PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 )
Kushtetuta me PS-ne, votohet Berisha

Kushtetuta me PS-ne, votohet Berisha


E Hene, 28 Prill 2008

Kryeministri i vendit eshte me i votuari i sondazhit te javes qe u mbyll ne faqen zyrtare te "Koha Jone" online. Berisha ka marre 43.1 per qind te 2500 votave qe dhane pjesemarresit ne rubriken e perjavshme "Personazhi i javes". Shefi i qeverise, u vleresua per shkak te bashkepunimit qe ai pati para disa ditesh me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama, lidhur me ndryshimet ne Kushtetute. Keto ndryshime qe moren kundershti te forta nga partite e vogla te se majtes e te djathtes, kaluan qetesisht ne Kuvend.

Kultura ka marre vend te rendesishem kete jave ne sondazhin e perjavshem te gazetes "KJ". Regjisori i njohur hollivudian, Sten Dragoti, eshte pergezuar nga lexuesit per projektet e tij filmime ne Tirane. Dragoti, i cili ka marre 22.2 per qind te 2500 votave, u gjend keto dite ne Tirane, ku paraqiti synimet e tij per filma qe pritet te zenen vend te rendesishem ne filmografine nderkombetare.

Ne vend te trete ne renditjen e "Personazhit te javes", eshte Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Ai ka marre 18.7 per qind te votave, per mirekuptimin qe tregoi ndaj mediave, lidhur me rendimin e mundshem te barres fiskale.

Nderkohe, ne vendin e katert te renditjes ne sondazhin e perjavshem te "Koha Jone" ne faqen online, ishte deputeti i Partise Socialiste Qemal Minxhozi. Ai mori 16 per qind te totalit prej 2500 votash qe dhane lexuesit, lidhur me kritikat ndaj Karla del Pontes. Kjo e fundit ka publikuar nje liber tejet te diskutueshem qe aludon se shqiptaret kane realizuar trafik organesh te shtetasve serbe, gjate periudhes kur ndodhi lufta ne Kosove, ne vitin 1999. Perkunder shpifjeve te del Pontes, deputeti Minxhozi inicoi dhe nje leter proteste, drejtuar autoriteteve vendase dhe atyre nderkombetare. Ed.Ku


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat