes se lire te njerezve vihet re edhe nga zhvillimet e fundit, ku mund te permend rritjen e numrit te vendeve me status “Shengen” qe ndodhi fundvitin e kaluar, ndersa per Shqiperine, sic dihet tashme nga 1 janari 2008, ka hyre ne force nje marreveshje e re ndermjet Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, qe parashikon lehtesimin e regjimit te vizave. Po te shikohet ne retrospektive problemi i levizjes se lire te njerezve, do te thosha se realisht Evropa ka bere shume ne kete drejtim (sidomos pas renies se “Murit te Berlinit”), natyrisht qe mbetet edhe shume per t’u bere, por krahas kesaj tendence pozitive zhvillimi, me sa duket ka akoma rudimente nga kaluara, qe perpiqen te ngrene barriera artificiale per levizjen e lire te njerezve, sic eshte edhe rasti i fundit i Maqedonise.

Taulant Balla-PS: Ne radhe te pare, do te doja te sqaroja se cfare ka ndodhur, kjo ne mungese edhe te nje sqarimi zyrtar nga Ministria jone e Jashtme. Parlamenti i Republikes se Maqedonise ka miratuar, ne maj te vitit te kaluar, Ligjin per Qendrimin dhe Levizjen e te Huajve ne territorin e Maqedonise dhe ne baze te ketij ligji jane percaktuar procedurat e leshimit te vizave per qytetaret e afro 140 shteteve, te cilat duan te vizitojne kete vend. Ne kete liste prej 140 shtetesh, ku bejne pjese kryesisht vende te Azise, Afrikes, Amerikes se Jugut etj., ligji ka perfshire edhe fqinjin perendimor, Shqiperine. Sipas ketij ligji, qe me te vertete eshte pjese e detyrimeve per perafrimin e legjislacionit te Maqedonise me acquis communitaire dhe te standardizimit sipas kritereve te BE te kontrollit kufitar, eshte anuluar leshimi i vizave ne pikat doganore, qe do te thote se pas dates 1 mars 2008, qytetaret shqiptare qe udhetojne drejt Struges, Ohrit, Tetoves, Shkupit apo transit per ne Bullgari, Rumani, Turqi etj., duhet te jene pajisur me viza ne Ambasaden e Maqedonise ne Tirane.

Kush jane deficensat e ketij ligji dhe te akteve te tjera normative qe burojne prej tij?

Se pari, me lejoni te theksoj se ndermjet dy vendeve tona ka nje Marreveshje ende ne fuqi, e pa abroguar, per Trafikun Kufitar Lokal e nenshkruar qe nga viti 1997. Qe do te thote se, duke u bazuar ne jurisprudencen e marredhenieve nderkombetare, kjo marreveshje dypaleshe (nderkombetare, ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise) prevalon mbi legjislacionin e njerit prej shteteve firmetare, qe nxjerr nje akt ligjor ne kundershtim me kete marreveshje. Pra, Ligji i 2007, bie ne kundershtim me Marreveshjen e 1997, ndersa Ministria e Jashtme e Maqedonise ne percaktimin e procedurave te menyres se dhenies se vizave per qytetaret e Shqiperise duhet te respektoje se pari Marreveshjen e 1997.

Se dyti, dua te sqaroj se pala maqedonase nuk mund te shfajesohet me kete procedure te re shtrenguese me arsyetimin se po perafron legjislacionin dhe procedurat me BE. Kjo sepse te dyja vendet tona ndodhen ne te njejtin proces integrues, ne procesin e Stabilizim-Asocimit. BE nuk i ka kerkuar Maqedonise te veshtiresoje procedurat e kalimit kufitar me vendet fqinje, por me vendet burim klandestinesh. Procesi i Stabilizim-Asocimit destinuar Shqiperise dhe shteteve perberese te ish-Jugosllavise, ka percaktuar si prioritet te rendesishem bashkepunimin dhe integrimin rajonal, ku sigurisht Marreveshjet e Tregtise se Lire dhe levizja e lire e njerezve jane vitale. Ne progres-raportin e vitit te kaluar, Maqedonia u kritikua nga BE lidhur me bashkepunimin rajonal, dhe ky hap i fundit i perkeqeson me shume vleresimet e Brukselit.

A mendoni se diplomacia shqiptare (Ministria e Puneve te Jashtme) ka bere aq sa duhet per kete ceshtje?

Aleksander Biberaj-PD: Mendoj se jo vetem diplomacia shqiptare, por te gjithe faktoret politike dhe vendimmarres kane qene shume te vemendshme dhe aktive ndaj kesaj ceshtjeje, duke bere edhe levizjet e tyre, me qellim zgjidhjen e kesaj situate absurde. Pervec Ministrise se Puneve te Jashtme, ka pasur reagime nga Presidenti, Kryeministri, partite politike, deputete, shoqeria civile dhe media, me qellim zgjidhjen e situates. Natyrisht qe, zgjidhja nuk varet vetem nga pala shqiptare, por edhe nga pala maqedonase, pasi nuk mjafton vetem vullneti i pales shqiptare, por duhet edhe vullneti i pales maqedonase. Gjithsesi, ceshtja po negociohet intensivisht nga MPJ dhe pala maqedonase fatmiresisht ka dhene sinjale terheqjeje nga qendrimi i meparshem, dhe une jam optimist qe situata do te zgjidhet. Natyrisht qe, zgjidhja perfundimtare do te ishte arritja e nje marreveshjeje per levizjen e lire te qytetareve ne te dy anet e kufirit, pasi kjo do t’i sherbente politikisht dhe ekonomikisht te dy vendeve tona. Pare ne kete kendveshtrim, qeveria shqiptare e ka realizuar qe ne gusht te vitit 2006 levizjen e vet, pasi ka hequr regjimin e vizave per te gjithe shtetasit maqedonas qe hyjne ne Shqiperi, veprim qe shkon ne drejtimin e duhur dhe e vendos Maqedonine ne radhen e atyre vendeve me te cilat Shqiperia aplikon nje regjim teresisht te liberalizuar qarkullimi. Fatkeqesisht, Maqedonia kesaj levizjeje nuk iu pergjigj me te njejten monedhe, por me te kunderten e saj, jo duke liberalizuar regjimin e vizave, por duke e fuqizuar ate, veprim qe perben kthim ne kohet e shkuara, kur hyrja ne Maqedoni behej me viza. Ky veprim i pales maqedonase shkon ne te kundert edhe me parimet e reciprocitetit dhe te fqinjesise se mire. Deshiroj te kujtoj se Shqiperia ka qene shume luajale ne marredheniet me Maqedonine, pasi ka qene nje nder vendet e para qe ka njohur shtetin e pavarur maqedonas dhe ka vene ne dispozicion te Maqedonise infrastrukturen e vet rrugore dhe portuale, kur Maqedonia perballej me pasojat e embargos, qe kishte sjelle nje lloj izolimi te saj. Ka edhe nje faktor tjeter madhor, qe eshte faktori shqiptar ne Maqedoni, faktor qe ka ndihmuar dhe ndihmon konsolidimin e shtetit te ri maqedonas dhe njekohesisht sherben si ure lidhese ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise. Keshtu qe, pare ne cdo kendveshtrim, vendimi i rivendosjes se vizave, eshte kunder rrymes.

Taulant Balla-PS: Pozicioni i Ministrise tone te Jashtme duhet kerkuar te nje emision televiziv "Njerez te Humbur". E them kete, sepse gjate gjithe kesaj kohe qe nga maji i vitit te kaluar, Ministria jone e Jashtme ka qene inekzistente, lidhur me kete ceshtje. Nje sherbim konsullor i vemendshem dhe nje diplomaci e kujdesshme duhet ta kishte identifikuar ne kohe kete ndryshim ne legjislacioni maqedonas dhe per te ndermarre me pas te gjithe demarshin e nevojshem diplomatik dhe politik per ta parandaluar, sqaruar dhe amenduar. Ministria jone e Jashtme u njoftua nga mediat lidhur me kete rast, gje qe eshte qesharake. Megjithate, nuk eshte vetem Ministria e Jashtme inaktive. Problemi i vizave, nese mund ta perifrazoja keshtu, nxori ne pah nje deficense tjeter. Si Presidenti i Republikes (Kryetari i Shtetit) ashtu edhe Kryeministri i Shqiperise rezultuan te paafte per te perdorur kontaktet e drejtperdrejta me homologet e tyre per ta zgjidhur shpejt kete ceshtje.

Mendoni se kjo situate do te ndikoje ne rrugen e Shqiperise per integrim ne NATO dhe BE dhe si pritet te jene marredheniet mes dy vendeve pas kesaj ngjarjeje?

Aleksander Biberaj-PD: Mendoj qe kjo situate paradoksale nuk ka lidhje fare as nuk influencon ne integrimin e Shqiperise ne NATO, apo ne BE, perkundrazi do te thosha se kjo situate mund te demtoje me shume vete Maqedonine sesa Shqiperine, si ne aspektin politik ashtu edhe ate ekonomik. Gjithsesi, une uroj dhe besoj qe kjo situate absurde te zgjidhet sa me shpejt dhe marredheniet diplomatike te vazhdojne ne rrjedhen e tyre normale.

Taulant Balla-PS: Une nuk besoj se kjo mosmarreveshje e momentit do te ndikoje ne ecurine e procesit te integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Pot, megjithate, sic edhe e thashe me siper, bashkepunimi rajonal dhe nderkufitar jane parakushte mjaft te rendesishme per dy vende qe aspirojne te behen pjese e NATO dhe BE. Maqedonia po jep nje shembull mjaft te keq lidhur me kete prerogative te integrimit. Ceshtja e emrit me fqinjin e saj jugor Greqine, ceshtja e vizave me Shqiperine apo dhe me Kosoven, sic edhe u deklarua nga Shkupi, percaktimi i vijes kufitare me Kosoven, debatet mbi etnicitetin me Bullgarine, implementimi i Marreveshjes kuader te Ohrit, do te kushtojne shume ne vendimmarrjen per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO ne Samitin e Bukureshtit ne fillim te prillit.

Biseduan: F.Mejdini/O.Xhilaga


Komento artikullin | Shiko komentet (15 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat