Detyrimet e shteteve, Topi fiton sondazhin
E Hene, 03 Nentor 2008
Presidenti i Republikes Bamir Topi eshte shpallur Personazhi Javor ne sondazhin e gazetes "Koha Jone" online, me votat e me shume se gjysmes se 4600 votuesve. Ne sondazh, kryetari i shtetit mori 56.4 per qind te votave, pas deklaratave te tij ne Torino te Italise mbi detyrimet shteterore. Presidenti duke folur mbi Kosoven dhe Shqiperine, pohoi se Prishtina dhe Tirana zyrtare, kane detyrime per te dyja shtetet, duke i vene theksin punes qe duhet te bejne qeverite e dy vendeve, me qellim permiresimin e jetes se qytetareve.
Ne sondazhin e perjavshem "Personazhi" i "Koha Jone ne faqen e saj zyrtare online, lexuesit kane te drejte, ne saje te nje sistemi te avancuar teknologjik te votimit permes internetit, qe ne menyre automatike te lejohen te votojne vetem nje here nga nje IP.
Ne sondazhin e mbyllur kete fundjave ne www.kohajone.com, i dyti me i votuari ishte Ardit Gjebrea. Moderatori i njohur, ka marre 19.1 per qind te totalit prej 4600 votash qe dhane shqiptaret, lexues te "Koha Jone" online, nje nder faqet me te klikuara ne vend. Gjebrea drejton prej disa javesh, spektaklin e perjavshem maratone, "E diela shqiptare". Ky program i televizionit kombetar Klan perfshin larmi temash dhe ka korrur nje audience shume te larte. Sipas sondazheve te realizuara "E diela shqiptare" renditet ne shkalle kombetare te shikueshmerise televizive, si emisioni i dyte me i ndjekur ne vend, pas atij "Opinion", serish nje program i televizionit kombetar Klan.
Risia e javeve te fundit te se "Dieles Shqiptare", ishte padyshim nje risi kombetare. Ne programin televiziv shqiptar te tv Klan, u be lidhje e drejtperdrejte me programin "Domenica In", nder me te shikuarit ne televizionet italiane, ne Raiuno. Drejtuesit e dy spektakleve maratone te se dieles, shprehen vleresime per njeri-tjetrin, duke kerkuar qe bashkepunimi te vazhdoje.
Ne "Personazhin" e "Koha Jone" online, eshte votuar edhe deputeti i Partise Demokratike, Bujar Leskaj. Ish-ministri i Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, ka marre 16.4 per qind te totalit prej 4600 votash qe dhane lexuesit ne "Koha Jone" online, duke pasur te drejte te votojne vetem nje here per cdo sondazh. Leskaj u perzjodh ne listen e kater personazheve me te spikatura nga "Koha Jone" online, per kerkesen qe Partia Demokratike te mos dale me lista te perbashketa me aleatet e saj ne mazhorancen aktuale.
Ne fushen e sportit, Neptun Bajko ishte nder me te spikaturit e personazheve mediatike te javes qe kaloi. Bajko ka marre 8.1 per qind te 4600 votave qe dhane lexuesit ne sondazhin tone online. Ai ka marre keto vleresime, per deklaraten se humbjet e Kombetares tone te Futbollit jane faj i trajnerit.