Njeqind intelektuale kunder qeverise
E Merkure, 16 Janar 2008
I nderuari, zoti President,
Ne jemi nje grup intelektualesh nga e gjithe hapsira shqiptare ne Rajon dhe kemi ndjekur me vemendje e shqetesim te madh diskutimin, debatet dhe votimin ne Kuvendin e Shqiperise te ligjit per rivendosjen e TVSH-se mbi librat dhe botimet e cdo lloji qe vijne nga jashte kufijve te Shqiperise, domethene edhe librat e botimet qe vijne nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, krijuesit ne diaspore dhe emigracion. Vendimi per rivendosjen e kesaj takse, qe behet ne emer te mbrojtjes se prodhimit vendas te industrise poligrafike, por qe ne te vertete eshte bere per te mbrojtur gjoja interesat e pronareve te disa shtyshkronjave dhe te atyre qe qendrojne pas tyre, eshte sa i nxituar, i pakonsultuar me te gjitha grupet e interesit dhe komisionet perkatese parlamentare, aq edhe i demshem per perhapjen sa me gjere te dijes e kultures nepermjet leximit, ngritjen e shijeve estetike te lexuesve shqiptare, duke filluar qe nga nxenesit e shkollave te te gjitha niveleve dhe grupet e tjera sociale te shoqerise sociale.
Ne e konsiderojme shume te demshem nje ligj te tille, te pastudiuar si duhet per efektet jo vetem ekonomike por edhe kulturore e arsimore, qe do t’i largonte edhe me shume shqiptaret nga libri per shkak te rritjes ne masen 20 % te cmimit te librave cilesore, te kufizimit te librave, shtypit dhe periodikeve dhe cdo lloj literature tjeter ne gjuhe te huaj, per te cilat shoqeria shqiptare ka aq shume nevoje. Ne e konsiderojme shume te demshem kete ligj sepse po na rikthehen barrierat ne komunikimin me bashkekombasit tane ne Rajoni, ku jetojne, mesojne e punojne shqiptaret prej shekujsh. Kjo bie ndesh edhe me politikat e qeverise shqiptare dhe te gjitha forcave politike per rritjen dhe zgjerimin e bashkepunimit nder shqiptaret kudo qe jane.
Ne e konsiderojme shume te demshem kete ligj sepse ai bie ne kundershtim te hapur me Marreveshjen e Stabilizimit dhe te Asocimit qe qeveria shqiptare ka nenshkruar me Bashkimin Evropian, ku aspirojme te hyjme edhe ne. Ne e konsiderojme te demshem kete vendin sepse ai u heq mundesine botuesve shqiptare per te realizuar libra shkollore me cilesi te larte, si dhe mund te rrezikoje shtypjen ne afat te tyre, per shkak te periudhes se ngjeshur te shtypjes 2 – 3 muaj para fillimit te vitit shkollor. Realizimi eventual jashte kufijve te Shqiperise, ne vendet e BE-se, me te cilat eshte lidhur marreveshja e MSA-se, con ne rritjen e menjehereshme te cmimeve te librave shkollore ne masen 20 %, e cilat duhet te perballohet nga familjet shqiptare.
Se fundi, ne e konsiderojme te demshem kete ligj, sepse ne mbetemi i vetmi vend ne Evrope, e mbase ne te gjithe boten, me taksen mbi vleren e shtuar (TVSH) me te larte, kur pjesa me e madhe e tyre e kane zero ose te diferencuar ne masen 4 – 6 %, ne krahasim me mallrat e tjera. Dhe kjo nuk behet per te favorizuar botuesit, shtypshkronjat, libraret apo hallkat e tjera qe merren me librin, por te ndihmuar shtresat e ndryshme te popullsise dhe per nxitur leximin.
I nderuari zoti President,
Keto dhe shume arsye te tjera qe mund te parashtroheshin ne kete deklarate te shkurter e kane rritur se tepermi shqetesimin e njerezve te komunitetit te librit ne te gjitha trevat shqiptare per pengesat dhe barren qe po i shtohet qarkullimit te librit, te cilat do te ndikojne negativisht dhe drejteperdrejte ne largimin e njerezve nga libri, mesimi dhe dituria, do te na i kufizojne kontaktet dhe informimin me boten kulturore nderkombetare, do te ndikoje negativisht ne qarkullimin e librit ne boten shqiptare dhe forcimin e mardhenieve te bashkepunimit midis krijuesve, botuesve e lexuesve shqiptare kudo qe jane.
Prandaj zoti President, ne kerkojme nga ana Juaj qe, brenda te gjitha kompetencave qe Ju jep ligji dhe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, te mos dekretoni ligjin per rivendosjen e TVSH-se mbi librin dhe te ndikoni me vullnetin dhe autoritetin Tuaj qe ky ligj te rishikohet ne interes te lexuesve shqiptare dhe rritjes te te lexuarit ne Shqiperi.
Lista e 100 intelektualeve ne letren e hapur:
Abdurrahim Myftiu
Adrian Civici
Agim Vinca
Agron Tufa
Aleks Luarasi
Aleks Minga
Aleksander Cipa
Alfred Dalipi
Ali Aliu
Ali Podrimja
Andrea Stefani
Ardian Klosi
Arlinda Dudaj
Asllan Bisha
Bardhosh Gace
Bashkim Shehu
Basri Capriqi
Besnik Aliaj
Besnik Mustafaj
Bujar Hudhri
Capajev Gjokutaj
Dhimiter Ligori
Diana Culi
Din Mehmeti
Donika Omari
Dritero Agolli
Edmond Dragoti
Edmond Tupja
Eqrem Basha
Erjon Veliaj
Fatmir Toci
Fatos Arapi
Fatos Baxhaku
Fatos Kongoli
Ferit Hudhri
Filip Cakuli
Filip Rrumbullaku
Flutura Acka
Francesko Altimari
Frano Kulli
Gaqo Bushaka
Gezim Podgorica
Gezim Tafa
Henri Cili
Jahir Ahmeti
Jorgo Bulo
Kim Mehmeti
Kristo Frasheri
Luan Mulliqi
Luan Omari
Luan Starova
Luljeta Lleshanaku
Maks Velo
Mark Marku
Mateo Mandala
Mehmet Kraja
Mimoza Hysi
Mirela Kumbaro
Moikom Zeqo
Muje Bucpapaj
Nail Draga
Nasho Jorgaqi
Nasi Lera
Natasha Lako
Nazmi Rrahmani
Ndricim Kulla
Parid Teferici
Pellumb Xhufi
Persida Asllani
Petrit Ruka
Petrit Ymeri
Piro Misha
Remzi Lani
Rexhep Ferri
Rexhep Meidani
Rexhep Qosja
Rita Petro
Roland Qafoku
Roland Sejko
Sabri Godo
Sali Bashota
Shaban Sinani
Shefkije Islamaj
Shezai Rrokaj
Shpetim Cucka
Skender Hasko
Tonin Cobani
Vaid Teferici
Vaso Tole
Virgjil Muci
Xhevahir Lleshi
Xhevat Beqaraj
Xhuzepe Skiro di Maggio
Zenel Katana
Zija Cela