PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 5 )

Problematika e financimeve


E Marte, 29 Janar 2008

Ndihma e Evropes ne disa raste vjen jashte kohe, per shkak te procedures se zgjatur, por edhe pasi mund te jete shkrire institucioni, apo te kene levizur stafet e trajnuara

Asistenca financiare e BE-se, ne kuader te programeve per Rindertimin, Zhvillimin dhe Stabilizimin, qe eshte instrumenti kryesor mbeshtetes per konkludimin dhe zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Shqiperine, jo gjithmone ka efektin e duhur. Ne disa raste, ajo vjen jashte kohe per shkak te procedures se zgjatur, ose, pasi mund te jete shkrire ndonje institucion, apo te kene levizur stafet e trajnuara. Nuk mungojne rastet kur ajo nuk perputhet edhe me prioritetet e percaktuara ne Strategjine e Zhvillimit Kombetar. Kjo shihet dhe ne ndarje qe ju behet fondeve, ku ne CARDS 46 per qind shkonin per Drejtesine dhe punet e Brendshme, 28 per qind per zhvillimin ekonomik dhe social, e te tjerat per mjedisin, forcimin e kapaciteteve administrative dhe stabilitetin demokratik te vendit. Edhe pse prioritet i strategjise se zhvillimit kombetar eshte ekonomia dhe mireqenia sociale, BE-ja parashikon si prioritet Drejtesine dhe Punet e Brendshme.

Pas firmosjes, marreveshja financiare BE-Shqiperi kalon ne disa etapa te zbatimit te programit. Keshtu, duhen 3 vjet per lidhjen e kontratave, 4 vjet per disbursimin e fondeve dhe 6 vjet per perfundimin e te gjitha aktiviteteve te financuara nga programi. Procesi i zgjatur i zbatimit te projekteve nis me hartimin e termave te references dhe pergatitja e dosjes se tenderimit, tenderimin, vleresimin e ofertave dhe lidhjen e kontrates. "Do te ishte mire te punohej me projekte afatshkurtra. Nese projekti zgjat 5 vjet, nuk ka te njejtin impakt si projekti 2-3 vjecar. Sa me shpejt aq me efektiv, pasi me kohezgjatjen ne zbatimin e projektit ndryshojne edhe prioritetet, ndaj duhet te perpilohen sakte temat e references", shprehet Valbona Kuko, koordinatore ne Departamentin e Bashkerendimit te Strategjive dhe Koordinimit te Ndihmes se Huaj.

Nje tjeter problem ka ne moseficences se fondeve per krijimin e kapaciteteve administrative, sidomos ne trajnimet e punonjesve te Administrates Publike, pasi te trajnuarit larohen nga puna. Vetem gjate viteve 2005-2007 jane larguar nga Administraten Publike 1300 punonjes te trajnuar, kur dihet se 17 per qind, ose 38,7 milione euro, te fondeve te Programit CARDS nga 2001-2005 kane shkuar per krijimin e kapaciteteve administrative, ku nje aspekt i rendesishem eshte trajnimi i administrates. Vazhdimisht BE-ja rekomandon qendrueshmerine e punonjesve te Departamentit te Administrates Publike.

E kritikuar ka qene edhe eficenca e fondeve PAMECA (Misioni i Asistences Policore te Komunitetit Evropian) per trajnimin e policise shqiptare, te trajnuarit e se ciles levizin sa here nderrohen pushtetet.


Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat