PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 772 )
Blushi: Edi Rama e perdori bojkotin per te nenshtruar PS

Blushi: Edi Rama e perdori bojkotin per te nenshtruar PS


E Premte, 26 Shkurt 2010

"Bojkoti nuk ishte kauze, nese do te ishte kauze do te kishte fituar. Bojkoti ishte dhe mbeti mjet i Edi Rames per te nenshtruar Partine Socialiste. Ishte nje alibi per te fituar pozitat brenda PS". Kjo ka qene deklarata e deputetit Blushi, mbreme ne emisionin "Opinion" ne Tv "Klan". Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, vleresoi dje se kryesocialisti Edi Rama nuk guxoi te djege mandatet e 64 deputeteve te grupit Parlamentar Socialist. Pas seances plenare te Kuvendit, ai theksoi se kreu i PS u detyrua te kthehej ne Parlament edhe fale presionit qe ai dhe deputete te tjere kane bere brenda partise. Themeluesi i LMN ne seline roze nenvizoi gjithashtu se do te vazhdoje te respektoje vullnetin e shumices, edhe pse vendimi per te dale nga Parlamenti, ishte i padrejte. "Ne do te vazhdojme te respektojme vendimin e grupit. Nje hap i pare ishte qe Edi Rama nuk guxoi, edhe per arsye te brendshme, te djege mandatet e deputeteve te PS-se. Ka pasur brenda PS-se edhe nje bindje per djegien e ketyre mandateve, gje qe nuk ndodhi edhe per meriten tone", tha Blushi. Zyrtari i lart ne partine me te madhe ne opozite vleresoi se "ne disa raste duhet te pranojme edhe gjera te padrejta dhe ky eshte rasti i tyre". Ai tha se kane gjashte muaj qe thone se duhet te shkojne ne Parlament dhe grupi shkoi, duke vleresuar se koha u dha te drejte. "Ka pasur nje ligj qe nentor, ky ligj mund te ishte depozituar. Qe ne nentor kam thene qe nuk ka sens qe te mbledhim firmat kur ne jemi deputet. Ne kishim nje ligj, kerkuam hapjen e kutive si nje e drejte. E vetmja rruge per te zgjidhur kete ishte duke shkuar ne gjykate. Kjo ishte nje pike reference nga KiE. Rruga per hapjen e kutive kalon nga nderprerja e bojkotit, depozitimi i ligjit, vajtja ne Gjykaten Kushtetuese, nese ligji nuk votohet, dhe kerkimi me pas i nje mendimi nga Komisioni i Venecias", deklaroi Blushi ne emisionin "Opinion" ne Tv Klan. Sipas tij, kauza e hetimit te zgjedhjeve eshte demtuar nga bojkoti. Per te, ne rast se nuk do te ishte ky bojkot ekstrem, i cili erdhi deri ne diten e fundit, i gjithe komuniteti nderkombetar nuk do te kishte pasur prioritet hyrjen e PS ne Kuvend, por hetimin e zgjedhjeve.Pasi komuniteti nderkombetar renditi si prioritet nderprerjen e bojkoti. "Ne dolem me te dobet nga bojkoti, doli Rama tha se mori nje mandat 93% per bojkotin, te gjithe njerezit qe dilnin ne proteste mendonin se do te shkohej ne zgjedhje te parakohshme permes trampolines se hetimit te zgjedhjeve. Bojkoti eshte rrenues per PS", tha Blushi. I pyetur per daljen nga Kuvendi sebashku me grupin Parlamentar Socialist, Blushi sqaroi se "dolen per te respektuar vendimin e grupit me te cilin nuk eshte ne nje mendje". Deputeti socialist theksoi se "duhej te rinim ne Parlament per te permbushur detyrimet e tyre dhe angazhimin qe Partia Socialiste mori pas rezolutes se KiE-se". Ndersa duke folur per qendrimin e LMN ne te ardhmen, themeluesi i kesaj levizje deklaroi "se do te vazhdoje te punoje per bindjen e deputeteve te PS-se qe te kthehen ne Parlament, si rruga e vetme e mbeshtetur edhe nga Keshilli i Evropes". D.Dedej


Komento artikullin | Shiko komentet (772 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat