 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Meta: Rama me ofroi postin e kryeministrit, me vota te trafikuara
E Hene, 06 Korrik 2009
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne nje interviste te dhene dje per "Zerin e Amerikes", deklaroi se kryetari i Partise Socialiste i ka propozuar atij postin e kryeministrin dhe ta siguronte me vota te trafikuara, nga mazhoranca e djathte. Sipas tij, cdo perpjekje per te anatemuar koalicionin PD-LSI, eshte jo vetem arkaike pra i takon te kaluares, eshte jo vetem folklorike por eshte dhe anti- kombetare. "Pasi synon kompleksimin e Ilir Metes dhe kompleksimin e LSI-se, per t'u bere bashkefajtore ne nje skenar per destabilizimin e vendit, te shtetit dhe te institucioneve, ne nje moment teper kritik", iu pergjigj kritikave per koalicionin PD-LSI, ish-kryeministri Meta.
Si do t'ia shpjegoni elektoratit te LSI, bashkepunim me Berishen, duke qene se fushaten elektorale ju e ngritet pikerisht me thirrjen, per te rrezuar kryeministrin Sali Berisha nga pushteti?
Absolutisht qe kjo eshte e vertete. Synimi kryesor ka qene ndryshimi i qeverisjes ne vend, dhe ne kete drejtim, eshte bazuar jo vetem fushata jone, jo vetem programi yne, por njekohesisht ky ka qene dhe thelbi i gjithe insistimeve tona te vazhdueshme, per te realizuar nje bashkepunim apo qofte dhe nje koalicion te vetem, per te mos humbur votat per shkak te sistemit edhe me Partine Socialiste, por te gjitha keto jane refuzuar ne menyre stoike nga kryetari aktual i Partise Socialiste, i cili kishte nje projekt te tijin dhe te grupit qe qendronte pas tij, per te arritur nje pushtet absolut permes alternatives se perjashtimit. Ne fakt, ne thelb te gjithe kesaj alternative qendronte perjashtimi i gjithe faktoreve te se majtes, dhe jo vetem i LSI por dhe i faktoreve te tjere, te cilet jane zhdukur dhe qe te gjithe dalin sot dhe akuzojne kryetarin e ketij koalicioni e kesaj partie, se iu ka vjedhur votat.
Po a do ta kuptoje elektorati juaj?
Elektorati i vertete i LSI-se, jo vetem qe e mirekupton por elektorati i LSI-se, do te shumefishohet per arsye sepse Levizja Socialiste per Integrim, nuk eshte krijuar per te qene ne funksion te ambicieve thjesht te Partise Socialiste, aq me teper te nje kryetari te perkohshem te saj, por LSI eshte krijuar se pari per te qene ne funksion te nje programi te qarte integrues per Shqiperine dhe se dyti, eshte krijuar pikerisht per t'i sherbyer interesave te vendit. Dhe eshte momenti i tille i cili ka vetem dy mundesi per LSI, ose te kthehet ne nje faktor destabilizues duke kontestuar zgjedhjet,- por ketu ka nje problem te madh sepse agresioni me i madh ndaj LSI-se, nuk eshte bere nga PD-ja ne kete rast, edhe pse nuk ka munguar nga PD-ja, por ka qene ne radhe te pare nga lidershipi i Partise Socialiste, pra nga vete Edi Rama qe ka dirigjuar personalisht nje operacion policesko -financiar, i cili ka synuar kryesisht korruptimin e anetareve te LSI-se, permes marrjes sipas metodave te sigurimit te shtetit edhe data-baze te LSI-se, me gjithe adresat dhe numrat e telefonave te anetareve tane dhe se dyti korruptimin e numeruesve edhe te Partise Demokratike, ne menyre qe votat e LSI-se apo dhe te partive tjera te majta te numeroheshin si te PS-se, dhe votat e partive te djathta te numeroheshin si te PD-se. Mua me vjen keq qe, kryetari i PS-se vazhdon te sillet ne menyre teper hipokrite dhe kalon ne sulme personale, nderkohe qe duhet te mbaje premtimin e tij per te dhene doreheqjen per kete humbje, qe eshte e tij personalisht, sepse ka qene ai qe ka insistuar per Kodin, i cili i ka humbur te majtes 12 mandate, ka qene ai qe ka perjashtuar cdo tentative per bashkepunim, qe i eshte ofruar nga ne dhe me vjen shume keq, sepse nderkohe qe ai dergonte per dite te tera emisare qe me keto 70 mandate te opozites, te me propozonte mua per kryeminister dhe ai te na siguronte disa vota te trafikuara nga mazhoranca e djathte, ne menyre qe te hiqnim Berishen. Kjo gje u refuzua nga ana ime, sepse kjo nuk mund te pranohej nga askush dhe cdo perpjekje per te anatemuar kete koalicion, eshte jo vetem arkaike pra i takon te kaluares, eshte jo vetem folklorike, por e them me bindje te plote eshte dhe anti- kombetare, sepse synon kompleksimin e Ilir Metes dhe kompleksimin e LSI-se per t'u bere bashkefajtore ne nje skenar per destabilizimin e vendit, te shtetit dhe te institucioneve ne nje moment teper kritik.
Ju permendni shpesh stabilitetin e vendit, por kur ju kerkonit rrezimin e kryeministrit Sali Berisha...?
Une e kerkoj me vote. Nuk mund te dal ne rruge sot sic me thote Edi Rama, qe hajde dalim ne rruge se jane vjedhur zgjedhjet, kur mua zgjedhjet si Levizje Socialiste per Integrim ne radhe te pare m'i ka vjedhur Edi Rama. Ne per kete kemi kaseta filmike, kemi fakte, kemi cdo gje. Por, nuk mund te rrezojme Sali Berishen, i cili pavaresisht nga deshira e jone, pavaresisht nga deshira e cilitdo, ne fund te fundit perfaqeson koalicionin fitues.
Zoti Meta duke tundur ne menyre figurative "celesat" e pushtetit tuaj, a nuk duket se ju shmangni nje zotim qe kishit marre, se do te rishikonit pozicionin tuaj ne kete parti, nese nuk do te merrnit te pakten 30 deputete?
Absolutisht qe une jam i hapur per cdo vendim te forumeve te Levizjes Socialiste per Integrim, dhe cdo gje do te vendoset ne forumet e kesaj partie. Per me teper qe ne fillim te vjeshtes besoj se do te kemi nje riperteritje te te gjithe strukturave dhe forumeve te Levizjes Socialiste per Integrim, perfshire ketu edhe postin e kryetarit te kesaj Levizjeje dhe pa asnje diskutim, qe une do t'i nenshtrohem vullnetit te te gjitha ketyre strukturave.
Pse ju nxituat per te bere nje marreveshje te tille, aq me teper qe ju thate se ishte nje nder vendimet me te veshtira te karrieres suaj politike?
Momenti ishte i tille, qe te gjithe kerkonin mesazh stabiliteti. Nuk mund te pritej tre muaj per te diskutuar se cfare do te behet dhe si do te behet, qe jo vetem qytetaret te jene nen ankthin e nje pasigurie se cfare do te ndodhe, apo nen friken e zgjedhjeve te tjera, te cilat do te beheshin prape me kete Kod, prape me kete lloj fryme dhe me keta aktore politike. Njekohesisht mos harrojme se ekonomia e vendit eshte ne nje situate problematike, ndersa marreveshja do te realizohet kur ajo te nenshkruhet dhe pa asnje diskutim qe do te kete negociata, ne radhe te pare per programin e kesaj qeverie apo te ketij koalicioni, dhe ne kete aspekt une e kam bere te qarte se cdo gje do te jete e hapur, asgje nuk do te jete si ne naten e 21 prillit.
Cila do te jete "pesha" e LSI ne kete koalicion?
Une deri tani nuk kam diskutuar me askend per asnje karrige. Kam pasur vetem nje oferte nga Edi Rama qe te behesha kryeminister, si kandidat i ketyre 70 deputeteve te opozites, po i konsiderojme 66+4, me garanci se ai do te blinte disa nga deputetet e Partise Demokratike.
I bie qe ju te beni nje "kapercim ylberi", pa asnje lloj kushti?
Nuk eshte asnje lloj "kapercimi ylberi" i LSI, pasi edhe ne vete emrin e saj, edhe ne vete gjithe misionin e saj ka si qellim kryesor integrimin. Integrimin e Shqiperise ne Evrope edhe integrimin e shqiptareve ketu, pa asnje diskutim qe do te jete nje faktor shume i rendesishem per moderimin e politikes shqiptare. Ne jemi force e re dhe qe kur jemi krijuar, kemi sjelle risi. Dhe kjo eshte nje risi e jashtezakonshme ne politiken shqiptare, e cila nuk mund te kuptohet mire nga te gjithe, sepse natyrisht qe ajo eshte nje sfide ndaj atij mentaliteti te vjeter dhe folklorik ne politiken shqiptare dhe pa asnje diskutim qe do te funksionoje per mendimin tim, sepse e imponon rezultati i ketyre zgjedhjeve, e imponojne ato reforma qe duhet te realizoje vendi patjeter gjate kater viteve qe vine, ashtu sikurse keto imponojne nje bashkepunim me opoziten e Partise Socialiste, ku ne pa asnje diskutim do te jemi shume luajal me ta.
E majta ka dy rruge; nje rruge permes LSI, per vete faktin e rezultateve qe eshte arritur te kontribuoje ne stabilitetin e vendit dhe per qeverisjen e tij dhe e dyta per nje opozite sa me te shendetshme qe ta kontrolloje kete Qeveri.
Ju insistoni ne kete fakt, po edhe une po kembengul, sepse i bie qe ju keni bere nje marreveshje ku keni dhene garancite, qe kryeministri te mbaje edhe nje mandat tjeter dhe nuk keni marre asgje ne kembim...
Ne nuk kemi bere asnje diskutim, as per Kryeministrin dhe as per ndonje funksion tjeter. Ne kemi dhene nje garanci qe do te jemi faktor stabilizues, kemi qellim kryesor integrimin Evropian te Shqiperise, perballimin e efekteve te krizes, garantimin e ketyre standardeve per pavaresine e gjyqesorit, per te cilat Shqiperia eshte kritikuar shpesh. Ne fund te fundit do te jete nje marreveshje ne radhe te pare me Partine Demokratike.
Ju personalisht do te jeni pjese ekzekutivit?
Per mua kjo nuk ka asnje lloj rendesie. Per mua eshte e rendesishme programi i ketij koalicioni, eshte i rendesishem qe Levizja Socialiste per Integrim te ofroje kapacitete nga me te mirat dhe nga me te spikaturat ne menyre qe te kontribuojne per nje ritem me te larte te reformave. Per mua nuk ka asnje lloj shqetesimi, asnje lloj preokupimi dhe cdo gje do te diskutohet dhe ju ta merrni vesh ne kohen e duhur. Deri me sot vetem nje oferte kam pasur per kryeminister nga Edi Rama, por ishte nje oferte, e cila kishte ne baze te saj trafikun dhe blerjen e deputeteve te pales kundershtare dhe padyshim qe do te sillte nje kaos ne vend. Une s'mund te pranoj qe te jem Kryeminister me trafiqe votash.
Por ne qofte se do te kete kalime te tjera nga e majta drejt ketij koalicioni, i bie qe te jeni serish pjese e ketij trafiku?
Kalime te tilla mund te kishte dhe pa vajtur LSI-ja, por une mendoj qe edhe zoti Berisha tregoi nje pergjegjshmeri per momentin, duke lexuar rezultatin e zgjedhjeve. Sepse mesa di une ka pasur shume kandidate per te kaluar nga e djathta, por padyshim qe qeverite nuk mund te mbahen dhe kurrsesi nuk duhet te mbahen mbi trafiqe te tilla deputetesh, por ato duhet te mbahen mbi marreveshje politike dhe mbi programe te qarta e transparente.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Wollfarth: Nuk ka gjasa per manipulim zgjedhjesh
- Berisha, sfide Rames: Te falim gjobat
- Berisha, Rames: Mos fyej administraten, nuk jane rober
- Problemi i KQZ, Berisha: Nuk nderhyjme, PS ta plotesoje
- Aleati i Rames: Do rigjykojme ish-te denuarit politik
- Rama: Pushteti, jo per te pasuruar nje grusht njerezish
- Evans: Korrupsioni u ul, pavaresia e gjyqesorit u permiresua
- Bode: Dere me dere, mos votohet vrasesi serial i vendeve te punes, Rama
- PD: Vizat me SHBA, i heqim brenda 4 vjetėsh
- Milo, SHBA-ve: Mos i hiqni vizat
- ODIHR: Nuk do te jemi arbiter ne zgjedhje
- Dy dimensionet e transformimit te FA
- Rama: Anulim gjobave te vena 4 muajt e fundit
- Shperbehet Internacionalja Socialiste, mbeten Rama dhe sllavet
- Halimi: Sistemi gjyqesor i pavarur, Rama votoi kunder reformave ne parlament
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- Kanibali tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|