Kukan: Presim rezultate konkrete per statusin ne BE
E Marte, 15 Maj 2012
Ndryshe nga zakonisht, mazhoranca dhe opozita ne seancen degjimore te Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian kane qene ne nje gjatesi vale per sa u perket reformave dhe kompromisit per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ne seancen per Shqiperine, kreu i delegacionit te Parlamentit Europian per Shqiperine, Eduard Kukan, deklaroi se me se fundit nga Tirana po vijne lajme te mira. Ai ka deklaruar se palet politike po bashkepunojne, ndersa ka theksuar se duhen rezultate konkrete per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ai ka theksuar dhe rendesine qe ka zgjedhja e presidentit.
"Eshte mire qe marrim disa lajme te mira nga Tirana. Koha ecen shpejt, zgjedhjet presidenciale jane afer, duam rezultate te kenaqshme. Une personalisht jam i kenaqur qe situata politike ka ndryshuar. Duhet te vazhdoni me rrugen e kompromisit sic ju kemi nxitur neve", - tha Kukan. Sipas tij, bashkepunimi mes paleve politike dhe bashkepunimi mes institucioneve shqiptare, por edhe me BE duhet te kthehet ne rezultate konkrete. "Do te doja ta shikoja vendin tuaj te ecte perpara. Kur te zbatohen reformat dhe te materializohen vetem atehere mund te ecet perpara, mund te merrni statusin", - shtoi Kukan. Ai shtoi se "Shqiperia po ndryshon per mire ne prag te 100-vjetorit te Pavaresise. Vetem zbatimi i reformave sjell ecjen perpara". Te pranishem ne takim kane qene zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, dhe kreu i komisionit parlamentar te Integrimit, Ditmir Bushati. Haxhinasto u shpreh gjate takimit se marreveshja nderpartiake e nentorit te kaluar shenoi pjesemarrjen e plote te opozites ne Parlament, dhe angazhimin e perbashket per nje dialog konstruktiv dhe efikas ne Parlament. "Perparimi drejt zbatimit te 12 prioriteteve te Komisionit Europian kerkon nje aksion te vertete kombetar, perfshire Qeverine, opoziten dhe shoqerine civile, dhe se kjo ishte qasja, me te cilen u rishikua dhe miratua Plani Kombetar i Veprimit, cka u evidentua dhe gjate vizites se Komisionerit Fyle ne Tirane", - u shpreh Haxhinasto. Ne lidhje me zgjedhjen e kreut te shtetit, Haxhinasto u shpreh se procesi i zgjedhjes se Presidentit te ri duhet te jete ne perputhje me frymen dhe germen e Kushtetutes. Kreu i Komisionit te Integrimit dhe perfaqesuesi i opozites, Ditmir Bushati, u shpreh se qeveria duhet te marre me shume angazhime per arritjen e reformave dhe te jape rezultate konkrete. "Zgjedhjet ne Gjykaten e Larte dhe Kushtetuese kane qene te politizuara, pjesa me e madhe e zgjedhur nga presidenti Topi jane hedhur poshte nga parlamenti. Gjykata Kushtetuese do te kete 8 anetare jo vetem 9. Keto fakte tregojne rendesine per te siguruar nje proces gjitheperfshires per zgjedhjen e presidentit. Gjyqesori, mbrojta dhe sherbimi demokratik jane te rendesishme, lufta kunder korrupsionit, ne gjyqesor, e drejta e prones dhe antidiskriminimi kunder komunitetit rom, Jemi te gatshem te heqim imunitetin, do te japim kontributin tone per te cuar para reformen dhe per t'i mbikeqyrur, nese zbatohen sic duhet, kerkojme qe qeveria t'i ktheje fjalet ne vepra", - deklaroi Bushati. Duke folur per reformat e arritura, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u shpreh se mazhoranca ka qene ne menyre konstante pro dialogut dhe gjetjes se konsensusit. Ne fjalen e saj, ajo u shpreh se progresi do te vazhdoje. "Ne Shqiperi ka nje fryme te re konsensusi. Ne jemi te angazhuar qe dialogu politik te vazhdoje. Qeveria ka kerkuar heqjen e imunitetit te zyrtareve dhe ceshtja e imunitetit nuk mund te na pengoje per ecjen perpara", - ka deklaruar Bregu. Ajo ka theksuar se keto momente jane te rendesishme per Shqiperine dhe do te realizohen te gjitha reformat. "Ky eshte moment i rendesishem i Shqiperise. Reforma elektorale, po perpiqet te transkriptoje propozimet e dy partive ne perputhje me kerkesat e OSBE/ODIHR, afati shkon deri neser, por shpirti i dialogut do te jete mbi gjithcka. Ka pasur fryme te re bashkepunimi, por jane te pranishem ne planin e veprimit, gjithashtu edhe reformat e tjera te rendesishme ne rruget Europiane", - tha ajo. Bregu ka theksuar se mazhoranca ka qene e gatshme dhe per procesin e heqjes se imunitetit, duke theksuar se kjo garanci u eshte dhene dhe zyrtareve te Bashkimit Europian qe kane vizituar Tiranen.