 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Messina: Pse e ardhmja e Shqiperise eshte turizmi
E Hene, 02 Nentor 2009
INTERVISTA/ Flet prof. Dr. Salvatore Messina, rektor i Universitetit Europian per Turizmin ne Tirane, i vetmi ne Ballkan dhe Mesdhe, ngritur per te plotesuar objektivat e Komisionit Europian
Nje pyetje qe i mundon shume shqiptaret, sidomos biznesin turistik, eshte, si mundet Shqiperia te kete turizem per 12 muaj te vitit?
Zgjatja e periudhes turistike eshte nje nga objektivat e politikave te turizmit qe ndermerr cdo vend mesdhetar. Oferta turistike mesdhetare eshte akoma e lidhur pas turizmit bregdetar dhe masiv, ndersa kerkesa turistike nderkombetare eshte gjithnje e me shume individuale. Per te thithur turizmin individual duhet te veme ne veprim disa aktivitete te cilat duhet te jene te koordinuara midis tyre, duke filluar nga azhornimi i legjislacionit turistik, ndershmeri ne klasifikimin e hoteleve, modifikim te sistemit te promocionit, permiresim te sinjalistikes turistike, privilegji i kompetencave duke investuar ne burimet njerezore, perdorim sa me te mire te fondeve europiane, menaxhim te pasurive kulturore dhe natyrore, si burim i nevojshem per nje turizem vjetor, krijimi i partneritetit midis administrates publike dhe asaj private per menaxhimin sa me efektiv te sherbimeve publike.
Ju permendni plot gjera qe duhen bere, por mund te shpjegoni se si duhet te procedojme?
Para se gjithash duhet t'u shpjegojme shqiptareve krijimin e "satelite acounts for tourism", qe ofron statistika dhe te dhena ekonomike te besueshme dhe rendesine qe ka sektori i turizmit, i vetmi sektor ekonomik qe mund te siguroje zhvillimin e ketij vendi. Kete e thote Organizata Boterore e Turizmit: Turizmi ne Shqiperi do te kete nevoje per 3 mije punonjes specialiste te ketij sektori cdo vit, per 15 vitet e ardhshme. Sfida e pare eshte te krijojme profesioniste ne kete sektor qe te mund te impenjohen ne Shqiperi per krijimin e produkteve turistike, specifike per merkatot e ndryshme nderkombetare. Drejtuesit e hoteleve, drejtuesit e agjencive te udhetimit, drejtuesit e sherbimeve turistike te administrates publike duhet te kene nje diplome ne Turizem. Por edhe personeli i ketyre strukturave duhet te kete nje kompetence specifike dhe nje titull studimi ne sektorin e turizmit. Universiteti Europian per Turizmin do te hape ne janar nje qender te Vocational Trainning realizuar ne bashkepunim me strukturat me te mira europiane per arsimimin e guidave turistike, per pergjegjesit e sherbimeve te ndryshme te turizmit, qe nga kuzhinieri, tek drejtori i restorantit e deri tek baristi. Gjithashtu duhen krijuar hotelet e qendrueshme "sostainable", qe te kene nje impakt ambiental shume te ulet, qe te perdorin energji te rinovueshme (solare ose ate te eres); duhet favorizuar ngritja e "bed and breakfast" per t'i dhene mundesi turistit qe ta vizitoje te gjithe Shqiperine ne menyre te shtire dhe jo vetem zonen bregdetare dhe realizimin e nje plani te sinjalistikes turistike.
Si mund te behet transparent, raporti midis kerkeses dhe ofertes turistike?
Nevojitet te krijohet nje strukture qe te marre ne tutele turistin: cdo turist qe ka pasur nje eksperience te shemtuar gjate pushimeve te tij, flet me 10 persona per kete gje dhe ky eshte nje penalizim i komunikimit qe rendon. Kjo strukture duhet te analizoje kerkesat fizike dhe profesionale te shoqerive qe operojne ne sektorin e turizmit, t'u jape kritere per vendosjen e yjeve te hoteleve dhe te verifikoje mbajtjen e ketyre kritereve, duke tuteluar turistin ne rast kontrastesh per ata qe ushtrojne aktivitetin ne favor te turizmit.
Si mundet Shqiperia te permiresoje imazhin e saj ne nivel nderkombetar?
Duhet investuar ne komunikimin ne tregjet europiane, duke privilegjuar ato si Gjermania dhe Britania e Madhe, ku turisti i ketyre vendeve shpenzon shume per pushimet dhe qe ka nje tradite per pushimet qe nuk i referohen bregdetit. Me pas, duhen organizuar aktivitete kultutrore me interes per thithjen e turisteve dhe duhet te jene te programuara nje vit me pare. Me pas duhet te krijohet nje trupe policie turistike, e cila t'i siguroje atij qe viziton Shqiperine, nje asistence nese ai ka nevoje per kete gje.
Pas disa vitesh Shqiperia do te hyje ne Bashkimin Europian. Si mund te pergatitemi per te perdorur sa me mire fondet europiane?
Duhet te krijohet nje master ne "Projektim komunitar" i cili do te krijoje kompetencat e duhura per projektimin dhe menaxhimin e burimeve qe Komisioni Europian do te vere ne dispozicion te Shqiperise, duke marre si shembull eksperiencat me te mira ne menaxhimin e fondeve europiane, si eksperienca e Irlandes ose eksperienca spanjolle. Gjithashtu duhet qe administrata publike dhe ajo private te punojne se bashku per te ardhmen e ketij vendi.
A mund te na permendi ketu pervojen irlandeze dhe ate spanjolle?
Ajo qe mendoj se duhet te beje Shqiperia, eshte pikerisht ajo cka ka bere Irlanda dhe Spanja per te zhvilluar turizmin. Kete e ka arritur sigurisht, duke thithur fonde nga Bashkimi Evropian. Ndaj ne Shqiperi, lipset te krijohet nje strukture e posacme qe asiston administraten publike dhe subjektet private, vihet si te thuash ne koordinim te tyre per te realizuar perftimin e fondeve qe jep BE permes politikave te posacme te saj. Ne rastin e Irlandes, ka funksionuar Irish Joint Committee. Kjo strukture, ndihmonte per t'i hapur rrugen ardhjes se fondeve per zhvillimin e turizmit direkt nga Brukseli dhe instancat e tjera.
Ju celni te henen, vitin e ri akademik. Cfare do t'u propozohet te rinjve shqiptare per turizmin evropian ne universitetin tuaj?
Turizmi eshte i rendesishem per zhvillimin e Shqiperise. Eshte sektori i vetem qe rritet vazhdimisht. Nga 1950 deri ne vitin 2008, turizmi ka pasur nje rritje mesatare turistike ne nivelin internacional prej 6%. Ne 15 vitet qe do te vijne do te kete nje rritje prej 5,4%. Kjo do te thote qe ne Evrope do te hapen 270 mije vende pune ne sektorin e turizmit. Ne Shqiperi do te hapen 3 mije vende pune per turizmin per 15 vitet qe do te vijne. Kush i arsimon keto persona? Kush i arsimon profesionistet e turizmit? Sektori natyror per rritjen e turizmit ne Shqiperi dhe ky, eshte Universiteti Evropian i Turizmit. Ne kemi 5 dege, nje per ekonomine e turizmit, qe ka te beje me ata te cilet duhet te kuptojne se si ta menaxhojne turizmin, pra nje agjenci udhetimesh, nje hotel, nje kompani te transporteve turistike, nje strukture te sherbimeve turistike ose nje strukture qe ka te beje me politikat e turizmit. Gjithashtu, ne cdo pasdite i japim studenteve tane falas kurse te gjuhes italiane dhe angleze. Ne shohim se duhet te ngreme cilesine e operatoreve turistike qe punojne ne Shqiperi. Kete e bejme ne bashkepunim me nente universitete evropiane qe kemi bere memorandume bashkepunimi. Pra jane universitetet me te mira te Evropes, jane keto mundesi qe te rrine te studiojne ne Shqiperi dhe te punojne ne Evrope.
C'beni ju per te permiresuar imazhin e Shqiperise ne bote?
Ne kemi menduar per dy projekte dhe pas nje viti, ne muajin maj, do te jemi ne parkun arkeologjik te Apolonise sepse kemi nenshkruar nje memorandum bashkepunimi me qarkun e Fierit, Bashkine e Fierit dhe komunen e Dermenasit, njekohesisht me operatoret lokale. Ky do te jete nje manifestim qe u lejon te rinjve shqiptare te prezantojne kulturen e tyre ne nje vend te mrekullueshem sic eshte parku i Apolonise. Me pas, duke qene per sa i perket komunikimit me Shqiperine, ne jemi te vendosur qe te investojme ne nje reviste qe emertphet, Marko Polo Shqiperia, qe pervec revistes, ka te beje me faqe uebi dhe qe ka te beje me nje protokoll cilesie, e cila do te botohet edhe ne Shqiperi. Ne duhet te sjellim ekselencen ne tregun boteror per Shqiperi. Pasi ne Shqiperi ka ekselence, ka shume te rinj qe duan te investojne tek e ardhmja e tyre, ndaj dhe keta duhet te privilegjojme e duhet t'i mbeshtesim.
A ia vlen te besh turizem, si, kur pse, kush fiton dhe kush humbet?
Me turizmin e qendrueshem fitojne te gjithe. Ka te beje gjithnje me raportin me turisti qe vjen per te njohur. Eshte turisti qe kerkon te takoje banorin e atij vendi, me kulturen e tij, me deshiren e tij, per te shkembyer njohjen. Ne jemi ne nje faze turizmi tejet e rendesishme, nga turizmi i organizuar po kalojme ne turizmin individual, qe ka informacione me te medha dhe fale internetit ne do t'i japim nje pergjigje ketyre turisteve. Ju keni nje pasuri te shkelqyer, keni nje pasuri kulturore shume te mire. Jeni si nje bar ku jane te gjitha shishet, por ju mungon baristi qe mund te pergatise te gjitha koketeilet. Kemi nevoje per profesionistet qe do te merren me produktet e turizmit, me ato qe do te merren me raportin e komunikimit dhe kjo eshte e mundur. Ne mund te rritemi profesionalisht dhe kete e thote organizata boterore e turizmit, pasi per 15 vitet qe do te vijne, ne do te kemi rritje me te madhe. Ka shume njerez ne bote te cilet kerkojne produkte turistike me cilesi, po ne duhet te investojme tek cilesia e sherbimeve dhe cilesia e konsulencave.
Cilet jane turistet qe duhen kerkuar me shume per te ardhur ne Shqiperi?
Duhet te gjejme nje turist individual, i cili vjen i informuar dhe qe ka deshire te njohe nje hapesire, e cila eshte e vetme ne tere zonen bregdetare e cila quhet Shqiperi. Nje vend qe ka pasuri natyrore te theksuar, por qe ka nevoje te orientohet i qendrueshem dhe i zhvillimi nje turizmi pa shkaterruar burimet natyrore dhe kulturore qe ju keni. Ju keni produkte te cilesise se larte.
Si ta mirepresim dhe si ta perkedhelim, pra si ta mbajme turistin dhe ta rikthejme ate dhe te njohurit e tij?
Teknika e pare, mjaft me kete rritje pak a shume te eger te shteteve. Turizmi nuk eshte vetem nje arritje e momentit, eshte teknike komunikimi, eshte ekonomi, eshte sociologji, marketing, eshte verifikim konstant i cdo komponenti te produktit. Nje udhetim qe i del makines ne problemin e fundit, nje darke jo e kenaqshme dhe nje hotel qe nuk eshte i paster, nuk eshte me pushim, eshte ankth, eshte fatkeqesi. Ne duhet te ofrojme nje turizem me buzeqeshje. Nje buzeqeshje e cila eshte fryt i cilesise. Kjo do te thote strukture, do te thote investim, do te thote qe nga ekonomike mund te behet, pra do te shikosh cfare kriteri ka qe une te bej nje hotel sepse ka kerkese internacionale sepse ka turiste qe kerkojne kete lloj cilesie. Atehere po qe mund te themi se ka udhetime. Nje vend i hapur ne sektorin e turizmit, arrin te krijoje 9 vende te tjera pune te lidhura me sektorin turizmit. Pra sektori i turizmit eshte sektori i turizmit eshte me i rendesishem se sa automobilizmi dhe nafta. Pra te rritesh sektorin e turizmit do te thote qe duhet te kuptosh se cfare do te prodhosh neser per ata qe do te vijne, kjo do te thote qe ti duhet te kesh nje synim ne afatshkurter ose afatgjate. Pra te rinjte tane synojne per te ardhmen dhe per cilesine e te ardhmes e tyre.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Pasuria kulturore dhe turizmi "Utopik", cilin te zgjidhni
- Topi, firmos legalizimin me bono privatizimi
- Legalizimi ne zonat turistike, 73 pro detyrimit ligjor per te blere truallin
- Xhaferri: Strategji agresive per promovimin e turizmit
- Meta: Fqinjeve po u ofrojme turizem detar
- Messina: Pse e ardhmja e Shqiperise eshte turizmi
- Mire u takofshim ne Theth
- "Shtoni katet e shtepive ne bregdet"
- Kredia per turizmin, do te shtohen 1 mije dhoma
- "Ujerat bregdetare shqiptar, 90% te pastra"
- Turizmi 2009, Shqiperia konkurron Ballkanin
- Jeta e nates, Policia e Shtetit urdheron lokalet muzike me volum te ulet
- Sarande, te huajt rrisin cmimin e banesave
- Shqiperia, endrra e re e turisteve te huaj
- Plazh ne Shqiperi, zgjidhje e goditur
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- Kanibali tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|