 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Kosovari ekzekutohet ne sy te gruas bullgare
E Premte, 01 Qershor 2012
Durres- Ekzekutohet ne sy te gruas bullgare nga dy persona te maskuar, qe dyshohet se jane te paguar, 44-vjecari nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:55 te mbremjes se merkure, ne lagjen nr. 13 Plazh te Durresit, zona e njohur ndryshe si "Shkembi i Kavajes". Skender Spahia eshte qelluar me kater plumba pistolete, pak sekonda pasi kishte hapur deren e autovetures se tij "Citroen" dhe po dilte prej saj. Vdekja e tij ka qene e menjehershme, kurse bashkeshortja u gjet e shokuar nga efektivet pak minuta pas te shtenave, e strukur ne sedijen e pasagjerit te vetures. Cifti sapo ishte kthyer nga nje darke familjare dhe mesohet se kosovari ishte banues i perkohshem ne qytetin bregdetar, ku kishte blere dhe nje apartament buze detit. Sulmi ndaj tij u be ne hyrje te pallatit dhe policia beson se ka lidhje me aktivitetin e viktimes gjate kohes qe ka qendruar ne Bullgari, ku dhe eshte njohur me bashkeshorten. Policia beson se pista kryesore eshte vrasja me pagese, larja e hesapeve per ndonje trafik te mundshem. Nderkohe qe dosja e 44-vjecarit ka dale e paster si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, pasi nuk kishte precedente penale te meparshem dhe kjo veshtireson hetimet ne vend. Gjithsesi per momentin jane shoqeruar 15 persona te dyshuar, qe njihen si persona problematik, por edhe qe i perafrohen pershkrimit qe ka bere gruaja e te ndjerit, emri i te ciles nuk u publikua per shkak te sigurise.
Atentati ka ndodhur ne mesnate dhe autoret kane ndjekur levizjet e Skender Spahise dhe gruas se tij. E kane pritur derisa ka mbaruar darken familjare dhe eshte kthyer te hyrja e pallatit, ku parkoi veturen "Citroen", me targa AA635CG. Kur e kane pare se ka fikur dritat dhe motorin, duke hapur deren per te dale, dy te panjohurit kane dale nga cepi i pallatit ne erresire, te veshur sportiv dhe me kapele per t'u maskuar, duke qelluar kater here ne befasi. Nuk dihet nese kane qelluar te dy me arme, apo vetem njeri, por sipas gezhojave ne vendngjarje dyshohet se kane pasur arme pistoleta. Viktima humbi jeten ne vend dhe gruaja nuk ka dale nga automjeti. Autoret e kane pare, por qellimi i tyre ka qene vrasja e 44-vjecarit. Gruaja bullgare nuk eshte cenuar, ndaj dhe hetuesit mendojne se krimi eshte i paguar per larje hesapesh. Menjehere Policia e Durresit dhe ajo e Shtetit kerkuan informacione nga homologet kosovare, por pergjigjja per precedentet dhe perfshirjen ne ndonje aktivitet kriminal te viktimes ka qene negative. Sipas rrefimit te gruas para grupit hetimor, e cila eshte dhe deshmitarja kryesore e te gjithe ngjarjes, "makines i jane afruar ne erresire dy persona te cilet nuk arriti t'i shquante ne fytyre pasi mbanin kapele dhe u larguan me nje automjet nga vendngjarja". Pista kryesore sipas policise eshte ndonje trafik apo aktivitet i dyshimte shume kohe me pare i viktimes ne vendet e Lindjes, apo ne Bullgari, vend nga i cili kishte marre edhe gruan.
Gruaja: "Nuk debatuan, iken me makine"
Gruaja ka deshmuar se nuk ka pasur asnje debat mes paleve, ndersa ekspertet konstatuan ne vendngjarje kater gezhoja plumbi. Nga ana e policise ende nuk eshte percaktuar lloji i armes se perdorur, megjithese dyshohet per pistolete. Ne baze te pershkrimit te dhene nga bashkeshortja e te viktimes, u shoqeruan disa persona te dyshuar dhe u ngriten postblloqe te shumta ne qytet, ndersa ne cilesine e deshmitarit jane marre ne pyetje mbi 15 persona. Lidhur me ngjarjen policia po heton ne disa pista, ku nuk perjashton ate te vrasjes me pagese per ndonje konflikt te vjeter, apo te diteve te fundit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Me 8 kg heroine drejt Italise, pranga tregtarit
- Vjedh ne urban, mbahet “peng” nga pasagjeret
- Groposin cantat me droge ne varreza
- “Dajti”, avokati kerkon 200 mije euro
- Sherr per leket, djali vret babane
- Blindohet kufiri shqiptaro-grek, ne gjueti te Klement Cales
- Noka, muxhahidineve: Jeta juaj ne Shqiperi do te jete e sigurt
- Terrorizon me arme per 2 ore familjen, arrestohet
- Vjedhja me qetesues, nje tjeter biznesmen i demtuar
- Tentoi te vriste ish-krushqit pas divorcit te motres, kapet
- Kerkohej si e humbur, gjendet e trafikuar
- E mitura arratiset nga banesa, e perdhunon burri i martuar
- E mitura tenton flijimin, shkak abuzimi seksual i babait prej vitesh
- “Do i vrisja te gjithe, para se t’i grabitja”
- Patentat, aplikimi tani vetem per 6 minuta
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- “Kanibali” tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|