PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

John Travolta largon familjen, per ta ruajtur nga akuzat qe jane ngritur kunder tij


E Premte, 01 Qershor 2012

Ne nje kohe kur John Travolta po sulmohet nga akuza te shumta per ngacmim seksual, ai ka preferuar qe familjen e tij ta largoje nga ky ambient dhe te shkoje bashke me ta per pushime ne Bahamas. Sipas medias roze "E!News", teksa ethet e akuzave ndaj tij shtohen, Travolta ka marre bashkeshorten e tij, Kelly Preston, dhe femijet per te kaluar disa dite te qeta ne ishullin e mrekullueshem. Perpara se 58-vjecari te nisej per pushime, mesohet te kete pasur takime te shpeshta me avokatin e tij, ne perpjekje per te luftuar akuzat e masazhatoreve per ngacmim seksual, te cilet kerkojne qe nepermjet ceshtjes gjyqesore te demshperblehen prej tij me para. Nderkohe qe thashethemet jane ndezur se bashkeshortja e tij, Kelly, ka filluar te pergatise dokumentet per divorcin, pavaresisht qendrimit konservator ndaj familjes, Preston nuk ka bere asnje koment per shtypin dhe duket se po i qendron ne krah bashkeshortit te saj prej dy dekadash, nga i cili pak dite me pare mori nje dhurate shume te bukur per Diten e Nenes. Travolta i kishte pergatitur bashkeshortes se tij nje klip te gjate prej 4 minutash, i cili permblidhte nje montazh te nje duzine fotografish private te familjes se tyre.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat