Arvizu, nje rrefim ndryshe nga kryediplomati amerikan ne Tirane
Nga Blendi Fevziu
E Premte, 30 Shtator 2011
Interviste me Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu. Vizite ne rezidencen e tij, ne rrethinat e kryeqytetit, ndertuar ne vitin 1994, me nje grup shtepish per diplomatet e tjere amerikane. Nje bisede e hapur, plot rrefime per jeten, karrieren dhe perballjen me Shqiperine
NE REZIDENCEN E AMBASADORIT
Jane bere 20 vjet ketu. Amerikanet u kthyen ne Shqiperi ne ‘91-shin.
Po, 20 vjet. Disa njerez e quajne si zonen me te bukur ne qytet. Eshte ne fakt, shume vend i qete. Ketu nuk jeton as gjysma e stafit amerikan, por eshte shume bukur per ato familje qe jane ketu, sidomos per femijet e vegjel.
E vogel, dhe tani me duket edhe me e vogel, pasi ambasada eshte zgjeruar shume ne 20 vitet e fundit.
Mendoj se po.
Ne fillim, ka pasur shume hapesire.
Po, eshte nje shtepi shume e mire. Nuk ka tradite si rezidencat e tjera ne Evrope, Azi apo gjetke, por eshte shume praktike, e rehatshme dhe e pershtatshme per te pritur njerez.
Jeni ndjere komod ketu?
Po, shume. Por, sic mund ta shihni kemi disa gjera neper mure, por shumica e gjerave tona nuk jane ende ketu. Keshtu qe keto jane vetem disa. Keni deshire t’jua tregoj? Kjo eshte Juki. Ajo dhe gruaja ime mberriten para nje muaji. Ketu ka qene pak me e vogel. Por, sic mund ta shohesh ajo eshte shume aktive, edhe kur ishte me e vogel.
I pelqen ketu?
E do shume kete vend. Ka filluar te shkoje ne shkolle dhe ka bere shume miq.
Shkon ne shkolle ketu?
Po, shkon ne shkolle.
Eshte shkolle amerikane?
Eshte nje shkolle nderkombetare dhe ajo shkon ne kopsht, ndersa vitin tjeter shkon ne parashkollor.
Shkon mire ne kopsht?
Shume mire.
Me shqiptare?
Gjysma e stafit jane shqiptare dhe gjysma te huaj. I pelqen shume aty. Kjo eshte nje foto shume shume e vogel, nga ceremonia jone e marteses.
Kjo eshte martesa.
Sic mund ta shihni floku ishte me i erret, por pjesa pa floke ka qene qe atehere. Kjo eshte En dhe kjo eshte motra e saj qe ishte shoqeruesja e nderit.
Ne cilin vit jeni martuar?
U martuam ne vitin 2000, janar 2000.
Ne Shtetet e Bashkuara?
Ne Uashington.
NJE TRYEZE ME HISTORI
Kjo eshte dhoma e ngrenies.
Po, kjo eshte dhoma e ngrenies. Eshte shume e kendshme. E kemi mbyllur nje pjese te tavolines, por e hapur mund te ulen deri ne 22 vete…
22 vete…
Po, 22 mund te ulen. Eshte mjaft komode.
Eshte nje vend legjendar per politiken shqiptare.
Vertet?
Ky eshte nje institucion shume i rendesishem. Ka te beje me parlamentin, partite politike, studiot televizive, dhe eshte gjithashtu tryeza e ambasadorit amerikan. Keshtu ka qene prej nje kohe te gjate.
Kemi pritur shume njerez ketu. Ministrin e Jashtem, Guvernatorin Fullani, studentet e shkembimit Fulbright. Kemi pasur disa evente. Po s’ka pasur takime sekrete apo gjera te ketij lloji. Ndonjehere njerezit me thone qe duhet te bej takime sekrete ketu…
A ka nje vend te tille ne shtepi? Si ulen perfaqesuesit e mazhorances dhe opozites kur ulen ne kete tryeze per te darkuar me ju?
Kemi shtruar disa darka ketu. Duhet te shtrojme me shume ne te ardhmen. Do t’ju ftoj dhe juve…
A i flasin njeri-tjetrit ata?
Mendoj se te gjithe jane ne sjelljen e tyre me te mire kur vijne ne Ambasaden Amerikane.
Atehere ketu sillen ndryshe nga Parlamenti…
Epo, mendoj ne Parlament sillen paksa me ndryshe…Por, mendoj se kurdohere ne i ftojme ata ketu, mundohemi t’jua bejme te qarte se jemi te interesuar ne te gjitha palet dhe ata nuk kane pse ta pelqejne njeri-tjetrin, por eshte e rendesishme qe njerezit te sillen me respekt.
Zakonisht, sa darka e dreka zyrtare shtroni ne nje jave?
Do te thosha se ne nje jave te zakonshme, rreth tre ose kater evente. Bejme disa prej tyre ketu, por shumicen e bejme jashte.
Pra, ku e shtroni shumicen e darkave zyrtare, ketu ne rezidence, apo jashte?
Ne qofte se do te deshiroja, mund te shtroja darka cdo nate, por eshte pak e tepruar. Dhe mundohem ta mbaj ne minimum. Sigurisht, jam ketu per te bere punen time, dhe cfaredo qe te jete e rendesishme per t’u bere, une do ta beja.
JETA E PERDITSHME
Keni nje shef kuzhine?
Po, kam nje shefe ne fakt, e cila ka punuar ketu prej 12 vitesh. Kemi dhe nje kujdestar shtepie. Ata shkojne shume mire dhe kane punuar bashke per shume ambasadore, bashke me manaxherin e rezidences. Pra, stafi i Ambasades eshte shqiptar.
Dhe cfare ushqimi hani zakonisht, amerikan apo nderkombetar?
Na pelqen qe t’i perziejme pak. I perziejme. Gjysme keshtu, gjysme ashtu. Ajo eshte nje kuzhiniere shume e mire.
Po ju vete, cfare preferoni?
Mua me pelqen te ha cdo lloj gjeje, por doktori me ka thene se fundmi qe duhet te kujdesem pak me shume per shendetin tim. Keshtu qe hame pak me teper peshk, fruta dhe perime, gje qe me pelqen. Po mish…Do te doja te mund te haja pak me shume mish te kuq.
Ju keni kaluar shumicen e karrieres tuaj ne Azi. Vende si Tailande, Kamboxhia, Japoni, dhe Kore. Si do ta percaktoni marredhenien tuaj me kuzhinat e ndryshme?
Me duhet te jem i sinqerte. Ashtu eshte. Ushqimi ne Shqiperi eshte i shkelqyer. Ka pjata shqiptare dhe gjithashtu ka shume pjata italiane. Keshtu qe nuk kam absolutisht asnje ankese. Ka disa nga vererat me te mira qe kam pire ndonjehere. Por, ndonjehere me merr malli per kuzhinen aziatike apo ate meksikane.
Ka nje restorant sushi ketu.
Kam degjuar. Nuk kam qene ende aty. Edhe pjesa tjeter e stafit amerikan qe kane udhetuar ne vende te ndryshme thone qe ushqimi ne Shqiperi eshte i shkelqyer, por ndonjehere nga merr malli per kuzhinen aziatike apo ndonje tjeter.
ISMAIL KADARE DHE ENVER HOXHA
Kam degjuar se keni ngrene dreke a darke me Ismail Kadarene dhe familjen e tij. Ketu apo jashte?
Jo, kemi qene ne restorant. Ishte nje restorant qe e zgjodhi Remzi Lani, nuk e mbaj mend, por ishte nje restorant tradicional shqiptar, shume i kendshem.
I njihni librat e Kadarese?
Kam lexuar shume rreth tij, dhe kam disa libra ne zyren time. Romanin “Keshtjella”, qe m’u dha nga stafi shqiptar dhe kam filluar ta lexoj. Me duhet t’i lexoj te gjithe. E kam fjalen…
Ishte interesant takimi me te?
Shume. Po e prisja me shume interes. E dini, kisha degjuar kaq shume per te para se ta takoja. Mendoj se ai u tregua shume i sinqerte me mua dhe do te doja te darkoja perseri me te.
Me kujtohet kur Sekretarja e Shteti Ollbrait vizitoi Shqiperine, ajo filloi fjalimin e saj ne Parlament duke cituar nje liber nga Ismail Kadare.
Ai eshte nje figure nderkombetare. Ka shume shqiptare te famshem, por ai eshte padyshim nje nga me te njohurit.
Disa njerez jashte vendit, thone qe kemi dy njerez te famshem, te dy nga Gjirokastra. Njeri eshte Ismail Kadare dhe tjetri eshte Enver Hoxha. Te dy njihen per gjera te ndryshme, i pari per mire e i dyti per keq…
Sigurisht, mendoj se personi i dyte qe permendet njihet shume, por ka sigurisht shume shqiptare te tjere… si aktore te famshem ne Hollivud. Dhe do kete edhe me shume njerez te famshem ne te ardhmen.
FAMILJA DHE STUDIMET
Gruaja ime En eshte nga Seint Luis. Ajo kalon shume kohe ne shtepi…. Dhe ketu do shihni shume gjera qe te kujtojne Seint Luisin ose Cikagon. Ky quhet Profeti i Mbuluar nga Panairi i Botes ne Seint Luis, mbi 100 vjet me pare. I pelqen qe te koleksionoje keto lloj gjerash.
Pra, ky eshte nje lloj koleksioni?
Po, ashtu eshte. Keto jane relikte nga Panairi i Botes. Mund te futemi ketu per nje sekonde. Mendoj se duhet te ta tregoj….Gruaja ime ka nje doktorature nga Universiteti i Cikagos.
Ajo ka studiuar antropologji?
Po, ajo eshte antropologe. Me duket se Universiteti i Cikagos dhe Universiteti i Oksfordit jane dy me te famshmit ne bote per studimin e antropologjise. Kjo eshte diploma ime nga Universiteti i Xhorxhtaun ne 1980.
Cfare keni studiuar ju, z. Ambasador?
Kam ndjekur Shkollen e Studimeve te Huaja, keshtu qe eshte nje diplome ne marredhenie nderkombetare. Xhorxhtaun ka nje universitet jezuit, me fushe te gjere studimi, dhe nje theks te madh ne artet liberale: qeverisje, histori, ekonomi, gjuhe te huaja, letersi. Eshte nje universitet shume i mire. Ruaj ende shume lidhje me shkollen time.
Zgjodhet vete te studionit per diplomaci?
Po, ashtu eshte. Doja te studioja diplomaci qe kur isha ne shkolle te mesme. Dhe shoket e mi, mesuesit dhe stafi me treguan per kete shkolle. Nuk e njihja vete, por ata me thane qe kjo eshte shkolla e duhur…
Jeni i kenaqur me karrieren tuaj?
Absolutisht. Nuk do ta nderroja me asgje. Kisha menduar te behesha mesues per shkolla te mesme, sepse me pelqen te merrem me adoleshente, te flas me ta dhe t’i pergatis per jeten. Por, kjo ka qene nje karriere e mire.
Kur shkoja ne Universitet, mbaj mend se pati nje moment kur doja te behesha mesues. Tani mendoj se nuk ishte ide e mire. Megjithate kam shume respekt per mesuesit…
Mesuesit duhen respektuar gjithnje. Ata nuk paguhen mire, por po ta mendosh, s’ka rendesi kur apo si, i pasur apo i varfer, te gjithe ose pothuajse te gjithe shkojne ne shkolle…
Absolutisht. E ardhmja e vendit, e te gjitha vendeve varet nga arsimi…
Kjo eshte nje pikture e nenes se En. Ajo vdiq para disa vitesh. Ajo ishte nje artiste, ashtu si dhe babai i saj. Ky eshte nje vizatim i saj, i cili u publikua dhe ne nje reviste te kohes. Kemi disa gjera te tilla ne shtepi.
Duket se qenka familje artistesh…
Kjo eshte nje dhome e vogel pritjeje. Kam vendosur qe ketu te vendosim pllaka te vogla dhe piktura.
Kjo eshte shume interesante.
Kjo eshte dicka qe e kam marre ne nje nga udhetimet e mia te fundit.
Kjo eshte e bukur. Eshte dhurate nga Bashkia e Ersekes, apo jo?
Po, ashtu eshte. Eshte e bukur, apo jo? Dhe ky eshte sigurisht sheshi qendror i Tiranes. Dhe kjo eshte nga Korca. Nuk mbaj mend nga cili vit, por ma do mendja se eshte marre shume kohe me pare.
Duhet te jete Korca e viteve ’30-te. Eshte shume e veshtire te gjesh nje vend te tille ne Shqiperi tani, per shkak te shume ndertimeve te reja, qe kane perfunduar apo qe po ndertohen ende.
Me kane pelqyer gjithnje fotot e vjetra te qyteteve, pavaresisht nese eshte Nju Jorku, Uashingtoni apo qyteti im i origjines ne Kolorado.
Korca ka shume tradite ne fotografi. Ky eshte sheshi kryesor i Tiranes ne vitin ’37.
Po. Pra, kam vizituar nje numer qytetesh. Nuk kam shkuar ende ne Gjirokaster. Dhe duhet te shkoj atje se shpejti.
Kam pare ne Lonely Planet se Gjirokastra eshte qyteti i pare qe u rekomandohet turisteve qe vizitojne Shqiperine. Cili eshte qyteti juaj i preferuar?
Me pelqejne disa. Korca, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Kane shume karakter. Secili qytet eshte i ndryshem nga tjetri. Me pelqen shume edhe Tirana megjithese, sidomos pas komunizmit me numrin e madh te qytetareve te rinj qe vijne per te jetuar ketu, eshte pak e veshtire te ndash pjesen e vjeter te qytetit nga ajo e reja. Te ky televizori ketu shoh une. Kam nje ekran te madh ne katin e dyte, por…
Pse preferoni kete te voglin?
Nuk e preferoj. I thashe bashkeshortes time…deri kur mberriti Juki, shihja televizor tek ekrani i madh, por qe prej mberritjes se tyre para nje muaji, cdokush qe ka nje femije 4-vjecar ne shtepi, mund ta imagjinoje si eshte ne katin e dyte: kaos i plote.
I pelqen qe te shohe filma vizatimore?
E gjithe hapesira ne katin e dyte i perket asaj, perfshire ekranin e madh te televizorit. E ka pronesuar. Por, edhe ky funksionon. Kam shkruar dhe listen e stacioneve ketu…
Te gjitha televizionet jane ketu: Klan TV, Top Channel, TVSH, Ora News, Vizion Plus, ABC News…
Po, te gjitha kanalet jane ketu.
Cfare preferoni te shihni?
Ne zyre, gjithmone me pelqen te ndjek Ora News dhe ndonjehere News 24. Pra, kanale me lajme. Kur kthehem ne shtepi, nderroj vazhdimisht kanal, por shoh kryesisht Klanin, Top Median dhe Vizion Plus. Keto te trija.
Preferoni emisionet politike dhe lajmet, apo programet e tjera argetuese?
Perpiqem t’i ndjek te dyja. Eshte e veshtire sepse nuk kuptoj ende shqip. Por, perpiqem te ndjek programet qe kane te bejne me lajmet. Me pelqen emisioni juaj, Top Story, Debat i Alfred Pezes, Tonight i Ilva Tares, Rudi Xhungen. Perpiqem te pakten te shoh kush eshte i ftuar ne studio, dhe per cfare po flitet. Ka programe te tjera si Gjeniu i Vogel, nje Histori Dashurie, “Dancing with the Stars,” dhe me pelqen shume “Apartamenti 2XL.”
Keni marre pjese te ky i fundit.
Kam qene atje, po. Mendoj se eshte shume argetues. Me pelqejne gjithashtu disa programe historike. Do te doja shume qe te kuptoja shqip, pasi keto jane shume interesante.
A ka ndonje njeri qe ju ndihmon me perkthimin e programeve?
Gjeja e mire eshte qe ne qofte se ka ndonje program dhe dua ta shoh ne DVD, mund ta siguroj gjithnje nje kopje. Ne qofte se ka nje emision politik ose historik, ajo qe bej eshte t’i dergoj Gurit (Guri Lekloti, keshilltar per shtypin, shenim i redaksise) apo dy asistenteve te tjere shqiptare, mesazh ne celular qe ta shohin dhe te me thone per cfare eshte.
Sa kohe shpenzoni me kete?
Edhe ketu ndahet ne periudhen para dhe pas ardhjes se familjes time ne Tirane. Para se familja ime te mberrinte ketu, ne qofte se nuk dilja, ndjekja e televizionit ishte ajo qe beja. Me pelqen shume te lexoj, por kjo eshte shume e veshtire kur je i lodhur. Eshte shume me e thjeshte te ndezesh televizorin. Por qekur vajza ime ka mberritur, ne radhe te pare ndihmoje En me te dhe pastaj te tjerat…
Ajo eshte gjithmone e para ma do mendja.
Ajo eshte e para, e dyta dhe e treta. Dhe po mbeten disa minuta, pastaj…
Ne pergjithesi, ju pelqen televizioni? E preferoni?
Ne fakt nuk me pelqen televizioni fare. Ne fakt do preferoja…por ketu eshte pjese e punes dhe eshte e rendesishme te dish cfare po shohin njerezit. Kjo eshte arsyeja pse une pyes gjithmone, cfare programesh ndjekin, sa shpesh, pse, keto gjera.
A nervozoheni ndonjehere kur degjoni qe njerezit jane duke folur per ju si Ambasador i SHBA-ve apo duke ju kritikuar?
Kur mberrita ne fillim, ne javet e para, e kuptoja qe njerezit benin shume koment…Isha pak nervoz, por tani jam mesuar paksa me kete. Nuk mendoj se mund te mesohesh totalisht, por tani them, Ok, kur kam folur ne aksh konference apo interviste.
Ne pergjithesi, ju pelqen apo jo kur ju permendin ne debate?
Eshte pjese e punes dhe jam i sigurt se do te flasim pak me shume gjate intervistes per rolin e Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi.
Dhe ne te gjithe boten…
Le te themi Shqiperia, ne vecanti Shqiperia. Duhet ta pranojme dhe te jemi mirenjohes, per faktin qe njerezit jane te interesuar se cfare kane per te thene Shtetet e Bashkuara apo se cfare kam per te thene une. Keshtu qe duhet t’i bejme trajtim special kesaj, jo per te perfituar nga kjo, por per ta trajtuar ne nje menyre te vyer.
NJE CELULE ANTIAMERIKANE?
Ju diskutuat para disa ditesh ne programin e Ilva Tares per nje celule antiamerikane. Ishte serioze?
Epo…
Mediat kane shpenzuar ore te tera mbi kete teme…
Ok, kane qene plot, sic themi ne. Artikulli i Z. Zheji u riprintua dhe u daunlodua ne mase, por perseri, ajo qe vura une ne dukje ishte se nuk ka nje celule qe mendon per menyrat se si te kritikoje Shtetet e Bashkuara…Jo, kjo nuk eshte ajo qe doja te thoja, fare. Por u mundova te pershkruaj ate qe e shoh si antiamerikanizem ne varesi te rrethanave politike, mund te kete, nje perpjekje per te dhene detyra te caktuara, per te dale ne publik. Dhe ka interesa biznesi, lidere politike, te cilet jane pergjegjes per kete. Dhe kjo eshte e ndryshme nga nje opinionit, qe sheh nje koment qe kam bere une dhe thote, do ta kritikoj kete, ose nuk jam dakord me kete. E perseris, kjo eshte e natyrshme. Po flas per dicka te natyrshme, krahasuar me dicka te panatyrshme. E natyrshme eshte: nuk jam dakord me ate qe ka thene Arvizu dhe do ta kritikoj. Ose, perseri, mendoj se qendrimi i tij eshte i gabuar, jam dakord. Por une po flas per dicka qe eshte me e organizuar dhe e drejtuar.
Keni informacion per kete?
Kam informacion per kete. Dhe kur dikush thote ja ku i ke 100 euro dhe kjo eshte ajo qe duhet te thuash. Per mua, ky eshte aktivitet i drejtuar, po ta krahasosh me dike qe thote: une nuk jam dakord me ate qe ai tha.
Dhe kur e drejton kete?
Mund te vije nga drejtime te ndryshme, ne varesi te rrethanave.
Politike apo biznesi, apo te dyja bashke?
Mendoj se ka nje sinergji te natyrshme midis te dyjave...
Per interesa vetjake? Sepse personalisht nuk mendoj se kjo eshte ne interesin e Shqiperise…
Perseri, mendoj… Nese do te me duhej te beja hamendesime, mund te kete grupe te ndryshme qe e bejne kete ne momente te caktuara. Ndoshta ata mendojne se ne menyren e tyre, ata jane duke promovuar nje interes te caktuar apo nje menyre te caktuar, por kjo me duket pak e pahijshme. Eshte e pandershme. Nese ke nje problem, me telefono, telefono ambasaden. Mund te ulemi dhe te flasim per kete. Nuk kemi nevoje per nje fushate shpifjesh ne media. Kjo nuk eshte menyra ne te cilen une operoj. Nese une kam problem me dike, une shkoj dhe e kontaktoj ate drejtperdrejt.
A e mendoni kete, sepse Shqiperia shihet si vendi me pro-amerikan ne rajon, ky lloj kriticizmi mund te shihet si problematik?
Epo, e dini…
A jeni te sigurt se eshte e organizuar ose e drejtuar?
Nuk ka absolutisht asnje dyshim ne mendjen time. Por, paralelisht nuk deshiroj ta nxjerr jashte perpjesetimit. Serish, dhe dua te ritheksoj se i ashtu-quajturi kriticizem organik ose natyral, jo vetem qe eshte ne rregull, por eshte faktikisht i mire. E kam thene kete perpara dhe e kam sinqerisht: ndihem jo mire kur degjoj shume gjera te tilla, si “Amerika, shkelqyeshem kjo, Amerika, shkelqyeshem ajo”. Jo. Edhe ne Ambasade njerezit do te thone: Ajo qe ju keni bere, ishte e shkelqyer”. Kjo eshte e kendshme. E dini, egoja ime e vlereson kete, por une kam nevoje per dike qe te jete i sinqerte me mua. Pasi e vetmja menyre per t’u permiresuar eshte kur degjon kriticizem. Ndaj, kriticizmi jo vetem qe eshte ne rregull, por preferohet. Pjesa e drejtuar eshte ajo qe nuk me pelqen.
Nuk dua te flasim shume per politiken sot, pasi kjo eshte nje interviste e nje lloji tjeter. Por, kur degjoni mbi politiken sot, a mendoni se te gjithe politikanet jane pro-amerikane apo mendoni se ka nga ata qe nuk e pranojne rolin e Shteteve te Bashkuara ketu?
Mendoj se pjesa me e madhe e politikaneve… jane si e gjithe popullata. Vazhdoj te degjoj shifren 96%, e cila duket thuajse artificialisht e larte, por ka te ngjare qe te jete prane nivelit. Keshtu, e dini, qofte politikan apo shqiptar ne pergjithesi, mendoj se ka nje perqindje shume te larte te atyre qe besojne se ka nje miqesi te sinqerte mes dy popujve, se disa prej idealeve dhe parimeve qe Shtetet e Bashkuara perfaqesojne, kane vlere ketu ne Shqiperi. E besoj kete shume, qofshin keta politikane ose shqiptaret si te tere.
Eshte komode qe te zhvilloni punen tuaj ketu ne Shqiperi, kur te dy partite jane pro-amerikane.
SFIDAT NEPER BOTE DHE SHQIPERI
Do te me pelqente te kisha punen time ketu, se sa ate qe miqve te mi ne pjese te tjera te botes. Ka vende shume shume sfiduese ne bote.
Ju keni qene ne Korene e Veriut, sakte?
E kam vizituar Korene e Veriut vetem nje here, por kam punuar ne Korene e Jugut.
A jeni perfshire ne negociatat mes dy Koreve?
Kris Hill, qe njerezit e kujtojne ketu si te Ngarkuarin e pare me pune, ka qene negociatori kryesor. Por, une kam qene njeri prej zevendesve te tij, ndaj kam qene pergjegjes per veprimet ditore…
A ishte i veshtire procesi?
Shume, shume i veshtire. Ishte shume sfidues, si me Korene e Veriut. Kishte nje strukture te quajtur Bisedimet e Gjashte Paleve, keshtu qe gjithmone nevojitej te shkoje tek Korea e Jugut, Rusia, Japonia dhe Kina, te cilat ishin te perfshira, pervec Shteteve te Bashkuara dhe Korese se Veriut. Sfida ishte bashkerendimi i pozicioneve mes miqve tane dhe aleateve, si Japoni dhe Kore e Jugut, por gjithashtu Rusi dhe Kine, qe kishin interesa gjeostrategjike. Ketu eshte shume shume e veshtire.
Shume njerez mendojne se komunizmi ne Shqiperi ngjason me ate te Korese se Veriut, tejet shume ngjashmeri ne fakt. Komunizmi shqiptar ngjasonte me komunizmin e Korese se Veriut, me shume se sa me ate te Kubes.
Mendoj se ndoshta kjo eshte e sakte. Mendoj se ka shume ngjashmeri. Nuk jam ekspert ne asnjeren, por ne baze te asaj qe kam lexuar dhe njerezve me te cilet kam biseduar, njerezit qe kane pervoje ne vendet e ish-Traktatit te Varshaves, e dini, vende si Polonia, Cekosllovakia, Bullgaria, Rumania, madje edhe Hungaria, Gjermania Lindore… kushtet ishin tejet te veshtira. Ose ne ish-Bashkimin Sovjetik…tejet te veshtira. Por, pati disa levizje te fshehta, kishte menyra per te patur dhe hyre informacion nga Perendimi. E kuptoj se kjo ishte thuajse e pamundur per t’u bere ketu. Dhe e njejta gje per Korene e Veriut. Ishte e njejta gje per Kamboxhen, per nje periudhe te shkurter gjate Khmereve te Kuq. Mendoj qe njerezit duhet ta kene kete parasysh. Dhe mendoj se kjo shpjegon disa prej sfidave ketu, sfidat sociale. Politikisht, eshte e hapur tani, dhe shqiptaret kane shume guxim dhe kuraje, por je shtypur per nje kohe kaq te gjate persa i takon mendimeve te tua politike, por edhe per aktivitetin ekonomik. E di, Shqiperia ne vitin 1991, nisi nga nje nivel shume shume i ulet se cilido prej ketyre vendeve. Ish-Republika Jugosllave, ata u ndane ne ’90-en, por ata dolen nga vitet 1970 dhe 1980 nga nje baze ekonomike me e fuqishme se ajo e Shqiperise. Shqiperia ishte e pazhvilluar.
Keto vende ishin me te hapura se Shqiperia, ndonese ato ishin nen komunizem…
Shqiperia ishte ne fund fare, nuk ka pikepyetje mbi kete.
A keni diskutuar me Kris Hillin mbi vitin e pare te Shqiperise pas komunizmit? Ai ka sherbyer se bashku me Ambasadorin Rajerson. Ai ishte nje nga personat e pare te personelit te Ambasades Amerikane qe mberriti ne Shqiperi. …
Ai ishte. Gjeja interesante rreth Krisit eshte…se e kemi njohur njeri-tjetrin prej nje kohe shume te gjate. Kemi punuar se bashku ne Korene e Jugut. Fatkeqesisht, qe kur me emeruan per te ardhur ketu, ai eshte larguar nga Departamenti i Shtetit dhe aktualisht eshte Dekani i Shkolles per Ceshtje Nderkombetare ne Universitetin e Denverit, dhe nuk kam qene ne kontakt me te kohet e fundit. Di qe ai e di se jam ketu. Me kujtohet qe kam zhvilluar nje bisede me te mbi Shqiperine shume shume vite me pare…
Perpara apo me pas …
Mendoj se me pas ka qene Ambasador ne Maqedoni. Mendoj se ai i pershkroi disa prej pervojave te tij ketu ne Shqiperi, dhe me kujtohet te thoshte…se si dilte jashte dhe kishte turma njerezish. Ai fliste per frymen pro-amerikane dhe per gjera te ngjashme me te.
Ne fillim ishte shume e veshtire te gjeje te huaj ne rruget e Tiranes. Ishte nje risi per vendin.
Ai ka qene ketu ne fillim, po.
Dhe kur ishte ketu, ai nuk pati nje shtepi te rehatshme.
E vertete, e vertete.
PASIONET E PERDITSHME
A eshte kjo dhoma e ndenjes?
Ky eshte salloni qendror dhe ketu organizojme takimet per shembull, kur z. Stainberg ishte ketu, kur Tom Countryman ose kur Philip Reeker do te na vizitonin, ky ishte vendi i zakonshem i mbledhjeve nese do t’i zhvillonim brenda shtepise. Eshte paksa bosh, pasi shume prej gjerave te mia nuk kane mberritur. Keto jane disa prej posterave (afisheve) te gruas sime. Ky eshte Woody Guthrie.
Keto jane si koleksione?
Ato jane. Eshte muzika popullore amerikane, qe eshte tradicionale ne Perendimin e Mesem dhe ajo eshte shume krenare per rrenjet e saj ne St. Luis.
Kjo eshte e kendshme, ekipi i bejsbollit i Uashingtonit, Washington Nationals.
Mendoj qe dalloni ne mur ketu, kjo eshte banderola e “Washington Nationals”. Te gjithe e dine se une i dua “Detroit Tigers”, por une i dua edhe “Nationals”.
Po, e kam lexuar ne biografine tuaj se jeni tifoz i “Detroit Tigers”.
Po, dhe ata kane dale shume mire kete vit. Jane kualifikuar per ne finale.
A i ndiqni ndeshjet e tyre?
Po, e bej.
Cdo dite?
Cdo dite. Gjeja e bukur mbi bejsbollin eshte se sezoni zgjat shume…
Perse gjenden Washington Nationals ketu?
Ata erdhen ne Uashington nga Montreali ne vitin 2005, dhe Uashingtoni kishte pasur ekipe bejsbolli shume kohe me pare. Ekipi “Washington Senators”, por ekipet levizin, dhe keshtu erdhi ky ekipi i ri ne vitin 2005, dhe une kam qene ne kaq shume prej ndeshjeve te tyre. Jam tifoz i madh.
Nuk kam qene ne asnje prej ndeshjeve te tyre…
Besoj se kjo eshte nga 1927. Keta jane “Washington Senators”. Dhe ka nje te kuqe ketu nese mundem…
Kjo eshte e re?
Jo, jo. Keto jane nga 1927. Kjo eshte uniforma kur luajne si vendas, ne shtepi, dhe kjo uniforma kur luajne ne fushe te huaj. Por une kam dizenjon e vjeter, pasi eshte nje debut shume i thjeshte.
Tani eshte me e nderlikuar.
Po. Kjo sigurisht eshte riprodhim, por eshte nje riprodhim i bazuar ne sezonin e 1927-es.
A keni luajtur ndonjehere bejsboll?
Oh, kam qene nje lojtar i bazes, i tmerrshem. I kuptoj te gjithe rregullat dhe eshte lehtesisht nje nga sportet e mi te preferuar. Eshte kaq argetues.
Por, eshte ende kenaqesi te ndjekesh ndeshjet?
Oh, eshte shume clodhese.
Dhe futbolli?
Futbolli eshte ne rregull.
Ju nuk jeni tifoz?
Nuk jam tifoz i madh i natyrshem, por kur je ne Evrope dhe te gjithe e ndjekin ate, dhe mua ne pergjithesi me pelqejne sportet, eshte e natyrshme ta ndjek. Por ne Shtetet e Bashkuara eshte pak e veshtire ta ndjekesh.
A keni qene ndonjehere ne stadium ketu, per te ndjekur ndonje prej ndeshjeve te kombetares?
I kam pare nga Ndertesa ABA dhe kam ndjekur ndeshjen Shqiperi-France. Ajo ishte…u ndjeva keq per te…Sigurisht, te gjithe thoshin, te gjithe u perpoqen shume…nese do te kishin qene me me shume fat, ata do te kishin barazuar. Por, atehere, sigurisht te gjithe u derrmuan, kur Shqiperia u mund nga Luksemburgu, disa dite me pas.
Ju ftoni gjithashtu gazetare ketu?
Po, kemi ftuar disa gazetare per kafe dhe diskutime. E dini, tryeza te rrumbullaketa te pergjithshme.
Marredhenie te mira me gazetaret?
Mendoj qe eshte shume e mire.
Vetem ketu, apo edhe gjate misioneve te fundit.
Ne pergjithesi ka qene shume mire.
Ka ngjashmeri mes medias ne vende te ndryshme?
Mendoj qe media eshte e njejta, thuajse kudo. Ata jane njerez qe jane te interesuar ne politike, qe jane te mirelidhur, dhe une jam i interesuar ne pikepamjet e tyre ndaj…
Mund te jete pak si shume ngrohte ketu, por prape eshte kendshem. Eshte nje oborr ose ballkon. Kemi mbajtur disa pritje ketu, por pres te bejme edhe me shume ne te ardhmen. Pritjet e 4 Korrikut jane mbajtur ketu me pare.
Po, gjithmone, derisa kete vit u zhvendos te Galeria Kombetare e Arteve.
Po. Mendoj se levizja per te Galeria Kombetare e Arteve ishte zgjidhja me e mire. Atje eshte nje vend shume i bukur, me pelqen shume, ka shume hapesire.
Sa njerez ftoni ne festen kombetare?
Rreth 700-800. Shume njerez ne Shqiperi e pranojne ftesen, gje qe nuk ndodh ne disa vende te caktuara. Eshte nje gje e kendshme, prekese, por ne vende si Tailanda, ne ftojme rreth 1,000 vete dhe vetem gjysma e tyre vijne.
Dhe sa eshte popullsia e Tailandes?
Rreth 55 milione.
Pra, ju ftoni rreth 1.000 nga nje popullsi prej 55 milione. Ketu ftoni 800 nga 3 milione. Kush i pergatit listat? Kush e ka nderin te ftoje njerez ne pritjen e festes kombetare?
Ne fund, e bej kete bashke me asistenten time te protokollit. Por une i kerkoj cdo seksioni te hartojne listen e tyre te kontakteve, njerezve qe ne duam t’u shprehim mirenjohje, duke i ftuar ne diten e tyre kombetare.
Eshte nje perzierje, nga politika, media, pjese te tjera te rendesishme te shoqerise. Kam pare edhe disa njerez normal aty. Ata kane lidhje me ambasaden, ose…
Mendoj se ka nje balance, sepse kjo eshte pjese e shpirtit amerikan. Eshte nje feste perfaqesimi.
Cfare eshte shpirti amerikan?
Mendoj se amerikanet jane me shume informal dhe me kembe ne toke, dhe kjo reflektohet ne disa nga njerezit me te cilet ne punojme. Kjo eshte edhe arsyeja pse ne arrijme te ruajme balancat. Sepse u them disa njerezve, eshte nje dite e festes kombetare, qofte per ne, per Sllovenine, apo Francen…e dini, eshte nje eveniment zyrtar dhe duhet te jete shume dinjitoz. Nuk eshte nje piknik. Por, kjo nuk do te thote qe eshte vetem per zyrtare, liderin e opozites apo Gjykaten e Larte...duhet te jete nje balance njerezish, miq te Shteteve te Bashkuara, te cilet ne menyren e tyre, vazhdojne te kontribuojne nxitjes se kuptimit dhe marredhenieve me te mira.
Vecanerisht kur keni shume miq ne kete vend.
Ndonjehere na duhet t’i leme jashte disa miq. Por, te kthehemi ketu. Ky eshte nje vend shume i bukur, por une kam vendosur qe ne qofte se do te behen me shume se 100 njerez, eshte e veshtire t’i presesh te gjithe ketu, me kontrollet e sigurise, keshtu qe nuk eshte ide e keqe te perpiqemi ta kufizojme ndonjehere.
Pra, vendoset te kalonit te Galeria Kombetare?
Po. Nje vend shume i bukur. Pershtypjet ishin shume pozitive.
Ishte nje eveniment shume i kendshem. Kam ardhur gjithnje ketu, por ka qene shume ngjeshur. Keni ftuar politikane ketu? Z. Berisha, z. Rama, z. Nano, Presidentin?
Jo, nuk e kam bere ende kete. Kemi patur disa pritje. Ministri Imami ishte ketu me rastin e Dites se Forcave te Armatosura. Disa nga gjeneralet e Shtabit te Pergjithshem te Shqiperise ishin ketu gjithashtu. Kemi pasur nje numer darkash, po s’kemi pasur ndonje lloj samiti apo ndonje gje te ngjashme.
Kur takoheni me politikane, flisni normalisht per jeten, filozofine dhe me gjere te ketij lloji? Keni diskutuar per shembull me Berishen? Thate se me Ramen keni folur per artin, po per gjera te tjera me te pergjithshme? Apo jane keto vetem gjera formale?
Ju permendet z. Berisha, z. Rama, por kam takuar disa te tjere. Disa ne ate nivel, ne nivele udheheqese dhe jane qenie njerezore te jashtezakonshme. Ata kane nje eksperience dhe prejardhje te shumellojshme, te pasur. Keshtu qe ne qofte se takohesh me ta kohe pas kohe, degjon per familjet e tyre, ato qe ata kane bere kur kane qene me te rinj. Keshtu pra, sa me shpesh takohesh me dike, me te medha mundesite qe te degjosh per ta. Jam kurioz gjithashtu, vecanerisht per periudhen e viteve 1990.
Dhe ata jane te hapur ne keto diskutime?
Po.
Shumica e tyre?
Po, shume te hapur.
Mendoj se eshte e veshtire te diskutosh gjithmone formalisht.
Kjo eshte arsyeja pse mendoj se eshte gjithnje e dobishme te mbash takime informale, dreka ose darka. Megjithate, puna eshte pune dhe ju duhet te kujdeseni per kete.
Po keto dreka e darka ju kane ndihmuar ne keto diskutime?
Po, mendoj se me japin tablo me te mire te personit, burrit pas kryeministrit, apo udheheqesit te opozites. Shume prej tyre kane histori shume interesante per te treguar.
Shume kohe me pare, diplomate amerikane kane thene qe Shqiperia eshte nje vend shume i thelle…
Une mendoj…
Sa me shume kujton se di per ta, aq me pak di ne te vertete.
Kjo eshte shume e vertete. Mendoj se cdokush qe thote se e kupton plotesisht Shqiperine genjen veten. Mendoj se eshte e pamundur te thuash se kupton cdo gje. Kam kuptuar se shqiptaret jane shume te hapur e te sinqerte me mua kur thone gjera. Ata mund te mos e bejne kete para nje grupi te madh njerezish por ne qofte se eshte takim koke per koke, jane shume te sinqerte.
A shihni dallime midis gjenerates se re dhe gjenerates qe u rrit ne periudhen e komunizmit?
Me ndershmeri?
Mendoj se njerezit qe u rriten ne periudhen e komunizmit e kane te pamundur t’i shpetojne krejtesisht ndikimit. Ne qofte se une do te isha rritur gjate periudhes komuniste, patjeter qe do te isha ndikuar deri diku. Eshte e pamundur per ta ndare kete. Edhe pse ju keni disa udheheqes mbreselenes, mendoj se ai brez, gjithmone do te kete nje pjese te tyre qe ndikohet nga lloji i shoqerise se mbyllur, mosbesimi themeltar tek njerezit e tjere dhe institucionet.
***
Dhe studiuat pjeset me te madhe te kohes jashte?
E vertete. Mendo rreth atyre qe kane ndikuar mbi ta – prinderit, mesuesit. Ata jane produkte te sistemit komunist. Mendoj se do te duhet edhe nje brez tjeter, per te qene i sinqerte me ju.
Per te ndryshuar mentalitetin?
Qe shqiptaret e zakonshem te adaptojne nje perqasje te ndryshme per t’u marre me problemet e shoqerise.
SHQIPERIA ESHTE ENDE NE ZHVILLIM
Me lejoni t’ju pyes. Cili eshte problem me i madh qe ne kemi si shoqeri?
Mendoj qe problemi me i madh i shoqerise eshte – nje ceshtje sociale. Ka lidhje me arsimin. Ka lidhje me ate se si uni, individi sillet me pjesen tjeter te shoqerise dhe se si uni dhe njesia familjare sillet me pozitat e autoritetit. Mendoj se njerezit shpesh jane ngurrues per t’u shprehur se ajo qe ata besojne eshte e drejte, qofshin keto te drejtat e tyre vetjake ose te drejtat e tyre si qytetare te shoqerise. Ata jane thuajse te burgosur, ose rober, te fuqive me te forta rreth tyre. Jo per t’u rene shume ne qafe partive politike, por qofte PD-ja ose PS-ja ose bashkia, jo vetem ketu, por qeverisja vendore, parlamenti, autoriteti, nese eshte politika, zyrtaret e tatimeve, zyrtaret e doganave. Madje sistemi arsimor, hierarkia arsimore. Njerezit ndihen te pafuqishem per te kapur cilindo, pasi ekziston ndjesia qe nese do t’i kap ata, kam per te merzitur dike dhe ata do te me kthehen mua ose dikujt qe une dua. Por ne te njejten kohe, per shkak se Shqiperia eshte ende ne zhvillim – ka shume probleme, mjedise mjekesore te papershtatshme, mundesi shkollimi te pamjaftueshme –ndaj njerezit jane te zemeruar, ata duan te bejne dicka, por kane ngecur pasi nese duan te bejne dicka, ata do te inatosin dike dhe kjo vetem se do t’i perkeqesoje gjerat. Dhe ata thone, e di cfare, eshte me mire te mos thuash asgje ose qe pa zhurme te gjejne nje menyre qe ndoshta t’u behet nje favor a dicka e ngjashme me kete. Fatkeqesisht, ky lloj nderveprimi mes individit dhe institucioneve te shoqerise eshte shume shume i dobet ketu.
Po, eshte nje problem i madh.
Dhe per mua ky eshte problemi me i madh. Dua te perpiqem te bej dicka rreth kesaj dhe po mendoja…
Ne c’menyre?
Do te doja te perpiqesha – ne do te perpiqemi te bejme dicka kete vjeshte – do te perpiqemi te rigjallerojme pak me shume shoqerine civile. Te perpiqem te fuqizosh njerezit qe ata te nxisin pjesemarrje me aktive qytetare ne fushata te ngjashme – per te sjelle vemendjen te dhuna brenda familjes; grumbullimi i mbeturinave – ka plehra kudo; menyra se si njerezit ngasin makinen – siguria dhe trafiku rrugor. Keto jane ceshtje te perditshme. Arsimi, shendetesia, gjera te tilla.
Gjithashtu shume te rendesishme.
Te gjitha keto jane shume te rendesishme, njerezit e dine qe ato jane te rendesishme. Por serish, njerezit ndihen pak te pafuqishem ndersa perpiqen te ngrene zerin, te bejne dicka per to.
Pasi pjesa me e madhe e njerezve ne Shqiperi mendon se eshte pergjegjesi e politikaneve, dhe jo e te gjithe shoqerise. Si mendoni ju eshte raporti mes politikaneve dhe shoqerise? Me kujtohet se nje here ju thate se korrupsioni nuk eshte problem i politikes, por i te gjithe shoqerise.
Ne cilendo shoqeri demokratike, qofshin Shtetet e Bashkuara, qofte Shqiperia, te dyja jane demokraci, politika eshte gjaku i nje shoqerie te hapur demokratike. Aftesia e njerezve per te perzgjedhur drejtuesit e tyre – per t’i rizgjedhur ata ose per te mos i votuar me, si dhe per te sjelle ne te nje grup te rinjsh dhe politikanesh qe supozohet te bejne fushate per ceshtje te caktuara, personalitete gjithashtu. Duket thuajse si nje premtim: Nese do te zgjidhem, do te bej kete. Ose, ndonese e kam bere kete ne te shkuaren, do ta bej ndryshe kete here. Kjo ka lidhje me sa bindes je. Dhe me pas, ne fund te ciklit zgjedhor, njerezit duhet te vendosin nese ky person e ka bere ose nuk e ka bere mire punen e tij, por ne nje shoqeri, gjithmone do te kete nje hendek mes retorikes politike dhe asaj qe ka ndodhur ne te vertete ne shoqeri. Ka nje hendek ne SH.B.A. Per kete arsye njerezit ndihen te pakenaqur. Vetem 50 ose 55 per qind e amerikaneve votojne gjate zgjedhjeve te caktuara. Ata thone: nuk ka rendesi se si votoj. Mendoj qe kjo eshte e gabuar, pasi une jam pjesemarres aktiv ne jeten politike ne Shtetet e Bashkuara, por e kuptoj se perse njerezi ndihen te zhgenjyer. Ketu sigurisht njerezit marrin pjese shume haptazi dhe ne menyre shume aktive, por zhgenjimi im eshte se kur vezhgoj PS, kur vezhgoj PD, nuk shoh te kete shume pergjegjshmeri ndaj elektoratit. Te dy palet dhe partneret e tjere te koalicioneve jane shume te mire ne tubimin e bazes, jane te mire ne organizimin e tubimeve, eshte nje nivel shume i mire i retorikes politike dhe i te berit fushate, eshte emocionuese dhe argetuese kur e sheh, por do te doja qe te kishte pak me shume te prekjes se realitetit dhe te trajtimit te ceshtjeve qe u interesojne ne te vertete njerezve. Mendoj qe te dy palet kane nevoje te bejne nje pune me te mire per kete.
Te dy palet do te thote PD, PS, dhe te tjere, apo keta dhe shoqeria?
Eshte e veshtire dhe kthehet serish tek ajo qe kemi folur me pare. Zhgenjehem ndonjehere sepse njerezit duhet te kerkojne me shume pergjegjshmeri, njerezit duhet te jete te gatshem te shohin tek njerez si z. Berisha, z. Rama, z. Nano, cilido, dhe te thone: e di cfare, ju thoni kete, por nuk ndodh asgje. Dhe disa njerez e bejne, e pame kete ne garen per kryetarin e bashkise per Tiranen. U kenaqa kur e pashe kete. Disa njerez i bertisnin Z. Rama, disa njerez i bertisnin z. Basha. Duhet te kete me shume nga kjo. Por ne fund, njerezit jane ende pak te frikesuar, pakez ngurrues per te folur me ze me te larte, ndaj ndihem i zhgenjyer dhe them: duhet te flasesh me shume per kete, por une e kuptoj se eshte ceshtje trashegimie. Kjo do te jete e veshtire per t’u kapercyer. Ndaj mendoj qe Shqiperia ka nevoje per drejtues politike te ndricuar dhe kjo ka qene nje ankese nga ana ime, nga Uashingtoni, nga Brukseli.
MISIONI DIPLOMATIK NE SHQIPERI
Do t’ju pyes shkurtimisht mbi disa ceshtje politike. Deshiroj te kthehemi tek biografia juaj. Kur ju u emeruat ne fillim ne Shqiperi, cilat ishin idete tuaja mbi vendin? Kur e degjuat per here te pare emrin Shqiperi?
Une nuk dija thuajse asgje per Shqiperine, perpara se te me permendej nga disa zyrtare te larte ne Departamentin e Shtetit…
‘Thuajse asgje’ – cfare do te thote kjo?
Dija mbi sistemin e mbyllur shoqeror. Dija mbi Enver Hoxhen. Dija mbi hapjen e madhe, rizgjimin. Me kujtohej historia e Kris Hillit, anekdotikisht, por thuajse kaq.
Dhe historia e Kris Hillit ishte e vertete?
Mendoj qe ishte e vertete. Dhe persona si Xhozef Lejk, Mariza Lino, Xhim Xhefri sigurisht, Marsi Ris. E njihja Krisin me mire se te tjeret, por e dija se te gjithe kishin ardhur ketu si ambasadore. Une kurre nuk e kisha enderruar, ndonjehere, se do te vija ketu.
A ishte vendimi juaj apo ishte vendim i Departamentit te Shtetit?
Kryesisht ishte vendim i Departamentit te Shtetit.
Dhe ju e pranuat?
E pranova me mirenjohje dhe me nje kenaqesi shume te madhe. Ata me pyeten nese do ta pranoja dhe une thashe se do te isha absolutisht i gezuar qe te vija dhe te punoja ketu.
A ishte e veshtire te vije ne Shqiperi dhe te flasesh per keto gjera qe jane te ndryshme nga ato qe ju keni mbuluar ne departamentin per Azine ose vende aziatike te tilla si Tailanda, Kamboxhia, Korea? Eshte nje axhende e ndryshme, mendoj?
Eshte e ndryshme dhe me duhet te them ne Azi, ajo eshte zona ime e rehatise. I njoh njerezit shume mire, i njoh problemet. Nuk jam ekspert aziatik ne cilindo nivel, por per shkak se kam kaluar vite atje, kam nje rrjet te gjere. Ne menyre instiktive kam ide te mira gjykimi mbi menyren si t’u pergjigjesh situatave ne Azi, pasi di shume mbi historine dhe traditat aziatike. Ketu, sigurisht, kjo ka qene e re per mua.
Ju ia niset ketu nga fillimi.
Nga e para. E di, ti krijon gjykimet ose instinktet ne varesi te situatave dhe keshtu, sapo kam mberritur ketu kam biseduar me njerezit. Kishte shume gjera qe me ndermendin Korene e Jugut te viteve 1980-te.
Korene e Jugut?
Saktesisht ne vitet 1980-te dhe levizjen demokratike. Keto ishin gjerat qe me kujtuan Tailanden e viteve 1990-te.
Shpresoj qe te mos kete qene Kamboxhia.
Kishte disa gjera, sigurisht.
Per shembull?
Fakti qe te dy vendet dolen thuajse ne te njejten kohe nga nje periudhe erresire. Ketu, ndonese kemi folur me heret mbi veshtiresite gjate viteve te Hoxhes, te pakten kishte arsim baze. Serish, nje kujdes shendetesor shume te pazhvilluar, por njerezit ishin ne gjendje te ushqenin veten dhe kishe nje nivel baze te arsimimit. Ky nuk ishte rasti i Kamboxhias. Por duke pasur ate pervoje te Kamboxhias me ka ndihmuar te zhvilloj nje fare kornize per ketu. Nuk jane thjesht problemet brenda vendit, po si te drejtosh nje ambasade, si ta trajtosh burokracine ne Uashington, e di, te gjitha keto pjese jane gjithashtu te rendesishme per te qene nje ambasador i mire.
Ju po thoni se misionet diplomatike jane te njejtat ne te gjithe boten?
Ka ngjashmeri.
Ngjashmeri?
Ka shume ngjashmeri.
Cila ishte dosja me e rendesishme apo ceshtja qe gjendet mbi tavolinen tuaj kur mberritet ne Shqiperi?
M’u tha se Uashingtoni e shihte Shqiperine dhe shqiptaret si miq te aleate te ngushte. Shqiperia u be anetare e NATO-s kryesisht me mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara ne vitin 2009.
Absolutisht me mbeshtetesja.
Ne jemi krenare per kete. Ky ishte nje vendim i mire. Kjo ishte absolutisht gjeja me e mire per te bere. Ndaj m’u tha se do te jesh ne situatat ku njerezit jane me pro-amerikanet, por me shume se kaq, ata shohin drejt Amerikes per drejtim, per udheheqje, per keshillim. Kjo eshte nje gje shume e vlefshme dhe ti duhet te besh nje pune te mire. Ndaj, e kuptova se ndoshta gjeja me e rendesishme per mua ishte te isha nje komunikues i mire.
Nje komunikues me shoqerine ne pergjithesi?
Me shoqerine, me drejtuesit polike, me aparatin qeveritar. Sikurse e thate ju eshte nje vend i vogel, te gjithe duket se e njohin njeri-tjetrin. Njerezit kane pikepamje te forta mbi…
Te gjithe e njohin Ambasadorin Amerikan!
Eshte e vertete. Ndaj mendoj se masa e suksesit per cilindo Ambasador eshte se sa ai ose ajo po komunikon me menyre efikase mesazhin nga Uashingtoni, se si ndihet Amerika mbi nje ceshtje te caktuar, si dhe raportimi qe i dergohet Uashingtonit.
Ne pergjithesi, mesazhet qe ju komunikoni jane mesazhe nga Uashingtoni apo gjithashtu edhe mesazhet tuaja personale?
Kjo eshte dicka qe terheq shume njerez dhe me jane bere shume pyetje per kete.
Dhe diskutim me i madh eshte...
E di, e di. Mua me duket shume e qarte, por me lejoni ta shpjegoj edhe nje here. Kur dikush eshte ketu si Ambasador, ata perfaqesojne Shtetet e Bashkuara. Une mund te kem pikepamjet e mia vetjake. Pararendesit e mi pa dyshim ka pasur pikepamjet e tij gjithashtu, por kur ato shprehen ne publik, mendoj thuajse gjithmone privatisht gjithashtu, ato jane pikepamjet e Ambasadorit Amerikan.
Ky eshte mesazhi qe vjen nga Departamenti i Shtetit?
Jo vetem Departamenti, ne te vertete nga Shtepia e Bardhe.
Shtepia e Bardhe!
I gjithe aparati i qeverise se Shteteve te Bashkuara, por pasi qe une jam zyrtar karriere i sherbimit diplomatik, ndodhem ketu pasi Presidenti me ka zgjedhur.
Por ka ndryshime ne kendveshtrimin e Shqiperise apo te vendeve te tjera mes Departamentit te Shtetit, Shtepise se Bardhe, Kongresit, Komisionit te Marredhenieve me Jashte.
Per shkak se Ambasadori eshte perfaqesuesi personal i Presidentit, gjate gjithe kohes, ne raportojme ne Departamentin e Shtetit, por ketu ne Ambasade kemi perfaqesues nga Pentagoni, nga Departamenti i Drejtesise, nga Agjencia e Zhvillimit Nderkombetar, nga Korpusi i Paqes, ndaj ketu ne Shqiperi une nuk jam zyrtar i Departamentit te Shtetit. Jam perfaqesues personal i Presidentit. Sigurisht qe jam i ndergjegjshem se si ndihet Departamenti i SHtetit, por une duhet te beje nje pune te mire ne perfaqesimin e interesave te te gjitheve. Dhe, nese ndodh ndonje rast kur me duhet te marr nje pikepamje qe eshte e ndryshme nga Departamenti i Shtetit – nuk ka ndodhur ende dhe shpresoj qe te mos ngjase – me duhet te jem ne gjendje ta bej kete. Serish, nuk mund ta perfytyroj qe kjo mund te ndodhe, dhe kjo do te ishte dicka shume shume e veshtire per t’u bere. Por, nese dikush eshte nje zyrtar karriere ose nje diplomat i caktuar politikisht, ne perfaqesojme Presidentin ketu.
Sa i madh eshte personeli i Ambasades Amerikane ketu ne Tirane?
Kemi mbi 50 amerikane. Kemi nje numer njerezish qe jane ketu si kontraktore, ose si staf aktual jo-diplomatik. Do te thoja se kemi rreth 250 punonjes shqiptare, perfshire shoferet, personelin e sigurise…
Rreth 350?
Do te thoja 350, 400 pak a shume.
A eshte kjo nje ambasade e vogel krahasuar me misionet e tjera ne bote?
Do ta vendosja ne kategorine e vogel ne mesatare.
Kemi 20 vjetorin e rihapjes se Ambasades dhe une dua t’ju bej disa pyetje mbi kete. A ishte e veshtire per amerikanet qe nuk kane pasur marredhenie diplomatike me Shqiperine per rreth 46 vite, 44 vite?
Ishte e veshtire.
Me duket se misioni i fundit u largua nga Shqiperia ne 46-en ose 47-en, mendoj nentor 1946.
Historia ime e preferuar, dhe nuk eshte per Ambasaden ne vetvete. Historia ime e preferuar per Shqiperine eshte gjate luftes se ftohte. Kishte shume momente te veshtira. Ne 1970-en ndodhi Procesi i Helsinkit, KSBE(Komisioni per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope) qe me vone u be OSBE-ja, dhe Akti Perfundimtar i Helsinkit, qe u nenshkrua ne 1975. Ne ceremonine e nenshkrimit kishe perfaqesues nga vende te NATO-s, nga vende te Paktit te Varshaves, vende te tilla si Zvicra dhe Austria, Jugosllavia, te gjithe me perjashtim te nje vendi.
Shqiperise.
Po, Shqiperise.
Shqiperia nuk pranoi te merrte pjese ne Aktin e Helsinkit.
Te gjithe, me perjashtim te Shqiperise. Dhe nuk e dija kete perpara se te vija ketu per kete detyre, dhe e lexova kete, e me goditi me te vertete. Ky fakt i vetem per mua dramatizon shkallen qe Enver Hoxha dhe regjimi i tij zgjodhen per ta izoluar vendin, nga gjithkund. Dhe se si kjo ka pasoja edhe sot.
DY DEKADA NGA RIHAPJA E AMBASADES
A keni pergatitur dicka te vecante per te festuar 20 vjetorin e rihapjes se Ambasades?
E vleresoj shume qe me pyesni per kete. Ky sigurisht qe eshte 20 vjetori. Ne muajin mars patem ne fakt pervjetorin e vertete te rilidhjes se marredhenieve diplomatike dhe Ministria e Puneve te Jashtme kishte organizuar nje ceremoni shume te kendshme, por ju kujtohet se muaji mars ishte tejet i ngarkuar per ne dhe kishim shume gjera ne vazhdim e siper, dhe e dija se Ambasada ishte rihapur ne te vertete ne muajin tetor. Dhe u thashe te gjitheve ne staf, shenoni ne kalendar qe ne muajin tetor do te kemi nje festim nje javor.
Cfare lloj festimi?
Do te nisim te dielen me 2 tetor me nje panair te hapur, panair ne rruge. Do te jete ne zonen pedonale ngjitur me Galerine e Arteve. Ne partneritet me bashkine, shume njerez kane punuar per kete, do te kemi shume stenda, do te jete si nje feste, nje panair. Do te kemi gjera per femije, nje skene, kemi takuar disa prej miqve tane jashte vendit qe te mundesojme zbavitje muzikore, do te jete Banda e Marines se Shteteve te Bashkuara, gjithashtu stenda informative mbi jeten amerikane, pjese te ndryshme te Ambasades dhe me cfare merren ato, nje bar karaoke, ushqime dhe pije. Mendoj se do te jete shume argetuese. Me duket se do te zhvillohet nga ora 11 e mengjesit deri me 5 pasdite. Kjo do te jete te dielen, me 2 tetor. Do te kemi nje pritje te vogel per VIP-at te marten, i bie 4 tetor. Te ftuarit do te hyjne vetem me ftese, por shpresojme te transmetohet ne televizion. Te thuash te drejten ajo do te jete per te perkujtuar rihapjen e vertete te ambasades pas 20 vitesh. Do te kemi nje simpozium akademik, do te ftojme disa gazetare dhe te tjere, akademike, qe jane filmuar ne vitet 1991-1992, gjate atyre koherave thuajse shume revolucionare ne menyre qe te ofrojne retrospektiven e tyre dhe pikepamjet e tyre mbi zhvillimet sot. Me pas do te kete nje aktivitet te vogel, vetem brenda ambasades, ku jane ftuar disa prej ish-punonjesve te Ambasades, disa qe kane dale ne pension.
Disa diplomate qe kane sherbyer me pare ne Shqiperi?
Mendoj qe disa prej tyre do te vijne, por nuk e di me saktesi se kush. Disa prej tyre jane te zene duke bere shume gjera, por shpresoj qe te shohe sa me shume qe te kene mundesi te vijne.
Perpara se te vinit ne Shqiperi, a jeni takuar me ish-Ambasadoret qe kane sherbyer ketu?
E njihja Xhozef Lejk-un shume mire kur punonim se bashku ne Uashington ne vitet 90-te. Pa dyshim njihja Mariza Linon gjithashtu, Ambasador Xhefrin, Marsi Ris, e cila eshte nje nga zyrtaret me te larte ne Departamentin e Shtetit, si dhe sigurisht Xhon Uidhersin. Kam takuar te tjere gjithashtu, por keta jane ata qe njoh, pervec Kris Hillit, sigurisht.
Jam duke shkruar nje lloj biografie mbi Enver Hoxhen, dhe po lexoja disa kabllograme te rendesishem te derguar nga zyrtare te ndryshem te Hoxhes, dhe nje nga me te rendesishmit eshte shkruar nga nje ushtarak pergjegjes per Portin e Durresit. Ne fund thoshte se ishte ora 9 e darkes me 14 nentor, amerikanet u larguan me anije ne nje vapor te madh. Amerikanet u kthyen ne Shqiperi pas 44 viteve. Mendoni se kjo fryme pro-amerikane e Shqiperise ishte ende gjalle kur amerikanet u rikthyen ne Shqiperi. Pasi ata ishin zyrtarisht armiqte me te keqij te Shqiperise gjate kohes se Hoxhes.
E di. Kam lexuar pak nga historia dhe letersia qe e pershkruajne kete, ndaj eshte e mrekullueshme per mua. Kjo flet shume mbi frymen shqiptare per te cilen po flasim. Por, kur sheh ne histori, dhe njerezit me kujtojne se cili ishte roli yne ne 1919, se cili ishte me zhvillimet ne Kosove, mendoj qe historia ka qene shume fatsjellese per ne. Mendoj qe kemi bere gjerat e duhura, gjithashtu, por kemi qene me shume fat. Jam kaq i lumtur qe populli shqiptar eshte mirenjohes per kete, por kjo eshte gjithashtu nje pergjegjesi e madhe.
A ju kujtohet vizita e Sekretarit te Shtetit Xhejms Bejker ne Shqiperi?
Me kujtohet, me kujtohet. Kam pare shume filmime.
Ketu ne ambasade?
Mendoj ne emisionin tuaj, kam pare disa filmime. Ne kemi disa foto ne Ambasade. Sigurisht me kujtohet qe kam lexuar per kete me pare ne 1991. Ishte e veshtire per t’u pershkruar.
NJE RREFIM I CLIRET PER FAMILJEN
Si ishte familja juaj? Biografia juaj thote se babai juaj ishte nga Meksika dhe nena nga Japonia. Ata ishin se bashku ne bazen amerikane ne Japoni. Cila eshte historia e prinderve tuaj dhe dashuria e tyre?
Ne fillim mbi babane tim. Ai ka lindur ne Meksike. Familja e tij ishte e varfer, pabesueshmerisht e varfer. Babai im nuk e vazhdoi shkollen pas klases se trete ose te katert. Ai ishte nje person shume i zgjuar.
A ishte nje familje e madhe?
Ishte nje familje shume e madhe. Ata kapercyen kufirin dhe erdhen ne Amerike, nuk mendoj se kane pritur ne radhe per vize ne Ambasaden e Sh.B.A.-se?
Pra, ishte e paligjshme?
Nuk e perdor kurre termin i paligjshem, por nuk jam i sigurt nese ata kane qendruar ne radhe per vize. Ata migruan ne veri, kaluan pak kohe ne Teksas, dhe perfunduan ne Micigan ne fabrikat e automobilave. Babai im shkoi ne ushtrine e Shteteve te Bashkuara.
Ai ishte i ri kur kaperceu kufirin?
Ishte rreth 10 vjec, nga ajo qe me kujtohet te me kete thene. Ai hyri ne ushtrine e Shteteve te Bashkuara. Ata ishin shume te varfer. Ai u thirr ne sherbimin ushtarak te Shteteve te Bashkuara kur ishte shume i ri. Ai luftoi ne Evrope.
Ne Evrope?
Ne Evrope. Divizioni i tij mori pjese ne clirimin e Frances jugore. Ata ishin pjese e fushates italiane, nga Sicilia. Mendoj ka qene 1943-1944. Kjo ishte koha e tije kryesore ne kembesori, ne Evrope. E dini, Shpetoni Ushtarin Rajan, te gjithe ate. Ai e ka perjetuar ate. Ndaj, babai im do te jete gjithmone heroi im me i madh.
Ai luftoi per dy vite ne Evrope?
Po. Pas luftes, ai u caktua me forcat okupatore amerikane ne Japoni. Atij i pelqeu Japonia. Aty takoi nenen time. Ajo ishte ne Kioto. Ajo kishte lindur dhe ishte rritur ne Japoni. Ai vajze e re, iu desh te fshihej ne vendstrehim prej sirenave te bombarduesve. Keta ishin bombardues amerikane. Ishte kohe lufte, e kuptoj plotesisht kete. Por ajo ishte nena ime, qe fshihej ne vendstrehime, me thuajse asgje per te ngrene. Dhe kjo ka bere…lufta ka pasur nje ndikim te forte mbi mua, kur shoh te dy anet e tablose. Keshtu qe u takuan ne Japoni. Kryesisht nena ime u kujdes per mua. Nenat japoneze te atij brezi jane te mirenjohura per theksin mbi arsimin. Ndaj, ajo ishte personi qe me shtyu qe te dilja mire ne shkolle. Babai im sigurisht ishte shume mbeshtetes. Ai sherbeu me vone ne Kore. Ai sherbeu ne Vietnam. Ai nuk ishte gjithmone aty.
Ai shpenzoi kohe ne Kore gjate luftes dhe ne Vietnam gjate luftes?
Gjate luftes koreane, njesia e tij ishte vendosur ne Japoni. Aty i ndodhi nje aksident i tmerrshem ne nje xhip. Desh e vrau. Krahu iu thye dhe ai qendroi i shtruar ne spital pergjate pjeses me te madhe te konfliktit Korean. Por ai sherbeu ne Kore ne nje tur te pashoqeruar nga familja ne vitet 1960-te. Ai ishte ne Vietnam…
Gjate luftes?
Ai ishte atje gjate 1969 deri ne 1970.
Cilat ishin kujtimet e tij mbi luften.
Eshte per te qeshur, Blendi, pasi kur une isha i ri, atij nuk i pelqente te fliste shume per kete.
Perse?
Mendoj se ajo ishte puna e tij ne ate kohe. Ai ishte thirrur per te bere dicka dhe e beri. Ai nuk u mburr per kete. Ai donte te ishte thjesht nje at i zakonshem per mua. Por ndersa u rrita dhe nisa te kuptoj me shume mbi keto gjera, do t’i beja pyetje dhe ai nuk ishte kurre ngurrues te fliste mbi kete, por gjithmone me perkiste mua te nisja me pyetjet.
Ai nuk donte te fliste mbi kete teme ne pergjithesi.
Ne pergjithesi kur une isha duke u rritur, por ndersa u rrita ai ishte me i hapur per te folur mbi te. Me rastin e 50-vjetori te Dites se zbarkimit ne Normandi, ai vizitoi Francen se bashku me shoket e tij te hershem. Ata ishin shume te thyer ne moshe atehere. Ata u priten ne France si heronj. Ai eshte ende gjalle sot.
A ishte e veshtire ne kete familje mes nje ushtari amerikan dhe nje vajze japoneze?
Ata me kushtuan shume vemendje, isha pakez i perkedhelur. Rritja ishte interesante pasi asnjeri prej tyre nuk e kishte anglishten gjuhen amtare. Anglishtja e tim eti eshte e shkelqyer, me te vertete, por niveli i tij arsimor ishte shume elementar. Ai ka pak theks kur flet. Nena ime nderroi jete rreth tri vite me pare. Kuptimi i saj i anglishtes ishte shume i mire, por kishte nje theks shume te forte. Mendoj se do ta kishit pasur shume te veshtire per ta kuptuar ate qe nena ime po te thonte. Keshtu qe ky ishte mjedisi ne te cilin u rrita.
Por ju u rritet te Kolorado?
Po.
Pse ne Kolorado?
Aty ka nje baze te madhe ushtarake amerikane dhe ketu u caktua babai im kur u largua nga Japonia.
Ju u rritet ne nje baze ushtarake?
Ishte shume prane bazes, ne jetonim ne shtepi per civile.
Por, rreth ketij ajri ushtarak a nuk ishte e veshtire qe te ishe femije?
Nuk do te thoja qe ishte e veshtire.
Ose a ishte e kendshme? Pasi femijet ne pergjithesi magjepsen nga uniformat.
Ishte shume e kendshme. Me kujtohet se ajo qe ishte e veshtire ishte fakti qe babai im qendroi nje vit ne Kore dhe une isha ne kopsht, por une e kujtoj kete shume mire. Kur une hyra ne klasen e gjashte, ai ishte ne Vietnam. Ai na shkruante cdo dite, pa nderprerje. Ne merrnim letrat. Me pas ndodhi qe per nje periudhe nuk degjuam prej tij per afro dy jave – kjo ndodhi perpara se te ekzistonte posta elektronike, nuk e kishte te mundur te telefononte.
Vetem letrat.
Me kujtohet nena ime, ajo u perpoq te ishte trime, me pas nisi te qaje; ajo mendoi se dicka mund t’i kete ndodhur atij, edhe une isha trim por nga fundi – mendova – nuk kemi per ta pare kurre me ate. Dhe me pas letrat rinisen te vijne. Kishte pasur nje vonese ne poste. Por me kujtohet qartesisht kur ne menduam se ai mund te mos kthehej me ne shtepi.
Le te kthehemi tek pyetja qe ju bera me heret, perse zgjodhet diplomacine? Ai ishte vendimi juaj apo i nenes suaj, a ju shtyu babai juaj?
Ishte qartazi vendimi im, por u ndikova nga mjedisi – te paturit e babait nga Meksika dhe te nenes nga Japonia.
Nje perzierje kulturash.
Nje perzierje kulturash. Fakti qe ai ishte ne ushtri dhe kishte udhetuar shume. Ne jetuam ne zonen e Kanalit te Panamase, kur une isha i vogel. Ndaj, isha gjithmone shume i interesuar per kultura te ndryshme, gjuhe dhe histori. Isha gjithashtu shume i interesuar per Shtetet e Bashkuara. Kur isha ne shkolle dhe njerezit me treguan rreth sherbimit diplomatik, mendova – o Krisht, kjo qenka per mua. Eshte zbavitese, kjo ishte ajo qe une doja te beja ne shkollen e mesme.
Cili ishte misioni juaj i pare ne sherbimin e jashtem?
Ishte zyrtar konsullor ne Seul, Kore ne 1982.
Gjithmone e veshtire.
Gjithmone e veshtire dhe ne keto kohe Korea e Jugut e ka udhetimin pa viza, me ate qe ne e quajme Programi i Heqjes se Vizave, por ne ato vite, kushtet ekonomike dhe sociale ishin shume te ndryshme ne Korene e Jugut. Koreanet jane nje popull i forte dhe kur na duhej t’u refuzonim vizen, ata merziteshin shume. Ishte nje pervoje shume magjespsese.
Shume kerkesa per viza ne ate kohe?
Kerkese e pamase.
Pasi kishte nje komunitet te madh Korean ne Sh.B.A.?
Shume te madh ne ate kohe.
Me pas ju shpenzuat kohe ne Japoni, Tailande dhe Kamboxhia.
Kam qene ne Japoni dhe me pas u ktheva ne Kore ne vitet 1980 si zyrtar politik. Me pas, sikurse e permendet, isha ne Tailande ne vitet 1990-te. Kam kaluar shume kohe ne Uashington ne ’90-en gjithashtu. Kam qene ne Shtepine e Bardhe ne Keshillin Kombetar te Sigurise per nje vit. Me pas ka shkuar ne Kamboxhia si numri dy. Me pas u ktheva ne Bankok, Tailande si numri dy gjithashtu.
Cili ishte misioni juaj me mbreselenes?
Mendoj qe per mua ka qene ne Korene e Jugut ne 1980-en…
Perse?
E di qe njerezit thone ne Shqiperi perqendrimi duhet te jete shume i madh, por ne Korene e Jugut ne ate periudhe, kishim rreth 45,000 trupa amerikane, shume prej tyre ne vijen e frontit, krah per krah me Republiken e Korese e cila perballej me nje armik shume te rrezikshem Korene e Veriut. Perpiquni te perfytyroni vemendjen, fokusin e Sh.B.A.-se ketu ne Shqiperi – shumefishoheni me 100 here dhe mendoj se mund t’ju krijoje idene e te qenit ne Korene e Jugut ne vitet 1980. Mendoni shume shtypese…
Dhe ishte nje periudhe e veshtire pasi te dy kampet ishin ende gjalle. Bashkimi Sovjetik dhe komunist…
Shume e vertete. Politika ishte shume e percare ne vend. Ishte nje demokraci por me disa zbatime jo te njetrajtshme. Ne vitin 1980 ndodhi nje grusht shteti, faktikisht ne 1979. Ish Shefi i Sherbimit Informativ qelloi me arme dhe vrau Presidentin Park Cung Hi. Dhe ceshtje ditesh, ne te vertete pas dy muajsh, pati nje grusht shteti dhe drejtuesi i grushtit te shtetit u be kryetar i shtetit. Pati disa zgjedhje. Dhe ai u be president…
Zgjedhje?
Zgjedhje, mendoj se eshte e drejte te thuhet dhe se ai kishte folur se do te rikandidonte serish ose do te jepte doreheqjen, ishte e paqarte. Une isha nje zyrtar shume i ri. E admiroja kaq shume Ambasadorin tone ne ate kohe, zevendes shefin e misionit, shefin politik. Kishim nje seksion politik shume te madh, ishte ndoshta me 12 persona. Ndaj, ishte nje pervoje shume formesuese. Kisha kuptuar rendesine e pasjes se opozites, rendesine e te drejtave te njeriut, kushtetueshmerine, te gjitha keta pervoja i perftova kur isha 26,27, 28 vjec. Me kujtohet shume mire. Prandaj, kjo ka qene detyra ime me emocionuese.
Me emocionuese e misionit tuaj. Si eshte nje dite juaja ne Tirane, Z. Ambasador. Si eshte kalendari juaj?
Para se gjithash une kam nje asistente te mrekullueshme. Emri i saj eshte Patrishia Hart, ne kemi punuar se bashku ne Bankok, ajo ka punuar per Ambasadorin dhe une isha numri dy. Ajo me ndihmon me organizimin e kalendarit. Ndonjehere ajo eshte portierja dhe u thote njerezve: ai eshte shume i zene me pune.
Kalendari juaj eshte shume i ngarkuar?
Shume i ngarkuar ose nevojitet kohe pasi eshte fizikisht e pamundur qe te kaloj nga nje gje tek tjetra, por e dini se edhe cilesia eshte e rendesishme gjithashtu. Keshtu qe nese nuk jam i pergatitur, nese nuk e kam idene se c’po ngjet ketu – kjo interviste, nese nuk do te kisha pasur mundesine te mendoja dhe te persiatesha mbi te, do te ishte nje interviste e keqe. Do te me nxirrte keq dhe kjo do te nxirrte keq Shtetet e Bashkuara. Ndaj, ajo ben nje pune shume te mire ne te siguruarit qe une te jem i pergatitur. Une jam 53, nuk jam plak por as i ri si dikur. Ndaj, ajo sigurohet qe edhe ritmi te jete i duhuri. Une kam nje kalendar shume te ngjeshur. Perpiqem te dal dhe te takoj njerez, te flas me sa me shume njerez te mundem. Ka gjithashtu mbledhje te brendshme. Une shquhem per mospelqimin e mbledhjeve.
A flisni me njerez qofte ne restorante, bare, kur ecni?
Perpiqem. Ndonese nuk eshte e lehte, pasi eshte pak nje angazhim artificial. Kam takuar disa njerez shume interesante, thjesht duke pire kafe, ose i kontaktoj ata me vone.
Cili eshte niveli i shqipes suaj?
Kuptoj disa fjale, ndjek gjerat ne TV. Une mund ta kuptoj tematiken, por fatkeqesisht nuk kam ndjekur mesime formale. Mendoj qe mund te ndjek disa mesime, mendoj qe do te ishte interesante, por puna qendron se nese e bej kete, dua ta bej si duhet.
Ju flisni disa gjuhe te huaja.
Kam studiuar disa gjuhe te huaja. Japonishtja ime eshte ne rregull. Koreancja ime nuk eshte e keqe. Tajlandishtja ime dhe gjuha ime kmere jane shume elementare. Kam harruar kaq shume.
A keni studiuar shqip?
Jo, te thuash te verteten jo. Kam marre disa mesime, gjera te thjeshta: miremengjesi, mirembrema.
Kishte nje dosje te madhe mbi Shqiperine ne Departamentin e Shtetit kur ju emeruan. Ju u gjendet perpara nje dosje te madhe mbi tavoline apo…?
E dini, mund te kete qene nje dosje e madhe, por une thashe – nuk mund ta perthith, me nevojitet nje memorandum prej pese faqesh me te gjithe pikat e rendesishme, ndaj me thoni vetem gjerat me te rendesishme. Por, mendoj qe jam nje person qe i pelqen te mesoje shume nga te folurit me te tjeret, gjithashtu.
WIKILEAKS DHE SI FUNKSIONOJNE KABLLOGRAMET
A jeni te pakenaqur me botimin e Wikileaks-it ne mbare boten, por vecanerisht ne Shqiperi?
Jam tmerresisht i pakenaqur, jashte mase i merzitur. Mendoj se per cilindo ne profesionin tone kur sheh ate qe ka bere Wikileaks, vetem demi i shkaktuar nga ai…eshte nje ndjesi neveritese. Mendoj per kohen kur kam qene ne Kore dhe kur flisja me njerezit, serish, ne nje orvatje per t’u perpjekur dhe per te kuptuar zhvillimet ne shoqerine ne Korene e Jugut dhe njerezit ne Uashington donin te dinin. Ata thane – cfare mendojne njerezit? Keshtu, keta ishin njerez te cileve u besoja dhe qe me besuan. Ata e dinin se do te raportoja disa prej ketyre gjerave, por serish kishte disa rregulla loje qe funksionin dhe Wikileaks-i i fshiu te gjitha keto. Eshte thjesht nje gje e tmerrshme, e tmerrshme.
A ishit ju pjese e Wikileaks? A ishte emri juaj ne kabllograme?
Kam pare qe emri im eshte permendur ne nja dy kontekste. Per te qene i sinqerte, c’eshte e verteta nuk i kam kushtuar vemendje.
Ambasador, ne pergjithesi Ambasadori i Sh.B.A.-se ose nje ambasador nga bota, raporton mbi informacionet qe ka, raporton per mbledhjet zyrtare, raporton shtypin ose ben komente te tij?
Mendoj te gjitha te mesipermet. Varet gjithashtu nga Ambasadori konkret. Disa jane tejet energjike. Ne i quajme ata akademike te mbyllur, si profesoret e universiteteve. Ata shkruajne shume vete, ne varesi te njerezve me te cilet bisedojne ose takimeve qe kane. Te tjere delegojne me shume dhe u thone shefit politik ose zyrtarit politik – pergatit dicka. Eshte e vertete se pjesa me e madhe e raportimeve qe dergohet, me te shumtet ose shume prej tyre, Ambasadori zakonisht nuk i sheh. Jo vetem ketu, por ne pergjithesi. Keshtu emri shfaqet ne fund. Nese une ndodhem ne vend dhe ka nje mesazh qe dergohet, emri im do te jete gjithmone ne fund. Por, nese une jam larguar, dhe Debi eshte ketu, atehere ai do te thote Jones (lexo: Xhons) ne fund. Une mund te kem lexuar dicka, mund te kem bere disa ndryshime ose te kem thene – kjo nuk e sakte, ribejeni – ose mund te mos e kem pare kurre. E gjitha varet, por cdo ambasade e mire varet per nga drejtimi Ambasadori dhe numrit 2 qe thone- duhet te dilni, duhet te flisni me njerezit, pyetini per kete ceshtje dhe me pas na duhet ta raportojme ne Uashington.
Perpara se te dergoni dicka ne Uashington, a i kontrolloni ose verifikoni faktet? Nese diskutoni me dike dhe ai ju ka dhene nje informacion, a e kontrolloni nese informacioni eshte i vertete ose jo? Apo nuk eshte kjo detyra juaj.
Perfundimisht, madje edhe nese une nuk e kam shkruar ose nuk e kam pare ate, dhe emri im gjendet ne fund, jam pergjegjes per te. Ose nese emri i Debit (Deborah Jones zv/ambasadore e SHBA, shenim i Redaksise) eshte ne fund, ajo eshte pergjegjese per permbajtjen. Por serish, nese une do te lexoja cdo kabllogram, nuk do te kisha pasur kurre kohe per intervista ose cdo gje tjeter. Duhet te delegosh, duhet t’u besosh njerezve. Ne ambasade tani, Debi kupton gjerat qe po perpiqem te bej, ajo qe eshte e rendesishme per mua; Xhenifer Mur – shefja e re e seksionit politik, qe dikur drejtohej nga Pol Polites – e kupton dhe prandaj eshte detyra e saj qe t’ia beje me dije Patrishes – ajo eshte gjithmone personi qe kontrollon shkresat qe vijne tek une – duhet thene, a mund t’ia tregoni kete Ambasadorit, ai duhet ta shohe kete. Une mund te them, me kenaqesi, ose mund te them, jam shume i ngarkuar. Duhet te perdoresh gjykimin tend. Pra, serish u perket atyre. Ato mund te thone, jo, jo, jo, zoteri, ju duhet ta shihni kete. Pasi nuk jemi te sigurt ose sepse ka dicka ketu qe eshte pak delikate, me pas do te bie dakord dhe do te nderpres cdo gje qe jam duke bere, do ta shoh ate dhe do te them nese eshte ne rregull ose jo. Por, sa i perket permbajtjes, me duhet te mbeshtetem tek stafi im qe ata e dine ate qe po bejne, qe te be