BALLE PER BALLE per mediat
Pergatiti Rozeta Rrapushi
E Diele, 22 Prill 2007
Deputeti demokrat Astrit Patozi dhe deputetja socialiste, Valentina Leskaj, ballafaqojne qendrimet per marredheniet qeveri-media dhe ligjin e fundit per transmetimet dixhitale
Pse po diskutohet ne Kuvend me kaq urgjence projektligji per transmetimet dixhitale numerike, kur behet fjale per nje projekt qe kerkon konsensus te gjere?
Patozi - “Nuk eshte aspak heret. Qe nga dorezimi e nisja e shqyrtimit te ketij projektligji ne komisionet parlamentare te Kuvendit, ka dy jave. Jane respektuar te gjitha afatet ligjore dhe procedurat parlamentare per dorezimin dhe shqyrtimin e projektligjit. Nuk ka asnje urgjence, projekti ka hyre ne procedura si cdo projekt tjeter ne Kuvend. Vertete mund te kete kundershtime, por ama te gjithe duan qe te kete nje ligj, per transmetimet numerike dixhitale. Ka nevoje per ligje dhe po diskutohet edhe me grupet e interesit.”
Ku duhet te ndryshoje ky projekt i ardhur ne Kuvend nga nje grup deputetesh, kur dihet qe vete grupet e interesit dhe shoqatat e medias kane dhene sugjerimet e tyre?
“Ne do ta permiresojme projektin. Prandaj jemi duke degjuar edhe grupet e interesit per te marre parasysh rezervat e tyre per kete projekt ne menyre qe ta permiresojme sipas standardeve te kerkuara dhe te kemi nje projekt te pakontestueshem. Por kjo nuk do te thote qe nisma te mos jete pjese e diskutimeve ne Kuvend, ne komisionin parlamentar te medias.”
A ka prapavije politike ne debatet qe po zhvillohen per projektin per “Transmetimet numerike dixhitale”? Pse asnjehere palet nuk kane rene dakord per te kaluar nje projekt te tille?
“Ky projektligj do te jete ai qe do te diskutohet ne komision. Nuk do te kete ligj tjeter. Nuk ka te beje aspak me debate politike, por me nevojen qe ka ky sektor per te pasur nje ligj te plote.”
Leskaj - Pse po diskutohet ne Kuvend me kaq urgjence projektligji per transmetimet dixhitale numerike, kur behet fjale per nje projekt qe kerkon konsensus te gjere?
“Se cilat jane arsyet qe po veprohet ne kete menyre, e me urgjence e di vetem maxhoranca e djathte. Ata e dine, sepse ne si opozite kemi thene vazhdimisht qe persa i perket projektligjit per transmetimin numerike apo atyre te medias, te kete nje pakete te plote dhe te respektohet plani i veprimit te Bashkimit Europian. Eshte e nevojshme qe te behet nje ligj integral i plote dhe i sakte brenda afateve qe percaktojne edhe nderkombetaret. Ardhja ne Kuvend i nje projekti te tille provizor, me urgjence, ne minutat e fundit, eshte nje akt skandaloz. Asnje investitor nuk mund te punoje me nje projekt te tille e te investoje miliona euro, kur dihet se ai eshte ne fuqi vetem per gjashte muaj. Nuk ka mundesi te punohet ne kete menyre.”
Ku duhet te ndryshoje ky projekt i ardhur ne Kuvend nga nje grup deputetesh, kur dihet qe vete grupet e interesit dhe shoqatat e medias kane dhene sugjerimet e tyre?
“Sigurisht qe projekti duhet te ndryshoje e te jete pjese e nje pakete te gjere per median, ku te merren mendimet edhe te grupeve te interesit. Sic jua thashe eshte e pamundur qe ne media te mund te investohet me nje ligj, i cili do te jete ne fuqi vetem per gjashte muaj. Po shkelen te gjitha rekomandimet e BE-se.”
A ka prapavije politike ne debatet qe po zhvillohen per projektin per “Transmetimet numerike dixhitale”? Pse asnjehere palet nuk kane rene dakord per te kaluar nje projekt te tille?
“Natyrisht qe po. Eshte e vertete qe kjo emergjence per te kaluar projektligjin ne Kuvend ka nje prapavije politike. Eshte e vertete qe edhe ne kur kemi qene ne pushtet e kemi kundershtuar, por ky nuk eshte nje argument per ta kaluar sot ligjin ne kete menyre. Ne e kemi kerkuar prej kohesh qe projekti te ishte pjese e diskutimeve te Kuvendit. Nuk u perfshi. Ne nuk jemi kunder ligjit, por ai ka nevoje per kohen e vet dhe per t’u bere sipas standardeve te kerkuara nderkombetare. Ne kemi nje plan pune, nje procedure te percaktuar dhe gjithcka duhet te ece ne kete menyre, jo te kaloje me urgjence.”