 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
"Diktatori", ne syte e Blendi Fevziut
Ilda Lumani
E Shtune, 28 Prill 2012
Pasi ka komunikuar kete fillimjave me nje publik miks (nga personalitetet e vendit tek studentet e ekselences), dokumentari "Diktatori" i gazetarit te mirenjohur Blendi Fevziu do te perkthehet edhe ne anglisht per te shkuar edhe tek publiku i huaj. Historite e njerezve te pushtetshem qe qendronin prane Enver Hoxhes, ngritja dhe eliminimi i tyre, gershetuar edhe me xhirime te pashfaqura ndonjehere te jetes se diktatorit, sollen ne syte e audiences nje film rreqethes, te pare krejt ndryshe. Ne kete interviste per suplementin "Koha Tjeter", Fevziu tregon me tej rreth tij, ndersa keto dite eshte vleresuar per emisionin e tij "Opinion", me Cmimin Gazetari i Vitit per intervistat ne televizion!
Blendi, pergezime per filmin dokumentar dhe mund te na tregoni se cfare impakti patet ne premieren e tij ne Tirane?
B.F. Kryesisht ate impakt qe prisja. Ne kishim bere nje parapremiere ne Prishtine ne fund te muajit nentor dhe e dinim pak a shume reagimin e publikut. Ajo qe ishte me e rendesishme per ne ishte te miksonim njerez me mosha dhe profesione e interesa te ndryshme. Domethene jo thjeshte njerez qe e kane jetuar ate kohe, qe ju intereson politika dhe historia, por edhe te rinj, apo personazhe qe e shohin ate thjeshte si nje pjese te jetes se prinderve apo gjysherve te tyre. Ky miksim personazhesh funksionoi dhe besoj se njerezit e pelqyen. Se sa, duhet ta thone ata vete. Zakonisht, ne Shqiperi, njerezit te urojne gjithnje, edhe atehere kur nuk ju pelqen nje gje. Ndaj, sinqeritetin e tyre, une s'di te ta tregoj.
Dokumentari bazohej tek libri juaj, perse menduat se ishte nevoja per ta ekranizuar nje veper qe ende po qarkullon ne duart e lexuesit?
B.F. Sepse ka qene dokumentari qe ka lindur librin. Pavaresisht se buja e librit u be nje garanci per dokumentarin. Une kam shkruar ne fillim skenarin e dokumentarit dhe kur e pashe qe ky skenar ishte tejet i gjate, bera shkurtimet e duhura dhe paralele, skenarin e pare vijova ta shkruaj si liber. Nderkohe qe libri ishte ende duke u shkruar, dokumentari kishte perfunduar. Por libri zbuloi materiale dhe dokumente te tjera dhe kjo, na shtyu qe versionin e pare, ta permiresojme per nje shfaqje paraprake ne Prishtine dhe me pas, ta rindertojme si film te plote nga janari deri ne prill. Filmi ka ende ndryshime qe po ia bejme perpara se sa te shfaqet ne kinema.
Ka pasur mendime se ndoshta ishte pak e tepert qe pas librit te shfaqej menjehere dokumentari. Mendoni se ka qene pikerisht ne kohen e duhur?
B.F. Une besoj qe po. Po kjo eshte pune deshire, dikush mendon qe eshte shume, dikush normal.
Shume nga historite qe pame ne ekran ishin te njohura per audiencen, rreqethese ishte t'i shihje ato te tera bashke. Ju vete si gazetar dhe si njeri, si e perjetuat mbledhjen e gjithe ketyre materialeve dhe historive?
B.F. Edhe per mua shume histori qene te panjohura per te qene i sinqerte. Pastaj efekti i imazhit dhe sinkronit eshte i ndryshem nga ai i nje libri.
Ne syte tuaj si femije, cfare ka qene Enver Hoxha?
B.F. Nuk besoj se nga nje femije kerkohet te kete nje mendim kaq te konsoliduar per nje figure politike. Gjyshat dhe stergjyshat ma shanin shume, thoshin se ai ishte nje njeri shume i keq, nderkohe qe prinderit me thoshin se gjyshat nuk duhen degjuar shume. Kishin frike se mos une flisja jashte ato qe degjoja ne shtepi. Dhe kjo ishte fatale ne ate kohe. Por njeriu nuk mund te pyetet per mendimet qe merr te gatshme nga te tjeret, por per ate mendim autonom qe krijon kur eshte i afte vete te gjykoje. Kjo ka ardhur tek une rreth moshes 20-vjecare.
Pra, rreth viteve '90? Dhe cili ka qene ky mendim?
B.F. Mendimin pas viteve '90 e kam bere publik ne shkrime, emisione, komente dhe pse jo ne libra.
Sot?
B.F. Ekzakt ajo qe percaktoj ne librin tim!
A do ta tentoni ta prezantoni filmin edhe ne nje audience jashte Shqiperise, ndoshta permes festivaleve te ndryshme te filmit?
B.F. Kemi idene qe filmi te perkthehet nje here ne anglisht dhe te jete i gatshem per shikuesit e huaj. Me pas do te shohim.
Takimi Berisha-Nano pas premieres se filmit ishte kryelajm per median. Mos e zbehu pak vemendjen tek premiera juaj ky takim?
B.F. Nuk besoj, e kunderta. Natyrisht qe nje lajm dite terheq vemendje, por secili ka pjesen e tij te protagonizmit dhe te peshes qe ze ne lajmet e dites.
Ju ishit negociator i tij?
B.F. Jo dhe s'ishte dicka e programuar. Ne koktejin pas filmit ata u gjenden afer dhe shkembyen disa fraza e qendruan pak minuta bashke.
Per ju cili eshte presidenti qe i duhet vendit?
B.F. Nje president qe ta kuptoje rolin e tij dhe te mos kthehet ne protagonist politik. Mbi te gjitha nje njeri qe te jete nje kartevizite brilante per Shqiperine jashte dhe te ndihmoje ne integrimin e saj ne Europe.
Kete vit keni qene mjaft mediatik, keni frike nga konsumimi?
B.F. Nje njeri qe del 192 net ne vit "live" ne televizion nuk ka frike qe konsumohet edhe nga 3 evente te tjera shtese.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- Kanibali tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|