PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Krantja: Ndjej frymėmarrjen e publikut, edhe kur salla ėshtė nė heshtje


E Diele, 01 Prill 2012

INTERVISTA/ Dirigjenti Ermir Krantja, “Artist i Merituar” tregon emocionet e Koncertit Simfonik tė Pranverės



Nė kuadėr tė aktiviteteve qė po zhvillohen me rastin e 100-vjetorit tė krijimit tė shtetit shqiptar, “Koncerti Simfonik i Pranverės”, i cili tashmė ėshtė kthyer nė njė traditė tė pėrvitshme pėr Forcat e Armatosura, shėnoi njė hap mė tė lartė cilėsor tė Orkestrės Frymore tė FA. Ekzekutimi dhe interpretimin mjeshtėror e profesional i veprave muzikore shqiptare dhe tė huaja, tregoi pėr njė arritje tjetėr tė suksesshme. Koncerti u dirigjua nga dirigjenti i mirėnjohur, “Artisti i Merituar”, Ermir Krantja, tė cilit i morėm kėtė intervistė.



“Koncerti Simfonik i Pranverės”, ishte ai qė hapi siparin e aktiviteteve pėr vitin 2012, qė po zhvillohen nė kuadėr tė 100-vjetorit tė krijimit tė shtetit shqiptar, donim tė pėrcillnim diēka mė tepėr pėr lexuesin e gazetės “Ushtria”, lidhur me kėtė aktivitet.

Dua tė theksoj qė me “Koncertin Simfonik tė Pranverės”, ne kemi hapur siparin e aktiviteteve vjetore edhe mė pėrpara. Por unė jam pėrpjekur ta thyej kėtė traditė duke dashur tė krijoj njė sezon artistik tė rregullt, tė programuar edhe me logjikėn tematike artistike qė i pėrgjigjet eventeve tė rėndėsishme tė kėtij viti, jubileut tė madh, 100-vjetorit tė Pavarėsisė dhe 100 vjetorit tė krijimit tė ushtrisė. Pra, si njė aktivitet nga mė tė rėndėsishmit e vitit, tashmė me njė traditė tė vetėn ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė, por OFFA nė mėnyrė tė rregullt ka bėrė njė program artistik sezonal duke perfomuar ēdo muaj sė bashku me grupet e vogla qė bėjnė pjesė nė to. Koncertet, kanė filluar nė muajin tetor tė vitit tė kaluar dhe tani nė vitin aktual 2012, formacionet e kėsaj orkestre kanė vazhduar me performimin e tyre nė janar, (ansambli i harqeve, pjesė pėrbėrėse e kėsaj orkestre), nė muajin shkurt njė koncert i tėrė orkestrės me dirigjentin Halim Teqja dhe tani pėr tė ardhur nė kėtė event, “Koncertin Simfonik tė Pranverės”. Ky koncert finalizon hapjen e aktiviteteve posaēėrisht tė menduara pėr 100-vjetorin festėn e rėndėsishme pėr tė gjithė shqiptarėt. Qėllimi im ėshtė qė nė Shqipėri tė ndryshojė mentaliteti ekzistues pėr njė orkestėr frymore, pra njerėzit duhet tė kuptojnė qė orkestra frymore nuk ėshtė vetėm pėr tė perfomuar nė rrugė, ose pėr tė bėrė shėrbimin ceremonial (qė ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e aktivitetit tė kėsaj orkestre), pėrkundrazi ėshtė njė orkestėr simfonike ekuivalente me orkestrat e teatrove edhe pse pa ekzistencėn e harqeve, pra ėshtė njė ansambėl profesionist orkestral qė ėshtė nė gjendje tė transmetojė mesazhe tė rėndėsishme duke ekzekutuar me tė njėjtat cilėsi profesionale tė njė orkestre tė njė teatri. Interesi i publikut i demonstruar nė aktivitete qė kjo orkestėr ka bėrė vitin e fundit, pra njė pjesėmarrje jo vetėm sasiore, por edhe kualitative e shoqėruar me vlerėsime tė artistėve mė tė shquar shqiptarė, demonstron qė iniciativa e marrė ishte e drejtė dhe qėllimi plotėsisht i realizuar.

Ju keni disa bashkėpunime me Orkestrėn Frymore tė FA dhe “Koncerti Simfonik i Pranverės”, tashmė ėshtė kthyer nė njė traditė tė pėrvitshme qė shėnoi njė tjetėr arritje tė suksesshme, si ndjeheni ju nė punėn me kėtė orkestėr?

Kur iu futa kėsaj pune nuk pata asnjė dyshim pėr rezultatin. Pėrvoja 44-vjeēare si dirigjent, me 40 orkestra shqiptare dhe tė huaja nė Europė dhe SHBA, si dhe njė pėrvojė e re e pėrftuar vitet e fundit nga orkestra frymore tė huaja, mė ngacmoi qė tė mendoj shumė seriozisht, pėr tė shpalosur vlerat e kėtyre muzikantėve, komponentė tė OFFA-s. Pata njė besim tė patundur pėr realizimin e qėllimit nga bindja qė krijova edhe nga disa audicione tė mėparshme tė orkestrės. Mendoj qė tė tre koncertet e pranverės nė mėnyrė tė meritueshme kanė krijuar atė qė tashmė tė quhet traditė, si njė event i kėrkuar nga publiku. Tė gjitha kėto koncerte kanė ardhur nė rritje dhe interesante ėshtė tė thuhet se ato nuk kanė pėrsėritur njėri tjetrin, nė strukturėn e programeve, nė mėnyrėn e konceptimit dhe tė paraqitjes. Nė kėtė kėndvėshtrim unė them se nga i pari te i dyti, u pa njė diferencim i dukshėm dhe nė koncertin e fundit mendoj se u bė njė shkėputje e rėndėsishme e ekzekutimit dhe interpretimit tė veprave, gjė qė dėshmon edhe pėr njė maturitet tė vazhdueshėm tė vetė muzikantėve tė orkestrės tė cilėt me kėto programime tė njė sezoni tė rregullt sezonal kanė fituar njė eksperiencė tė re krijuese dhe njė besim nė vetvete.

Pamė se gjatė shfaqjes koncerti u ndoq me mjaft interes nga tė pranishmit, gjithashtu veprat qė u interpretuan nga Orkestra Frymore e FA, ishin tė autorėve vendas dhe tė huaj. Diēka rreth pėrzgjedhjes sė tyre?

Ka gjithmonė njė motiv nė pėrzgjedhjen e njė programi, pra sė pari duhet tė mendosh mesazhin qė duhet tė transmetosh, sė dyti elementėt me tė cilėt do tė realizosh kėtė mesazh, (krijimtaria dhe orkestra me tė cilėn ti bashkėpunon), sė treti publikun tė cilit duhet t’i transmetosh mesazhin tėnd. Siē e pėrmendėm mė sipėr duke qenė pjesė integrale e jubileut tė madh, duhet edhe tė pėrfaqėsonte krijimtari pa dyshim shqiptare dhe tė trevave jashtė Shqipėrisė, si dhe pjesė tė huaja tė njė repertori tė njohur dhe shumė tė vėshtirė me tė cilin do tė mundja tė evidentoja edhe vlerat e padiskutueshme tė muzikantėve tė orkestrės, (Karl Orff, Carmina Burana, Baleti Kopelia, Suitė e kompozitorit Leo Delibe dhe vallet hungareze tė Brahmsit). Siē jeni nė dijeni programi pėrmbante vepra shqiptare, kosovare dhe muzikė qė vjen nga arbėreshėt. Rėndėsi tė madhe kanė edhe solistėt, tė cilėt ishin tė pėrzgjedhur ndėr artistėt me garanci tė padiskutuar profesionale, si soprano Marjana Leka, trompisti Isak Shehu qė u paraqit edhe me dy nxėnėsit e tij, R. Foēi dhe Xh. Daja dhe fagotisti Fatos Jaho.

Gjatė dirigjimit tė njė vepre, ju krijoni marrėdhėnie organike vetėm me orkestrėn apo edhe me spektatorin nė sallė?

Me kalimin e viteve, ēdo artist krijon personalitetin e vet artistik qė ka tė bėjė me dhuntinė natyrore, e cila lind bashkė me njeriun dhe, me kultivimin e kėsaj dhuntie qė lidhet me rritjen e informacionit tė vazhdueshėm, qė ka tė bėjė me fushėn e tij profesionale, me kėndvėshtrimin, me tė cilin artisti e percepton njė vepėr arti, gjė qė pėrcakton konceptin e tij mbi kėtė vepėr arti dhe nė kėtė moment ai ėshtė nė gjendje tė shprehet nė publik me atė qė quhet individualitet artistik i papėrsėritshėm. Pra, ėshtė ky element i fundit qė pėrcakton nivelin e njė artisti. Rėndėsia e zgjedhjes sė repertorit e eksperiencės skenike, e nivelit teknik profesional, raporti qė krijon artisti me veprėn qė do tė luhet, bashkėpunėtorėt e tij dhe me publikun pėrcakton forcėn, me tė cilėn artisti shprehet. Pra, janė tre elementė, pa tė cilėt nuk mund tė realizohet mrekullia e tė qenit nė skenė, vepra, artisti interpretues dhe publiku. Nga eksperienca ime e gjatė nė skenė unė arrij tė ndjej frymėmarrjen e publikut, edhe kur salla ėshtė nė heshtje tė plotė.



SOMARIO

“Pėrveē bashkėpunėtorėve tė mi solistė dhe muzikantėve tė orkestrės, me tė cilėt unė ngjitem nė skenė, tė gjithė kolegė tė nderuar, dua tė evidentoj bashkėpunimin me regjisorin e mirėnjohur Pali Kuke, skenografit, ekipin teknik qė dhanė mundėsi tė jenė nė lartėsinė e duhur tė eventit, si dhe tė gjithė pjesėmarrėsit e stafit tė QKMBM, nėn drejtimin brilant tė Zerina Kuke, qė u morėn me menaxhimin, koordinimin, e tė gjithė elementėve tė domosdoshėm teknikė pėr realizimin e kėsaj mbrėmje tė mrekullueshme brenda kornizės tradicionale, “Koncerti Simfonik i Pranverės”. Dua tė falėnderoj shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, pėr kujdesin e veēantė qė tregoi nė realizimin e kėtij koncerti dhe ministrin e Mbrojtjes, z. Arben Imami, pėr preokupacionin e vazhdueshėm pėr ecurinė dhe mbarėvajtjen e OFFA-s, si dhe pėr idetė e ēmuara dhe me shumė interes, qė ka dhėnė dhe jep pėr projektet e ardhshme artistike nė kuadėr tė 100-vjetorit”. Intervistoi: Mimoza Golikja


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat