PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 5 )
NATO, Berisha fitues i sondazhit

NATO, Berisha fitues i sondazhit


E Merkure, 22 Prill 2009

Kryeministri i vendit Sali Berisha fitoi sondazhin qe u organizua keto dite ne faqen zyrtare te se perditshmes "Koha Jone", www.kohajone.com. Ne kete sondazh qe nisi pas anetaresimit zyrtar te vendit tone ne NATO, moren pjese 10329 persona te cilet kishin te drejten e nje vote te vetme.

Nder ta, 48.2 per qind kane votuar kryeministrin Sali Berisha, duke e vleresuar ate per ngritjen e flamurit shqiptar ne seline e NATO-s ne kryeqytetin e mbreterise belge, Bruksel.

Menjehere pas Berishes, me i votuar rezulton kryetari i Partise Socialiste qe drejton dhe bashkine e Tiranes, Edi Rama. Ai ka marre 38.4 per qind te totalit prej 10329 votash. Rama eshte vleresuar nga pjesemarresit ne sondazh, per deklaraten se pagesa 1200 leke e kartave te reja te identitetit, eshte takse per voten e 28 qershorit ne zgjedhjet parlamentare.

E treta ne sondazhin me kater personazhet me te perzgjedhur te dy javeve te fundit, ishte kengetarja e mirenjohur Vace Zela ne kuadrin e ditelindjes se saj. Vace Zela ka marre 11.7 per qind te totalit prej 10329 votash qe u dhane permes sondazhit online ne www.kohajone.com.

Nderkohe, i katerti ne sondazh ka rezultuar Ilir Zhilla, kryetar i Unionit te Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise. Zhilla ka marre 1.6 per qind te votave.


Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat