PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Plazh ne Shqiperi, zgjidhje e goditur


E Merkure, 22 Korrik 2009

Nese keni vendosur te kaloni pushimet kete vere ne brigjet e ujerave dhe plazheve shqiptare, zgjidhja nuk duket fort e pagoditur. Nga pikepamja mjedisore, kete vere duket se do te kemi plazhe dhe ujera me te pastra se vitet e meparshme. Ministria e Mjedisit jep garancise se nga Velipoja deri ne Ksamil, Shqiperia ofron plazhe, ujerat e te cilave per nga niveli i ndotjes mbeten brenda parametrave te Organizates Boterore te Shendetesise.

Jo vetem per shqiptaret por edhe per te huajt, kete vit turizmi shqiptar do te ofroje me shume. Kjo duke filluar qe nga uji i paster, rera dhe ambientet perreth, masa te marra keto jo vetem nga pronaret e plazheve private por edhe nga pushteti vendor. Nga ana tjeter titullaret me te larte te Ministrise se Mjedisit tregojne edhe monitorimin qe eshte bere per kete vit. Sipas zv/ministrit Aleksader Garuli, ne gjithe vijen bregdetare nga 72 stacione monitorimi vetem 3 pika, rezultojne me ngarkese bakteriale me te larte sesa niveli i lejuar. Gjithsesi, sipas Garulit ato nuk jane zona plazhi dhe perkojne me pikat e derdhjes se mbetjeve urbane. "Keto zona i hasim kryesisht ne bregdetin e Durresit, por qe nuk jane zona ky behet plazh, por kane te bejne me vendgrumbullime te mbeturinave. Keto te fundit shkaktojne edhe ndotjen e ujit", ka pohuar Garuli. Sipas tij, nderkohe vlen te theksohet se plazhi i Velipojes, Shengjinit, Dhermiut, Himares, Borshit, jane plazhet me te pastra. Ministria e Mjedisit u ben apel te gjithe qytetareve, te cilet do te pushojne ne bregdetin dhe plazhet shqiptar, te ruajne me fanatizem ambientin, pasi vetem ata rrezikojne te jene faktori ndotes per kete stine. Nderkohe per sa u perket investimeve, behet publike se vitin e ardhshem do te filloje ndertimi i kolektoreve te cilet do te mundesojne pastrimin e ujerave nga ndotjet e ndryshme, kryesisht nga ndotjet e zeza. Deri me tani i vetmi kolektor i ndertuar eshte ai i Liqenit te Ohrit, i cili ka pastruar ndjeshem ujin e ketij liqeni.



Plazhet e pastra



Velipoje

Shengjini

Dhermi

Himare

Borshi



Plazhet me ndotje

Nje pjese ne Durres

Nje pike ne Kavaje

"Plazhi i vjeter" ne Vlore

Plazhi i "Pyllit te Sodes"


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat