 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Gjykata e larte “shpall” Topin fitues
E Hene, 30 Qershor 2008
TIRANE - Sondazhi i perjavshem i “Koha Jone” “Personazhi javor”, zgjodhi mbreme fitues, Presidentin e Republikes Bamir Topi. Ai mori 53.3 per qind te votave te mese 1700 lexuesve qe moren pjese ne sondazhin online te www.kohajone.com
Kryetari i shtetit u votua pas kembenguljes se tij se zgjedhja e anetareve te rinj te Gjykates se Larte eshte nje kompetence qe i perket atij, si President i Republikes. Mes Topit, parlamentit dhe qeverise pati nje debat javet e fundit lidhur me emrat e propozuar nga kryetari i shtetit per ne Gjykaten e Larte. Te pese kandidaturat qe z.Topi i coi Parlamentit per votim, u rrezuan duke ngjallur reagime te ashpra nga Presidenti.
Kryetari i partise Demokracia Sociale, prof dr Paskal Milo, ishte i dyti ne renditjen e me te votuarve te sondazhit te perjavshem ne faqen zyrtare te “Koha Jone”, online. Z.Milo mori 28.1 per qind te votave pasi u vleresua per reagimin e tij ndaj kryetarit te Bashkise se Himares. Ne nje interviste qe dha javen e shkuar per “Koha Jone”, dr Milo vleresoi se “Vasil Bollano eshte nje qytetar i rendomte”. Ne intervisten per “KJ”, z.Milo u ndal dhe ne personazhet e tjere te politikes shqiptare, duke u treguar i ashper me kryeministrin aktual dhe kryetarin e Partise Socialiste.
Dy personazhet e tjera te sondazhit te perjavshem ishin nga kultura dhe sporti. Per kete te fundit, “Personazhi javor” zgjodhi Jahmir Hyken. Djaloshi 20 vjecar nga Tirana, i cili angazhohet prej dy vjetesh ne kombetaren shqiptare te futbollit, mori votat e 11.9 per qind te afro 1700 lexuesve, per faktin se u ble nga nje skuader gjermane.
Jahmir Hyka u shit per 3.6 milione euro si lojtar, per te luajtur kater vitet e ardhshme me pagen 400 mije euro ne vit, per skuadren “Mainz” te Gjermanise. Hyka kaloi keshtu nga skuadra e “Tiranes” ne Kategorine e dyte te Bundesliges gjermane.
Nje film dokumentar qe pasqyronte jeten dhe sentimentet e nje shtetaseje franceze per vendin tone, u pergatit kohet e fundit nga regjisori Ilia Terpini. Artisti i Merituar eshte vleresuar nga 6.7 per qind e 1700 votuesve online te “Koha Jone”, pikerisht per regjine e filmit. Filmi “Dashuria e nje francezeje per Shqiperine”, i cili nisi te shfaqet ne kinemate e Tiranes, trajton nje histori jo te zakonshme te nje gruaje te guximshme, qe sfidoi kohen. Vepra e Terpinit, eshte nje histori intriguese midis Tiranes dhe Marsejes, vendi ku jeton Sylvian Muzelje, personazhi kryesor i ketij dokumentari. Ed.Ku
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- NATO, Berisha fitues i sondazhit
- "Shengen per Ballkanin", votohet Basha
- Detyrimet e shteteve, Topi fiton sondazhin
- Personazhi online, votohet kryeministri
- Sondazhi, votohet mesazhi i Berishes
- Nisma per dosjet, Bumci me i votuari
- Kritikat ndaj qeverise, fitore per Xhufin
- Kritika per servilet, Triumf per Zogajn
- Gjykata e larte “shpall” Topin fitues
- Shqiptaret ne BE pa viza, fitore per Lulzim Bashen
- Debati per Himaren, votohet historiani
- Aspirata per BE, e para Topalli
- Personazhi i javes, "lufte" Nano-Topi
- Hetimet mbi Gerdecin, votat per Ina Ramen
- Kushtetuta me PS-ne, votohet Berisha
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- “Kanibali” tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|