PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 )

Legalizimi ne zonat turistike, 73 pro detyrimit ligjor per te blere truallin


E Premte, 06 Nentor 2009

Kuvendi miratoi dje me 73 vota projektligjin per "Rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat me perparesi turizmin". Projektligj, i cili detyron tashme qe te gjithe ata persona qe zoterojne nje objekt mbi nje prone shteterore, ne zonat me perparesi turizmin, qe ta blejne ate me cmimet e tregut, per te vijuar veprimtarine e tyre. Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, u shpreh dje gjate diskutimit te projektligjit ne Kuvend, se nje projekt i tille, do te zhvilloje zonat turistike si dhe do te shtoje ne maksimum fondin per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. "Deri ne ditet e sotme neglizhenca e shtetit, kur ne nuk ishim ne pushtet, ka lejuar qe subjektet private te perfitojne me pa te drejte nga pronat publike. Me kete projektligj, i jepet zgjidhja me e mire dhe cdo gje futet ne rrugen e duhur", u shpreh Nishani. Sipas ligjit te miratuar ne seancen e mbremshme plenare, personat qe kane nje kontrate qiraje apo ne zhvillim me shtetin, perfitojne te drejten e pronesise se truallit, ku eshte ndertuar objekti duke e blere me cmimet e tregut. Te gjithe ata persona qe do te paguajne menjehere ne baze te ligjit te miratuar diten e djeshme, truallin ku kane ndertimin e tyre, do te kene mundesi ta blejne ate 20% me lire se cmimi i tregut. 10% me lire do te paguajne ata, te cilet blerjen e truallit do ta kryejne brenda muajit te dyte nga miratimi i ligjit. Ne baze te ketij ligji, personi i stimuluar, qe gezon njesi ndertimi brenda zones se stimuluar, duhet te paraqese, prane ALUIZNI-t, brenda 60 diteve pas njoftimit publik dokumentet e prones.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat