PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Nano: Do te kandidoj qe te rikthej besimin e humbur tek Presidenca


E Premte, 20 Prill 2012

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano ka deklaruar dje publikisht se do te kandidoje per postin e kreut te shtetit. Ai deklaroi se do te kerkoi mbeshtetjen e te gjithe faktoreve politike, duke nisur nga Partia Socialiste, por se kandidimi i tij eshte mbi palet. Ne nje interviste dhene per TCH, Nano ka komentuar dhe marredheniet me kreun e PS, Edi Rama kreun e LSI-se Ilir Meta, si dhe ka dhene vleresime per mazhorancen.

Realiste mungesa juaj ne keto vitet e fundit?

Ka nje kohe per te folur, por duhet te kete, nje kohe per te degjuar, duke heshtur, nepermjet heshtjes dhe te gjithe kemi nevoje vecanerisht ne debate qe ju i sollet ne nje sinteze te historise politike qe na bashkon, ka nevoje per reflektim per t'u menduar para se te ushqejme konfliktet me emocione te tepruara.

Propozimi juaj ka qene qe ne 2005 kur ishit organizator i zgjedhjeve te pakontestuara. Nga ajo kohe kane kaluar shume vite, Fatos Nano ndihet ende i papermbushur ne misionin e tij politik, do te jeni ju kandidat per president?

Eshte pyetje per te dale nga tema, nuk jam kandidati per President i Republikes, nuk jam kandidati me i rendesishem per Shqiperine ne 2011, Shqiperia eshte kandidate e rendesishme per te fituar statusin e merituar e te vonuar, per t'u anetaresuar ne BE, qe te jete procesin qe pason. Me lejoni te them me vertetesi qe si politikan e qytetar i pergjegjshem kam bere nje oferte, kam ofruar dijet, eksperiencen, aftesite kapacitet per te sherbyer qe klima politike te ndryshoje, qe marredheniet mes politikes dhe institucioneve te jene me nxitese per te kryer detyrat ndaj publikut, jam ofruar qe duke kontaktuar te gjitha palet te sjell nje vlere te shtuar ne konkurrimin e sivjetshem per rizgjedhjen e kryetarit te ri te shtetit. Ky eshte vetem fillimi, jam per te komunikuar per oferten dhe vizionin qe e bej kete oferte dhe veprimet e produktet.

Cfare do te tentoni ndryshe?

Besoj se ajo qe eshte shume e dobishme dhe shpesh e manget ne mjedisin politik shqiptar eshte zgjerimi i hapesire per dialog, negocim, mbi bazen e te cilit edhe palet te njohin me mire njera-tjetren, personalitetet qe ofrohen, ose qe jane te disponueshem per t'u zgjedhur ne funksione te rendesishme, qe kerkojne mirekuptimin dhe filtrimn nga ana e politikes dhe ne raport me pamjen tradicionale te garave e te fushatave qe jemi mesuar ne te kaluaren, kete here meqe publiku me njeh, kam preferuar te negocioj, te paraqes nga afer me faktoret politike relevante konceptin, vizionin dhe platformen, me te cilen dua te sherbej dhe te krijoj nje proces qe do t'i sherbente vendit, jo mua, proces te rivendosjes se politikes dhe institucioneve, dhe jo thjesht ne atmosferen e 100-vjetorit. Do te paraqes para faktoreve relevante konceptin dhe vizionin.

Cfare permban oferta juaj ndryshe nga kandidate te tjere te mundshem, me ke nga faktoret politike keni kontaktuar apo do te kontaktoni?

Bashkohem me vleresimin e paleve politike qe vendit i duhet nje proces sa me transparent, mundesisht sa me konsensual, nje proces qe nepermjet procedures per te seleksionuar zgjedhjen me te mire qe i sherben vendit, te sherbeje per te risjelle palet ne njohje me te thelle e angazhimet ndaj atdheut e zhvillimit te demokracise, ekonomise e jetes shoqerore, te mund te fitohet se bashku, dhe se mund te ndertohen agjenda me dinamike dhe ekipe me gjitheperfshirese ne dobi te integrimit, apo kurimit te problemeve te tranzicionit apo konflikteve politike qe e shoqerojne ate.

Duhet nje kontakt i drejtperdrejte, nese doni te dilni kandidature konsensuale, sic e permendet?

Pyetja juaj permban disa elemente. E para, me e rendesishmja eshte qe natyrshem do te takoj drejtuesit e partive te pranishme ne Kuvendin e Shqiperise, kryeministrin, kryetarin e opozites, Meten, Mediun, Idrizin dhe Dulen. Besoj se eshte detyrim kushtetues, jo vetem te Presidentit, por dhe te cdo aspiranti per te sherbyer ne kete funksion publik qe te gjeje hapesirat per t'i degjuar te gjithe dhe per te integruar me vlerat komunitare ne procesin e madh te unitetit drejt integrimit. E dyta, eshte se rasti Mustafa Nanos eshte ndoshta me epiku ne njerin prej fenomeneve me te shendetshme te demokracise sone te brishte, megjithese mban emrin tim, ka qene e mbetet nje nga kritiket e mi me te vendosur. Kam qene shume i vemendshem dhe ndaj te tjereve, aq sa shpesh kam bere humor njerezor me ta, te tipit se ndoshta me keni ne qender te vemendjes se bashkimi i emrave tuaj sjell emrin tim. Nuk kam reshtur se kujtuari ndaj vetes nje parim te rendesishem ne raport me kritiken, edhe kur ajo eshte e gabuar, mireprit kritiken i kam thene vetes dhe respekto kritiket. Do te vazhdoj ta bej kete se me ka mbajtur ne forme, njeriu qe nuk degjon zerat ndryse humbet vitalitetin politik me shpejt dhe me kete optike dua te konsideroj edhe njehere pjesen e fundit te pyetjes suaj, te marredhenieve te mia me partine, te ciles i kam sherbyer qe nga fillimi per 15 vjet rresht, nga e cila kam dale, nuk mund te mohoj identitetin tim si i majte dhe themelues me ekipe te gjera perfaqesuesish i forces kryesore te se majtes ne Shqiperi dhe marredheniet me te nuk mund te vleresohen me intervistat apo me cdo moment, i cili manifestohet ne qendrime politike adekuate. Ashtu si kam vleresuar si nje nga kritiket me te rrepte fenomenet e mosveprimit me iniciativen e duhur politike, moskuptimit te principeve te reja demokratike ne fazat e para te transformimit te saj me nje anetare te partive internacionale, sic kam qene nxites e promovues i vlerave te reja ne baze te merites, ashtu kam bere edhe ne 2009 te kthimit prapa qe nuk ndihmonin rritjen e aftesise konkurruese te partise sime te vjeter. Asnjehere nuk eshte ish. Identiteti im socialist eshte nje vlere historike. Mbetem i kthjellet edhe ne komunikimin me publikun per te vleresuar se partite ne nje eksperience qytetare, PS ka drejtuar vendin per 8 vjet, nuk mund te jem interes instrumenti demokratik ne sherim te vendit. Nuk mund te vihet nje parti politike mbi Shqiperine.

Ka dhe nje parti qe thote se ky vend behet, eshte AK.

Nuk besoj se une te pakten, por edhe publiku ne teresi, ka informacionin e mjaftueshem per te vleresuar kete ambicie te saposhfaqur, cdo kontribut do te ishte i mirepritur nese freskonte energjite per te dinamizuar procesin e integrimit, per t'iu afruar apo per t'u terhequr pas ndaj standardeve europiane, me kete po them te vetmin sens... disa slogane qe duke spekuluar me gjuhen e pare, me slogane nacionaliste, rrezikojne te behen nje element duke iu bashkuar tensioneve ende te pranishme ne rajon, ne vende fqinje ku per fat te mire nuk ka forca politike me platforma nacionaliste ne pushtet, qe do te perbenin nje kercenim te madh per Shqiperine dhe shqiptaret ne te ardhmen e tyre integruese.

Ne kete poltron, tre jave me pare ishte Edi Rama, ju komplimentoi per menyren sesi keni qeverisur vendin deri ne 2005-n. E njihni zyrtarisht si lider te opozites Ramen, keni pasur kontakte me te?

Nuk me takon mua te njoh apo te mos njoh lider te zgjedhur ne familjen perkatese edhe kur nga kjo familje kam dale vet, nuk besoj se mund t'i dorezoheshim se bashku ngasjeve dhe emocioneve personale, po flasim me publikun, po trajtojme nevojen e sherbimeve me standarde te publikut dhe gjithnje jam perpjekur dhe ia kam arritur te mposht emocionet personale te iniciativave politike. Ka pasur edhe reagime emocionale, te gjithe jemi stervitur duke u rritur, duke ballafaquar, nuk besoj se dikush nga ne sot eshte ne nje situate tjeter, dikush nga ne ka mbarur ndonje shkolle standarde perendimore per profesionin e politikanit, ne profesione moderne politike jane disa rrafshe qe nuk mund te kualifikohesh pa eksperiencen e debatit, konkurrimit, ballafaqimit te alternativave me elektoratin. Po pavaresisht se duke drejtuar PS, dhe duke ndertuar mjaft rruge institucionale dhe infrastruktura komunikimi e kam mirepritur Edi Ramen si pjesetar te qeverise qe drejtoja ne 1998-n, e kam mirepritur e mbeshtetur si drejtuar te Tiranes, e kam mbeshtetur e kam nxitur qe kur mori teseren e PS, pavaresisht se rruget qe kemi ndertuar qe kane qene transparente ndonjehere edhe jane kryqezuar, nuk kane qene te mbyllura, si pjese e agjendes se paraqitjes se ofertes sime presidenciale, do ta takoj edhe Edi Ramen.

Cfare do t'i kerkoni Edi Rames?

Eshte ne dobi te vendit qe procesi te jete gjitheperfshires dhe i hapur, transparent ne syte e publikut, sepse sa me konsensual te jete kryetari i ri i shtetit, sa me e gjere te jete mbeshtetja nga Kuvendi aq me i madh do te jete ndihmesa per integrimin. Duke ritheksuar se identiteti im politik lidhet me te majten, do te vazhdoj t'i kerkoj si PS dhe partive te tjera parlamentare, qe te konsiderojne platformen dhe eksperiencen time, ne menyre specifike nje faktor suplementar. Presidentet e deri me sotem nuk e kane pasur karrieren ekzekutive, besoj se eshte e dobishme qe kryetari i shtetit te kete pervojen qeverisese gjithashtu, do te ishte e dobishme e prioritet qe PS te mbeshteste kandidaturen e ish dhe drejtuesit te saj, liderit te saj historik. Te mbeshteste nje kandidature qe ka arritur te tregoje jo vetem me heshtje, jo vetem vitet e fundit, por me 20 e ca vjet eksperience e karriere politike ne sherbim te vendit e publikut se ka ditur gjithmone te kultivoje, te nxise, te ushqeje nje klime mbipartizane, jo thjesht dhe vetem militante ne dobi te partise politike qe i takon. Ka ditur te ndermarre iniciativa qe i kane sherbyer klimes, dialogut dhe zgjidhjeve me konsensuse te rendesishme te problemeve te tranziconit, kujtoj nje nga sloganet: E kam bindur PS te militoje ne sherbim te vendit me moton, te leshojme pushtet per te bere shtet. Kjo eshte pak a shume edhe ftesa ime ne nje klime te ndezur politike.

Me moton qe ta sjellin ne ate shtet qe neser te marrin pushtet? Shikojne garancine se ju si president do te mbikeqyrini nje proces me te ndryshem e do te beni arbitrin e duhur ne vitin 2013?

Besoj se nuk eshte vetem sjellja jone tradicionale edhe e politikes per fat te keq, por qe me shemtuar shfaqet ne fushaten e futbollit qe kerkojne qe arbitri te jete me ne, nuk besoj se eshte ky element mosbesimi qe rrezikon procesin elektoral qe sjell kontestimin e vazhdueshem te rezultatit te zgjedhjeve. Ndoshta i vleresuat zgjedhjet e 2005-s si te pakontestuara, duke synuar jo vetem te garantoj sipas rezultatit objektiv, nje tranzicion pushteti te qete dhe institucional kam dorezuar qeverisjen dhe jam i kenaqur qe pas kaq kohesh mund te vleresohet nje pjese e projekteve te zhvillimit kombetar e nderkaq une jam i bindur qe PS ka maturine e kultivuar ne vite qe edhe nese do te jete pikenisja e ketij procesi mbeshtetesja per efekt identitetesh te perbashketa e ofertes sime per te sherbyer, nuk do te synonte ajo e para dhe une nuk do ta lejoja qe te ishte edhe pikemberritja e ketij procesi. Do t'i nxis, do te bej maksimumin e perpjekjeve qe me jep mundesi eksperienca per t'i sjelle te gjithe ne nje mendje qe nje proces dhe nje komunikim gjitheperfshires ne kete rast do t'i sherbente vendit dhe agjendes kombetare qe kemi ne kete stine politike.

Nese nuk ju mbeshtesin faktoret?

Rasti i nje konsensusi gjitheperfshires ose sa me te gjere politik per zgjedhjen e kryetarit te ri te shtetit, do te deshmonte maturine dhe pergjegjshmerine e klases politike. Ka nje tjeter alternative qe eshte demokratike, qe eshte ajo e nje gare alternativash te hapur e nje ballafaqimi konkurrues me vota dhe me ide, por me kusht ne dobi te gares e jo te sfidantit, qe palet te mos e shnderrojne ne kacafytjen e radhes, votat te jene te hapura per te zgjedhur me te miren ne kete vend.

A eshte Nano lojtari qe ka qene edhe ne 2007-n e t'i garantoje PS-se gjetjen e 7-8-9 ushtareve te paqes qe do t'i zgjidhnin ketij vendi president?

Do te jem ne krye te ushtrise se paqes, nese ka nevoje per ushtri. Do te kerkoj paqeruajtes ne te gjitha forcat politike. Te gjithe kemi nevoje per me shume paqesim e me shume kontribute qe rishfaqen me sakte ne kushte paqesore te nje konkurrimi te qete dhe sa me i gjere te jete konsensusi per paqeberjen, aq me mire do te arrijne institucionet e republikes demokratike te kryejne mision e tyre paqeruajtes dhe zhvillues. Eshte domosdoshmeri jetike, sepse skifteret e se kaluares jane ende ne vend. Vete grindavecet jane lodhur nga grindjet qe nuk u shmangen dot.

Do t'i kerkoni Rames te mbishtese kandidimin tuaj mbi palet?

Jo vetem kreu te PS, kete oferte do t'ua paraqes te gjitheve. Do te ishte e dobishme, une do t'i nxis per t'i sjelle te gjithe ne nje mendje, qe nje proces dhe nje komunikim gjitheperfshires ne kete rast do t'i sherbente vendit dhe axhendes nderkombetare.

Nese kjo nuk ndodh?

Rasti i nje konsensusi sa me te gjere do te deshmonte maturine dhe pergjegjshmerine e klases politike. Do te deshmonte maturine e demokracise shqiptare.

A do te garantonit gjetjen e votave nga PD?

Une do te jem serish ne krye te ushtrise se paqes, nese ka nevoje per ushtri. Do te kerkoj paqeruajtes ne te gjitha kampet. Jo vetem qytetaret jane lodhur nga luftenxitesit, por edhe grindavecet jane lodhur nga grindjet.

Marredheniet me Meten?

Une po flas per nje proces sa me dobiprures per vendin. Nuk besoj se ne epoken e ngrohjes globale, mund te ndeshen kaq shpesh ftohjet e pjesshme. Une dhe Meta kemi nje histori te gjate te perbashket, ku kemi ditur te bashkepunojme te bashkohemi apo dhe te ndahemi ne kohen e duhur, apo te gabuar. Eshte nje eksperience dhe lende e pasur per te reflektuar. Une vazhdoje te jem i vendosur qe oferta qe une po sjell te mos ballafaqohet me mangesi te medha.

Cfare mendoni per 21 janarin?

Tashme ka nje pervoje. Mungesen e kurajes per te vepruar ne baze te ligjit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat