PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 748 )

Kush eshte Koha Jone


E Merkure, 18 Prill 2007

Gazeta Koha Jone eshte jo vetem e perditshmja e pare e pavarur e shtypit pluralist ne Shqiperi, por padyshim edhe gazeta me emrin dhe historine me interesante ne vend. Ajo eshte ne rradhe te pare nje histori suksesi dhe beteje, permes se ciles, ka arritur te sanksionohet liria e shtypit ne vend pas vitit 1991.

Eshte rithemeluar ne 11 Maj 1991 nga Nikolle Lesi dhe Aleksander Frangaj ne Lezhe dhe brenda pak muajesh kaloi ne Tirane. Lesi dhe Frangaj qene Drejtori dhe Kryeredaktori i pare i saj.

Brenda vitit 1991 ajo u be nje nder gazetat influente ne vend, qe filloi te rigruponte politikane liberale dhe te terhiqte pas vetes pena te njohura te publicistikes se kohes. Bumi i real i saj filloi ne vitin 1992, kur me gazeten u bashkuan edhe emra te tjere gazetaresh te rinj, por mjaft influente te shtypit si Ben Blushi, Armand Shkullaku, Andi Bushati, Andi Bejtja, Frrok Cupi etj. Gazeta filloi te marre nje pozicion gjithnje e me kritik ndaj administrates se Presidentit Sali Berisha dhe me kalimin e kohes u shndrua ne opoziten reale ne vend. Ne vitin 1994 ajo u be e perditshmja me e madhe ne vend dhe ne vijim arriti nje tirazh rekord prej 73 mije kopjesh te paarritur me ne shtypin shqiptar pluralist.

Ne vitin 1996, Nikolle lesi u be aksioner i vetem i gazetes pasi i bleu ortakut te tij, Frangaj 40 % e aksioneve.

Nga viti 1992 deri ne vitin 1997 gazeta i mbijetoi nje serie kontrollesh financiare, persekutimesh te ndryshme e deri arrestimesh te disa prej gazetareve te saj te njohur, perfshi Kryeredaktorin. Beteja e saj me politiken dhe shtetin u shndrua ne nje beteje per modelin e shtypit te lire dhe vete lirine e tij, beteje nga e cila gazeta doli fituese. Edhe pse kostoja qe e rende. Ne mars te vitit 1997, gazeta u dogj krejtesisht nga persona te panjohur, ne naten e pare te gjendjes se jashtezakonshme.

Pas vitit 1997 fuqia dhe pesha e gazetes filloi te reduktohet aq sa ne vitin 2007 ajo zinte nje vend modest ne tregun e mediave. Pikerisht per kete arsye dhe per hir te konkurences se forte, Nikolle Lesi vendosi ta shese ne mars te vitit 2007 dhe i ofroi 100 % te aksioneve Aleksander Frangajt, ortakut te tij te dikurshem. Gazeta Koha Jone ju bashkua keshtu grupit qe zoteron dhe drejton TV KLAN, njerit prej Tv me te rendesishem ne vend.

Gazeta Koha Jone ka qene nder te tjera edhe nje model i gazetarise ne vend. Disa nga emrat me te njohur dhe te rendesishem te shtypit shqiptar kane kaluar nga zyrat dhe faqet e saj.

Qe nga data 20 Prill, gazeta Koha Jone fillon me nje model, staf dhe filozofi te re, duke synuar t’i riktheje testates se vjeter dhe historike te gazetes, famen e saj te dikurshme.




Komento artikullin | Shiko komentet (748 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat