PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Nuk duhet te pajtohemi me pengesat qe i vihen bashkimit shpirteror


E Merkure, 16 Janar 2008

Rexhep Qosja - Akademik, studiues e shkrimtar, Prishtine

I befasuar dhe i shqetesuar e percolla diskutimin dhe, ne fund, votimin ne Kuvendin e Shqiperise te Ligjit per caktimin e TVSH-se mbi librat, revistat dhe botimet e tjera qe nga bota e jashtme importohen ne Shqiperi. Kjo domethene se edhe librat dhe botimet e tjera qe dalin ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Luginen e Presheves dhe ne diasporen

shqiptare do te ngarkohen me taksen e vendosur prej 20%. A eshte e mundshme kjo?! Gjate e kane enderruar krijuesit, botuesit dhe lexuesit shqiptare krijimin e hapesires se perbashket kulturore kombetare. Gjate kane enderruar krijuesit, botuesit dhe lexuesit shqiptare per qarkullimin e lire te librit shqip, pa pengesa policore dhe pa pengesa tatimore ne krejt hapesiren kombetare. Gjate kane punuar krijuesit, botuesit dhe lexuesit shqiptare, por edhe disa politikane shqiptare, per krijimin e kesaj hapesire te perbashket

kulturore kombetare dhe per qarkullimin e lire te botimeve shqiptare ne krejt hapesiren kombetare. Dhe tani, papritur, vjen pengesa prej kujt nuk do te duhej te vinte kurre:

vjen prej shtetit Ame! Jo! Shteti Ame, Shqiperia, nuk do te diskriminoje bashkekombesit qe me dhunen e fuqive te dikurshme te medha dhe te pushtuesve te dikurshem ballkanike u shkoqen prej saj. Ne qofte se i jane vene pengesa te ndryshme bashkimit te tyre politik e shteteror, me te cilat disa politikane shume lehte po pajtohen, nuk do te duhej ne asnje menyre te pajtohemi me pengesat qe po i vihen bashkimit tone shpirteror. Prej shtetit ame, Shqiperise, e presim shembullin se si duhet te mposhten e jo se si duhet te rriten keto pengesa.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat