PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 )
Personazhi i javes,

Personazhi i javes, "lufte" Nano-Topi


E Hene, 12 Maj 2008



Votat e sondazhit te javes qe sapo u mbyll ne faqen zyrtare te "Koha Jone" on line, ishin ne "lufte" mes ish-kryeministrit Fatos Nano dhe presidentit aktual Bamir Topi. Ky i fundit ka fituar pasi arriti te mbledhe 41.8 per qind te totalit prej 2100 votash qe lexuesit e "Koha Jone" dhane ne faqen online.

Kryetari i shtetit mori vleresimin e lexuesve permes votes ne "Personazhin e javes", pasi para pak ditesh vendosi te riktheje per shqyrtim parlamentar, ligjin mbi legalizimet. Presidenti Topi vleresoi se nuk mund ta dekretonte ligjin e miratuar nga Kuvendi, pasi kishte mangesi. Ne kete menyre, Topi u pershendet ne vendimin e tij, sidomos nga shoqatat ne mbrojtje te ish-pronareve.

Menjehere pas kryetarit aktual te shtetit, u rendit kandidati per postin e Presidentit, fatos Nano. Ish-kryeminister disa here ne 17 vitet e fundit, Nano mori vleresime nga 36.8 per qind e lexuesve, pasi paralajmeroi rikthimin ne politike. Ne nje pohim mediatik te para pak diteve, ish kryetari i Partise Socialiste deklaroi se ne muajin shtator te ketij viti, pritet qe te rikthehet energjik ne politike, duke mos dhene hollesi te tjera.

Premiera e filmit artistik shqiptar "Sekretet", e cila u pasqyrua gjeresisht ne faqet e gazetes "Koha Jone", renditi ne vendin e trete te "Personazhit javor", regjisorin e njohur Spartak Pecani. Ai ka marre 11.2 per qind te totalit prej 2100 votash qe dhane pjesemarresit ne sondazhin kryesor te www.kohajone.com. Pecani ka realizuar filmin "Sekretet" qe bazohet ne dukurite e tranzicionit 18 vjecar shqiptar. Ne te marrin pjese emra te njohur te skenes dhe kinematografise shqiptare.

Politika kishte serish nje emer ne katershen e me te votuarve te "Personazhit javor" ne uebsajtin zyrtar te gazetes "Koha Jone". Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka marre 10.2 per qind te 2100 votave dhene online ne sondazh, per nismen qe shpalli para disa ditesh, kunder ndryshimeve kushtetuese. Ilir Meta zhvilloi madje dy dite me pare edhe nje miting me pjesemarrje te gjere ne qender te kryeqytetit, duke paralajmeruar mbledhjen e 500 mije formave per zhvillimin e nje referendumi kombetar. Ky referendum sipas Metes, do te mundesonte anulimin e ndryshimeve kushtetuese qe u miratuan pak kohe me pare me votat e 115 deputeteve nga dy partite kryesore, PD dhe PS. Te gjitha partite e vogla parlamentare te spektrit politik, ishin kunder ndryshimeve, sidomos ne lidhje me sistemin zgjedhor qe sipas tyre, i prekte ne menyre diskriminuese. ed.ku


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat