Miranda Hashani, humb femijen ne muajin e shtate te shtatzenise
E Premte, 01 Qershor 2012
Edhe pse ka nje djale te vogel, Donin, qe e beri pas 10 vitesh martese, kengetarja Miranda Hashani perseri e kishte pritur me padurim lindjen e bebes tjeter, i cili ishte i gjinise mashkullore. Mirepo, kjo shtatzeni e saj nuk mundi te kaloje me shume se shtate muaj edhe pse ajo kishte shkuar ne Gjermani per ta ruajtur kete foshnje qe pritej te lindte. Te gjithe muajt e shtatzenise Miranda thote se i ka kaluar shume mire, duke mos pasur asnje komplikim, per faktin se ndjehej mire erdhi per disa dite ne Kosove dhe Shkup per te vizituar familjen. Papritur asaj iu keqesua gjendja dhe me te vajtur ne maternitetin privat te Shkupit, femija i vdiq ne bark. "Jam shume e brengosur per humbjen e kesaj shtatzenie. Kjo eshte hera e dyte qe po humb shtatzenine dhe po ndjehem mjaft keq. Keqesimi i gjendjes shendetesore me ndodhi papritur gjate diteve qe isha ne Kosove dhe Shkup, mirepo edhe pse mjeket e Shkupit bene cmos per te me ndihmuar, nuk munden te shpetojne femijen", - ka deklaruar ajo per mediat. Abortin e pare Miranda thote se e ka perjetuar shume keq, ndersa tani fuqine e merr nga djali Doni. "Kur e humba femijen e pare kam qene shume keq, ndersa tani kam se ku te mbeshtetem, falenderoj Zotin qe ma ka dhene Donin", - shprehet ne fund ajo.