PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)
Berisha: Rritja ekonomike, Shqipėria do t’i arrijė objektivat

Berisha: Rritja ekonomike, Shqipėria do t’i arrijė objektivat

Koha Jone Online
E Premte, 27 Prill 2012

Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha ne njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, tha sot se qeveria mbetet e pėrkushtuar nė luftėn kundėr korrupsionit. Ēėshtja e korrupsionit ishte nė prej ēėshtjeve tė diskutuara nė takimin qė kryeminstri Berisha pati tė mėrkurėn me Sekretaren e Shtetit. Nė intervistėn e tij kryeministri Berisha flet edhe pėr sistemin zgjedhor, zgjedhjen e presidentit ku komenton dakordėsinė mes tij dhe kryesocialistit Edi Rama pėe ndryshimt nė Kushtetutė, linjėn e interkonjeksionit dhe gjendjen e ekonomisė sė Shqipėrisė.



Zoti Kryeministėr, ku u pėrqendrua takimi me Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, cilat ēėshtje u diskutuan nė tė?



Takimi me Sekretaren e Shtetit ishte njė takim i shkėlqyer dhe mund tė them se janė shumė tė pakta ēėshtjet pėr tė cilat nuk u diskutua nė frymėn mė tė hapur dhe mė miqėsore pėr to. Ajo ē’ka spikati dhe njėherė nė kėtė takim, ishte se Shqipėria dhe shqiptarėt kanė fat qė kanė njė mikeshė tė shquar si Sekretarja Clinton dhe qeveria e SHBA tė cilėt kanė vullnet dhe dėshirė tė ndihmojnė Shqipėrinė nė tė gjitha aspektet dhe padyshim kanė vlerėsimin mė pozitiv pėr shqiptarėt nė tėrėsi, respektin pėr pėrpjekjet e tyre, vlerėsimin pėr bashkėpunimin nė ato fusha ku ne bashkėpunojmė. Por ajo qė unė dua tė informoj publikun nėpėrmjet valėve tė Zėrit tė Amerikės ishte gatishmėria, dėshira pėr tė na ndihmuar nė tė gjitha fushat nė mėnyrė qė zhvillimi i vendit tė shpejtohet, integrimi i vendit nė BE tė shpejtohet, dėshira dhe vendosmėria pėr tė bashkėpunuar me ne nė rajon pėr konsolidimin e mėtejshėm tė paqes dhe stabilitetit; vlerėsimi pėr bashkėpunimin qė kemi nė Afganistan. Sekretarja Clinton mė shprehu mua ngushėllimet pėr humbjen e jetės sė kapiten Fehti Voglit dhe foli me fjalėt mė vlerėsuese , vlerėsimet mė tė larta, pėr rolin e ushtarakėve tanė nė zona tė ndryshme tė Afganistanit.



Zoti Kryeministėr, kjo mbėshtetje qė merrni ju nga SHBA, siē ėshtė treguar edhe nė tė kaluarėn, kam parasysh anėtarėsimin e Shqiėrisė nė NATO, e bėn edhe mė tė rėndėsishme pėrgjegjėsinė qė duhet tė ketė qeveria shqiptare dhe forcat politike nė Shqipėri pėr tė ecur pėrpara me reformat, pasi mbėshtetja prej kėtej nuk i ka munguar Shqipėrisė. Nė kėtė kuadėr, njė prej shqetėsimeve qė ka ngritur qeveria amerikane ėshtė ēėshtja e sistemit tė drejtėsisė. Siē ėshtė shprehur njė zyrtar i lartė amerikan, ambasadori amerikan nė Shqipėri: sistemi i drejtėsisė nė Shqipėri nuk funksionon dhe i mungon integriteti. Si ju pėrgjigjeni ju kėtyre shqetesimeve tė palės amerikane pėr sistemin e drejtėsisė nė Shqipėri?



Sė pari jam plotėsisht dakord me ju, qė qeveria e Shteteve tė Bashkuara dėshiron tė ndihmojė Shqipėrinė, por kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi nė radhė tė parė pėr qeverinė shqiptare, por edhe pėr tė gjitha forcat politike, qė tė intensifikojnė pėrpjekjet pėr konsolidimin e mėtejshėm tė shtetit ligjor, konsolidimin e mėtejshėm tė pavarėsisė sė gjyqėsorit, konsolidimin e mėtejshėm tė luftės kundėr korrupsionit; njė punė shumė serioze pėr tė plotėsuar kriteret qė kėrkohen nga Bashkimi Europian pėr statusin. SHBA janė tė interesuara qė t’i shohin shqiptarėt sa mė shpejtė nė BE, por SHBA nuk mund tė kenė asnjė lloj lėkundjeje nė kėrkesat qė partnerėt e tyre europianė paraqesin ndaj Shqipėrisė pėr reformat, kriteret, praktikat qė duhet ndjekur. Nė tė gjitha ēėshtjet e diskutuara Sekretarja e Shtetit shprehej e gatshme, e vendosur pėr tė ndihmuar Shqipėrinė, pėr luftėn kundėr korrupsionit, pasi u diskutua pėr korrupsionin, e informova pėr ēfarė ėshtė arritur. Ajo shprehej shumė e gatshme qė tė ndėrrmarim hapa tė tjerė tė rėndėsishėm. Po kėshtu pėr reformėn nė drejtėsi, sekretarja e Shtetit, dua ta theksoj, kėrkoi heqjen e imuniteteve, sepse ky ėshtė interesi mė i mirė i qytetarėve shqiptarė, nuk ėshtė interesi mė i mirė i politikanėve shqiptarė, por ėshtė i qytetarėve shqiptarė.



Tė ndalemi pak mė tej tek ēėshtja e korrupsionit. Kur erdhėt nė pushtet nė vitin 2005, ishte mendimi i pėrgjithshėm se Partia Demokratike erdhi nė pushtet nė emėr tė luftės kundėr korrupsionit, por sot pas kaq vitesh, duket se Shqipėria ka bėrė hapa pas, tė paktėn treguesit e organizatave ndėrkombėtare tregojnė njė lloj rrėshqitjeje... A mendoni se Shqipėria ėshtė duke e humbur betejėn me luftėn kundėr korrupsionit?



Unė mendoj se absolutisht jo! Duhet tė theksoj se ne kemi marrėdhėnie shumė tė mira me Transparency International, dhe nė vlerėsimin e saj tė fundit Transparency thotė se, “kjo nuk do tė thotė se domosdoshmėrisht Shqipėria ka bėrė hapa mbrapa”, por ne jemi tė pėrqėndruar, nė tė gjithė pėrpjekjet tona nė luftėn kundėr tij. Unė mund t’ju jap si shembull dy reformat e fundit qė bėmė ne nė kėtė drejtim; sot nė kuadrin e nismės qė mori presidenti Obama njė vit mė parė pėr partneritetin pėr qeveri tė hapur, ne jemi nga tė paktat qeveri qė publikojmė ditėn e nesėrme “on line” tė gjitha shpenzimet e thesarit tė shtetit, dy javė mė parė ne u bėmė vendi i parė me “e-konēesione”. Tani, unė nuk them se s’ka korrupsion, por ka njė vullnet tė hekurt pėr t’a luftuar korruspionin dhe ajo qė unė nga kjo vizitė i jam shumė mirėnjohės, sepse sekretarja e shtetit mė siguroi mua dhe shqiptarėt se qeveria e ShBA ėshtė e gatshme tė na asistojė nė luftėn e mėtejshme kundėr korrupisonit. Dua tė them kėtu se qeveria e Shteteve tė Bashkuara dhe USAID-i kanė dhenė njė ndihmė thelbėsore nė Shqipėri nė luftėn kundėr korrupsionit. Ne vėrtetė morėm nga “Millenium Challenge Aēount Cooperation” dy herė nga 14-15 milion dollarė, por e vėrteta ėshtė qė ato projekte qė u instaluan me kėto shuma, qėndrojnė nė themel tė faktit qė ne si qeveri shqiptare nė 6 vjet kemi mbledhur 7.2 miliardė dollarė mė shumė sesa qeveria e mėparshme nė po tė njėjtėn periudhė, dhe qė bėri Shqipėrinė tė kalojė linjėn mediane, tė dalė mbi linjėn mediane pėrsa i pėrket korrupsionit, por rritja e tė ardhurave pėr frymė e bėri Shqipėrinė tė pazgjedhshme pėr programin tjetėr tė Millenium Challenge Corporation “kompakun”, pra ēfarė dua tė them: lufta kundėr korrupsionit ėshtė njė betejė e vazhdueshme, kurrė nuk mund tė thuash se e ērrėnjos dot, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė qė nė mėnyrėn mė tė fuqishme tė vazhdosh betejėn kundėr tij.



A priten tė shihen rezultate nė kėtė luftė, pasi ėshtė krijuar imazhi tjetėr, ai i pandėshkueshmėrisė nė Shqipėri?



Kjo ka njė relativitet. Nė Shqipėri mendoj, nė dijeninė time, janė ndėshkuar mė shumė se nė ēdo vend tjetėr zyrtarė pėr korrupsion, janė ndėshkuar me qindra ēdo vit, dhe unė mund tė them se kjo ėshtė njė praktikė e mirė e organeve tė drejtėsisė shqiptare. A ka patur ndėshkime tė zyrtarėve mė tė lartė..? Nuk ka patur ndėshkime tė zyrtarėve mė tė lartė, por duhet tė them njė gjė, barazia para ligjit duhet tė jetė qėllim themelor dhe parim themelor, kurse targetimi pėr shkak tė postit nuk justifikohet. Ēfarė duhet tė bėjmė ne sot? Duhet tė synojmė barazinė para ligjit. Dje unė takova kryetaren e Komisionit tė Jashtėm pėr Europėn nė Senatin amerikan dhe po diskutonim pėr kėto probleme. Nė SHBA nuk ka imunitet pėr korrupsionin dhe ne kėtė model duam ta instalojmė sa mė parė nė Shqipėri, pra unė e quaj njė betejė qė vazhdon dhe njė betejė e cila do tė fitohet nė mėnyrė absolute. Natyrisht nuk mund tė ērrėnjoset ndonjėherė korrupsioni, duhet gjithnjė luftuar.



Nė komentet qė bėri dje zonja Clinton pėrpara fillimit tė takimit, ju bėri thirrje politikanėve shqiptarė tė bashkėpunojnė me njėri- tjetrin pėr tė mirėn e vendit tė tyre. Janė dy probleme tė momentit me tė cilat po ndeshet Shqipėria sot, qė mund tė tregojnė bashkėpunimin ose mungesėn e bashkėpunimit; e kam fjalėn pėr reformėn zgjedhore dhe pėr zgjedhjen e Presidentit. Ndalemi fillimisht tek reforma zgjedhore. PD iu bashkua partive tė vogla, ashtu siē u ėshte bashkuar edhe PS, pėr korrektimin e sistemit zgjedhor. Cila do tė jetė forma mė e mirė pėr reformėn zgjedhore ne Shqipėri, sipas mendimit tuaj?



Tani, qė tė jem i hapur, edhe nė reformėn e parė edhe nė tė dytėn, iniciativėn e ka opozita, sepse e gjykoj, qė ky ėshtė rregulli nė tėrėsi. Nuk mund tė them nė gjithēka, por nė tėrėsi. Ėshtė bėrė njė punė shumė e madhe domethėnė janė formuluar shumica e kapitujve, ka mbetur njė ose dy kapituj tė Kodit Zgjedhor pėr rishqyrtimin tėrėsor sipas rekomandimeve tė ODHIR-it dhe OSBE-sė. Ka disa probleme qė duhet tė pranohen d.m.th ka njė zhvendosje tė madhe drejt teknologjisė, e cila nga ODIHR-i nuk shihet me kaq simpati, por ne kemi besim se ajo funksionon dhe ne e kemi pranuar edhe e pranojmė. Unė gjykoj se ky ėshtė sistemi mė i mirė, sepse ky sistem i jep fund njė lloj rajonizimi gjeografik tė papėrshtatshėm tė forcave politike dhe kjo ėshtė meritė e madhe e kėtij sistemi. Unė them se vendosja e kėtij sistemi e ka pėrmirėsuar nė mėnyrė thelbėsore pėrfaqėsinė e zgjedhėsve nė parlamentin shqiptar, e kam fjalėn pėr sistemin rajonal. Lidhur me formulėn, ajo ėshtė ēėshtje e matematicienėve dhe le te merren me tė, unė nuk kam ndonjė kundėrshtim, por unė nuk besoj tė ketė kėrkuar kush ndryshimin e sistemit rajonal. Sistemi rajonal ėshtė njė sistem shumė i mirė pėr mendimin tim, shumė mė i mirė se i pari, sepse pėrpara p.sh., ta zėmė se zgjedhėsit e PD tė Vlorės pėr shkak tė pėrqindjes mbeteshin tė papėrfaqėsuar nė parlament, po kėshtu mbeteshin ata tė PS nė Shkodėr e kėshtu me rradhė; tani janė tė pėrfaqėsuar kudo dhe kjo ėshtė njė meritė e kėtij sistemi.



Ēėshtja e dytė ėshtė ajo e Presidentit. Nė Kushtetutė fryma qe mbizotėron ėshtė ajo e konsensusit, megjithėse Presidenti me ligj mund tė zgjidhet edhe me votat e shumicės, me 71 vota. Ju keni deklaruar nga njėra anė, se do tė propozoni si kandidaturė njė figurė tė Partisė Demokratike dhe keni thėnė po ashtu, se do tė konsultoheni me opozitėn. Ēfarė nėnkuptoni me konsultim, qė tė merrni pėlqimin e tyre pėr kandidatin tuaj, apo jeni i hapur pėr kandidatė tė tjerė, jashtė figurave tė PD-sė.



Natyrisht ky ėshtė njė proces i cili gjykoj unė duhet tė kalojė nėpėrmjet konsultimeve dhe ne jemi tė pėrgatitur tė konsultohemi me opozitėn dhe tė gjitha forcat politike. Nuk ishte problem i diskutuar nė takim me Sekretaren e Shtetit, por ky ėshtė problem qė vjen shumė shpejt nė rendin e ditės, muajin tjetėr, ndaj dhe uroj e dėshiroj, qė tė mbizotėrojė vullneti nga tė gjitha palėt.



Jeni ju tė hapur pėr njė kandidat jashtė PD-sė?



Nė tėrėsi unė i kam formular qėndrimet e mia. Ajo qė unė jam i hapur, jam pėr konsultime dhe mbetem i vendosur pėr zbatimin e Kushtetutės. Pse... Po tė kthehemi bashkė me zotin Rama nė vitin 2008 ne ndryshuam Kushtetutėn pėr tė shmangur njė krizė nė zgjedhjen e Presidentit dhe vepruam shumė drejt. Pse vepruam shumė drejt? Normalisht njė proces i cili nuk ka lidhje me programin qė iu paraqet zgjedhėsve nė fushatė, nuk duhet tė bėhet shkak pėr ndėrprerje mandati dhe zgjedhjesh tė lira. Mund tė bėhet, nuk ėshtė ndonjė paudhėsi kaq e madhe, por normalisht nuk duhet tė tjetėr, ndaj ne e ndryshuam ligjin dhe e bėmė qė dy votimet e fundit tė jenė me 70+1. A ka hapėsirė pėr mirėkuptim dhe kosultime..?! Tė plotė...!



Zoti Berisha, kohėt e fundit ka pasur komente qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Kosovė pėr marrėveshjen e linjės energjitike midis Shqipėrisė dhe Kosovės. Ministri juaj i Financave tha para pak ditėsh nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės" se i ka kėrkuar firmės gjermane qė ka organizuar tenderin qė tė konsiderojė ofertėn mė tė ulėt. Shqetėsimi qė ėshtė ngritur nė Shqipėri, kritikat qė janė ngritur atje nga shtypi kanė tė bėjnė me faktin qė pėr disa objekte, siē ėshtė fjala pėr parlamentin, nuk ėshtė gjetur oferta mė e ulėt, cili ėshtė dallimi nė kėtė mes?



Dallimi ėshtė shumė i madh. Pėr objektin nuk ka patur njė juri pėr ēmimin. Po tė marrėsh tė 12 projektet e paraqitura pėr parlamentin, ato variojnė nga 48 milionė nė 100 milionė euro. Juria ndėrkombėtare, e cila ka patur edhe profesorė tė shquar tė Harvardit dhe nga gjithė bota, pėrzgjodhi projektin e zotit Prix pėr projektin mė tė mirė, i cili nė mos gaboj, ėshtė 69 ose 79 milionė euro, nuk e mbaj mend mirė, pra juria kur pėrcakton se cili ėshtė projekti mė i mirė, nuk merr parasysh nė asnjė rrethanė ēmimin, pastaj e pranon ekzekutuesi apo jo, ėshtė punė e tij, por kur thėrret njė juri, nuk mund tė bėhesh vetė juri pastaj. Sė dyti, patėm njė problem me Prix. Problemi me Prix ishte se solli njė shumė, nė mos gaboj prej 10% pėr zbatimin e projektit; tani unė do tė bėj transparencėn e plotė, isha shumė zemėrthyer nga kjo shumė qė pruri, mirpo ēfarė ndodhi, ėshtė e vėrtetė qė njė firmė tjetėr e solli me 5%, por ėshtė e vėrtetė qė njė firmė tjetėr e solli me 14%, projektin e zbatimit. Kėshtu qė nė kėto kushte ne respektuam mendimin e jurisė ndėrkombėtare pėr projektin mė tė mirė. Rasti konkret i linjės ėshtė pak mė ndryshe. KFV-ja ėshtė njė bankė e mrekullueshme e cila ka financuar me dhjetra e dhjetra projekte tė shkėlqyera nė Shqipėri. Ne, por edhe qeveria e mėparshme, them se kemi patur marrėdhėnie dhe kemi marrėdhėnie shumė tė mira. Nė rastin konkret ēėshtja qėndron me kredinė e kėsaj banke; janė zhvilluar dy tendera, ėshtė zhvilluar tenderi Tiranė- Prishtinė, ėshtė zhvilluar edhe tenderi i Unazės sė Jugut. Nė tenderin Tiranė – Prishtinė njė nga kompanitė, e cila i plotėson kushtet teknike, ka dhėnė njė ofertė prej 8.6 milionė euro mė lirė, vetėm pėr segmentin shqiptarė, po tė shtohet edhe segmenti i Kosovės del 20 milionė euro mė lirė. Nė Unazėn e Jugut, po kjo kompani, qė ka bėrė kėtė ofertė mė tė lirė, ka bėrė njė ofertė nė mos gaboj 12 apo 20 milion euro mė tė shtrenjtė dhe tani pretendohet qė kjo tė fitojė Unazėn e Jugut. Unė e kuptoj, se jo gjithmonė ēmimi mė i ulėt duhet tė pėrzgjidhet, por qeveria, qė nė momentin, qė jashtė kritereve teknike heq dorė nga ēmimi mė i ulėt, thyen njė rregull tė cilin do t’a ketė shumė vėshtirė t’a rivendosė. Plus qė nė total kėto pėrbėjnė njė shumė, vetėm pėr pjesėn e Shqipėrisė, mbi 20 milion euro. Ėshtė garanci sovrane e qeverisė shqiptare, dhe ne nuk mund tė gjejmė njė justifikim nė kėtė rast qė ne tė pranojmė, sepse janė bėrė kontrolle, ka gjykata tek tė cilat tė gjithė mund tė drejtohen, u janė drejtuar kontrolleve dhe kanė vendosur ndryshe. Nuk ėshtė fuqia ekzekutive qė mund tė thyejė kontrollet, fuqia ezekutive ėshtė tė zbatojė e tė respektojė kontrollet dhe kėto janė dy gjėra shumė evidente.



Pėr gjendjen ekonomike tė Shqipėrisė nė pėrgjithėsi, a jeni i shqetėsuar? Kriza globale ka ndikuar nė zhvillimin ekonomik nė shumė vende, Shqipėria nuk ka mbetur pa u prekur. Organizatat ndėrkombėtare parashikojnė njė rritje prej 0.5 deri 1% pėr Shqipėrinė kėtė vit. Si do tė ndikojė kjo pėr planet dhe projektet pėr investime qė ka Shqipėria?



Shqipėria natyrisht pėrjeton nė mėnyrė tė padiskutueshme pasojat e krizės sė fqinjėve tė vet dhe pėrveē kėsaj pasojat e krizės sė monedhės euro, qė edhe ajo ka ndikimet e veta. Ne parashikojmė njė rritje kėtė vit rreth 3-4% dhe patėm njė tremujor shumė tė vėshtirė, tre mujorin e parė nė tė cilin vendi pėr njė periudhė jo tė shkurtėr, zonat verilindore dhe juglindore ishin nėn rreshjet e mėdha tė dėborės dhe nė njė mėnyrė ose njė tjetėr ka ndikuar nė prodhimet industriale tė kėtyre zonave. Sė dyti, kemi patur periudhėn mė tė thatė nė histori ndofta, nė tė cilėn digat shkuan drejt pothuajse inekzistencės sė tyre dhe ne kemi financuar mbi 70 milion euro blerje energjie nė mėnyrė qė ajo mos tė mungojė. Por kjo situatė tani ėshtė kapėrcyer krejtėsisht. Mendoj se Shqipėria do t’i arrijė objektivat! Ne kemi njė borxh prej 58,6% apo 58.7% . Nė tė vėrtetė nga 2005 deri sot, nuk kemi marrė qoftė edhe njė qindarkė tė vetme borxh pėr shpenzime pėrveēse pėr investime...



Rregulli i artė ėshtė ky: Mos merr borxh pėr shpenzime, pėrveēse pėr investime...ne i jemi pėrmbajtur atij. Sė dyti i jemi pėrmbajtur mosrritjes sė borxhit, kemi tre vjet qė borxhin e mbajmė nga 58-60% dhe nuk do t’a rrisim. Sė treti nuk jam dakort me politika qė bazohen kryekėput nė ashpėrsitė dhe po tė vesh re politikėn e presidentit Obama ėshtė e ndryshme nga ajo qė ndiqet nga disa vende nė Europė, ose nė tėrėsi nė Europė. Ėshtė njė kombinim i ashpėrsisė me nxitjen e rritjes, dhe unė e gjykoj jashtzakonisht tė domsdoshme pėrpjekjen e qeverisė pėr tė nxitur dhe mbajtur rritjen.Po t’a marrėsh nė aspektin burokratik, gjėja mė e thjeshtė ėshtė me gėrshėr tė thuash: kėtė vit do pranojė vetėm 2% defiēitin, do tė ulė borxhin e tė gjitha kėto. Por problemi ėshtė se kush paguan faturėn? Faturėn imediate e paguajnė qytetarėt tė cilėt ēpunėsohen. Ka 4 vjet Greqia me masa ashpėrsie dhe recesioni shkon gjithmonė nė thellim. Sigurisht kėto masa do tė japin efektin e tyre, por problemi ėshtė se njė mesatare midis efektit aktual dhe atij tė pritshėm duhet gjetur. Ndaj dhe unė personalisht nuk jam pėr osteritete tė rėnda, tė cilat ju krijojnė dhimbje tė mėdha qytetarėve. A mund t’i kėrkohet Shqipėrisė mos rrit mė pensionet p.sh..? T’i kėrkosh Shqipėrisė tė mos rris pensionet do tė thotė t’i mjerosh ata 500 mijė pensionistė shqiptarė tė cilėt edhe aq sa marrin, mezi e sosin ditėn. Ose t’i kėrkosh Shqipėrisė tani qė tė bėj njė ulje tė madhe tė borxhit, nė njė kohė kur ka zona qė janė mė tė izoluarat nė Europė. Si mund t’i lėmė ne ato p.sh., marr unė zonėn qė ėshtė midis Gramshit, Skraparit, Pėrmetit, Korēės, njė zonė mahnitėse me bukuritė e saj, por njė zonė me infrastrukturė tė shekujve mė parė. Po kjo ėshtė nė zonėn midis Peshkopisė, Mirditės dhe Kukėsit, po kjo ėshtė nė zonėn midis Peshkopisė, Tiranės dhe Librazhdit. Pra tani ėshtė koha e njė shpejtėsie tjetėr dhe qytetarėt nuk mund tė rrijnė nė pritje sa tė ndėrtojė qeveria... ndaj ne pėrpiqemi t’i kombinojmė...! Zoti Bode ka patur takime shumė tė mira kėtu me pėrfaqėsues edhe tė Bankės Botėrore edhe tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Pėr ne ata janė partnerė shumė tė mirė dhe kemi njė partneritet tė gjatė, por ndonjėherė edhe mund tė kemi mendime tė ndryshme pėr zhvillimin.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat