Fergie: Me duhet pak pushim
E Premte, 01 Qershor 2012
Fergie ka marre nje periudhe pushimi nga karriera e saj muzikore dhe po kalon disa dite pushimi ne Meksike. Kengetarja e grupit "Black Eyed Peas" postoi ne "Twitter" nje foto ku ka pozuar ne plazh duke treguar nje forme trupore te admirueshme. 37-vjecarja ndodhet ne Meksike se bashku me bashkeshortin e saj, aktorin Josh Duhamel, me te cilin ka 3 vjet e martuar. Disa kohe me pare, Fergie u shpreh ne nje emision televiziv: "Muziken e kam ne gjak, por tete vite radhazi duke fjetur ne hotele, ne vende te ndryshme te botes... eshte e lodhshme. Me duhet pak pushim."