PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 4 )

Kredia per turizmin, do te shtohen 1 mije dhoma


E Hene, 24 Gusht 2009

Minimalisht nje mije dhoma te reja per pushuesit vendas dhe te huaj qe preferojne bregdetin jonian, nga Dhermiu ne Ksamil, do te shtohen ne kuader te iniciatives se qeverise per trajtimin me kredi te buta te banoreve te ketyre zonave qe mirepresin pushues ne banesat e tyre. Zevendesministri i Financave, Sherefedin Shehu deklaroi dje ne lidhje me kete nisme se paketa financiare per kete qellim llogaritet paraprakisht ne 200 milion leke. Sipas tij, eshte e udhes qe ketyre familjeve t'ju jepen fondet sa me shpejt ne menyre qe te procedohet mbi bazen e planeve urbanistike dhe te autorizohen ndertimet. Rritja e shpejte e kapaciteteve hotelerike te fshatrave te bregut, nga Dhermiu ne Ksamil shihet si nje perparesi absolute e qeverise, ne kushtet kur numri i turisteve qe kane preferuar Shqiperine per pushimet e ketij viti eshte rritur me 36 per qind. Nje perqindje e tille eshte cilesuar si tregues surprize, ne nje kohe krize universale nga ana e kryeministri Berisha. "Ne nuk mund te japim kredi per te bere shtepi te reja, por Ministria e Financave duhet te shqyrtoje mundesine e nje kredie te bute per te gjitha familjet qe duan te shtojne nje ose dy dhoma, apo nje kat ne shtepite ekzistuese", ka deklaruar kryeministri pak jave me pare teksa ka prezantuar kete nisme. Sipas Berishes, eshte shume e rendesishme stimulimi i turizmit ne keto zona me bukuri natyrore te vendit dhe qeveria do te ndihmonte maksimalisht ne kete kuader. Nga ana tjeter, kreu i qeveria ka premtuar nje infrastrukture moderne per te gjithe pjesen e jugut te vendit, ku jane te perqendruar edhe plazhet me te frekuentuara.


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat