PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2397 )
Meta: Dialogu tė vijojė pa dalė mbi gjykatat

Meta: Dialogu tė vijojė pa dalė mbi gjykatat


E Hene, 15 Shkurt 2010

Replika ne distance pati dje mes mazhorances dhe opozites, madje kjo e fundit doli ne nje kerkese konkrete per "shperndarjen e Parlamentit". Gjithcka erdhi pas thirrjes qe zevendeskryeministri Meta beri nga Lubjana ku kerkoi qe PS t'i jape fund bojkotit, proces qe tha se "duhet te vije pa hapjen e kutive". Ne kete varg polemikash u fut dhe Partia Demokratike e cila permes zedheneses se saj shprehu keqardhjen qe drejtuesit e opozites dhe ne kete dite feste te Shen Valentinit, u moren me kreun e PD Berisha dhe jo me festen e Dites se te Dashuruarve. Madje PD ka leshuar dhe nje urim ndaj drejtuesve te te opozites shqiptare "per me shume dashuri per njeri-tjetrin, per te dashurat dhe te dashurit e tyre".

Meta

Nga Sllovenia ku ndodhej per nje vizite zyrtare, Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem Ilir Meta, iu pergjigj pyetjeve te hedhura nga mediat vendase, per te dhene vleresimin e tij mbi bojkotin e opozites. Meta e ka kufizuar optimizmin e tij per zgjidhjen e krizes brenda kornizes ligjore dhe kushtetuese, ndonese u shpreh optimist per nje zgjidhje te shpejte te krizes ne vend. Por sipas z.Meta, "fundi i bojkotit duhet te vije pa hapjen e kutive". Shefi i diplomacise shqiptare konfirmoi faktin se mazhoranca nuk shkel vendimet e gjykatave, ndersa shprehu besimin se kreu socialist do te ndergjegjesohet dhe do t'i jape fund shpejt bojkotit afro gjashtemujor.

PS

Menjehere pas publikimit te deklaratave te Metes, ka ardhur dhe reagimi plot zemerim i socialisteve qe nxoren deputeten Ermonela Felaj te paralajmeroje edhe deshiren e opozites qe parlamenti te shperndahet, cka do te nenkuptonte shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme. Ne reagimin e saj, Ermonela Felaj theksoi se "Ilir Meta ishte ai qe leshoi ulerimen me te madhe pas zgjedhjeve per vjedhjet e Saliut dhe pastaj u be pule sa u fut ne kotecin e qeverise". Kurse leshoi nje tjeter "batare": "Nuk ka asgje me qesharake qe po kjo pule e majmur ndjeshem nga shitja e votave opozitare per nje karrige, te beje edhe gjelin duke kenduar maje karriges refrenin e Saliut per moslejimin e transparences". Ne kete pike, ka ardhur "kercenimi" i PS qe duke perseritur thenien e Rames se "nuk kemi pune me gjykatat, por me te drejten per te hetuar", deklaroi: "Nje parlament qe nuk ka kuraje te respektoje te drejten tone kushtetuese duhet te shperndahet".

PD

Erla Mehilli, zedhenese e Partise Demokratike doli pasditen e djeshme ne nje deklarate te posacme per media ku kujtoi faktin se e diela ishte e Shen Valentinit, "dita ne te cilen njeriu nderon dashurine e tij per shokun, mikun, bashkeshortin, vellain, motren, femijen, prinderit". "Kete dite na duhet te shprehim keqardhjen se drejtuesit e opozites shqiptare ne vend qe t'ia kushtonin te dashurave dhe te dashurve te tyre serish ia kushtuan Kryetarit te Partise Demokratike dhe ne vend te dashurise se njeriut per njeriun zgjodhen Shen Valentinin per te shpallur protestat", - tha Mehilli. Kurse shtoi: "Jam sot ketu ne emer te Kryetarit te Partise Demokratike, per t'u uruar drejtuesve te opozites shqiptare me shume dashuri per njeri-tjetrin, per te dashurat dhe te dashurit e tyre".

Me heret edhe Kryeministri Sali Berisha uroi sot Diten e Shen Valentinit. Permes nje komunikate per shtyp, Berisha tha se i uronte "perzemersisht te rinjve dhe te rejave, si dhe mbare shqiptareve, 14 Shkurtin, Diten e dashurise per njeriun ndaj njeriut, per te dashurit e te dashurat, per femijet, per nenen dhe babain, motren dhe vellain, mikun, shoqen dhe shokun e dashur". "Sot ne te gjithe bashke nderojme njeri-tjetrin, nderojme dashurine e pashtershme njerezore dhe vlerat e saj universale, forcen e saj te magjishme dhe transformuese, burim i miresise se njeriut", - ishte apeli i kryeministrit.


Komento artikullin | Shiko komentet (2397 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat