PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Dorezohet MASH, miratohet niveli A1 per Toeflin

Luljeta Ndoka
E Premte, 01 Qershor 2012

Protestat e njepasnjeshme te studenteve te cikleve te ndryshme te studimit, jane kurorezuar me sukses, sa i perket nivelit te anglishtes qe ata duhet te mbrojne. Kjo, per Universitetin e Tiranes, senatit i te cilit ka vendosur te "zbuse" kerkesat ne lidhje me mbrojtjen e kesaj gjuhe ne nivel nderkombetar. Keshtu, nga propozimet e bera nga njesite kryesore te UT-se, Senati Akademik i Universitetit te Tiranes ne mbledhjen e fundit te tij, vendosi qe te e percaktoje nivelin A1 te gjuhes angleze sipas testeve te njohura nderkombetarisht si kerkese per perfundimin e programeve te studimit te ciklit te dyte dhe te ciklit te trete, qe ofron Universiteti i Tiranes. Koha e kryerjes se ketij testi do te jete para/pas perfundimit te nivelit te II, te III studimit. Gjithashtu, krahas me kete vendim te shumepritur nga strudnetet e cikleve te ndryshme, do te jene 6 lloje testesh nderkombetare qe do te njihen per studimet Mater e Dotkroature. Behet fjale per testin Cambridge ESOL (University of Cambridge Examinations), testin IELTS (International English Language Testing System), testin TOEFL (Test of English as a Foreing Language), testin TOEIC (Test of English for International Communication), Michigan- Test dhe PTE General (Pearson Test of English General). Vetem keto do te njihen nga universitetet tona, si kerkese e domosdoshme per pervetesimin e gjuhes angleze. Nderkaq, bvehet me dije se institucionet ku do te behen testimet jane: Universiteti Marin Barleti, Universiteti Vitrina, Universiteti i Tiranes dhe British Council. Sikurse mesohet, testi i TOEFL ITP sherben per te matur nivelin e zoterimit te gjuhes angleze nga ai mesatari deri tek i avancuari per kompetencat e te degjuarit, te shkruarit dhe te lexuarit. Ai eshte i perdorshem per qellime akademike ne drejtime si: pranimi ne institucione te ndryshme; perfundimi i nje kursi studimi, permbushja e detyrimit te diplomimit, vleresimin e progresit etj. Testi i TOEFL ITP perbehet nga testet e TOEFL-it (paper-based) te administruara me pare. Ne anen tjeter, testi i TOEIC vlereson zoterimin e gjuhes angleze ne biznesin nderkombetar ne nivelet mesatare dhe te avancuara. Ai teston kompetencat e te degjuarit, te lexuarit dhe ato gramatikore te kandidatit. Te dyja keto teste nderkombetare te gjuhes angleze jane te vlefshme per marrjen e diplomes master ose doktorature. Studentet mund te regjistrohen ne secilin prej tyre dhe t'i japin ato disa here deri sa te marrin piket e duhura per t'u kualifikuar ne nivelet e percaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Megjithese nuk ka ende nje date konkrete, te dy testet e TOEFL-it do te zhvillohet gjate muajit qershor dhe testimi do te kryhet vetem gjate diteve te shtuna. Testi i TOEFL ITP vlen per nje periudhe dy-vjecare, ndersa ai i TOEIC eshte i vlefshem gjate gjithe jetes.



Cmimet

Sa do te kushtoje mbrojtja e anglishtes nepermjet testeve

Sipas zyres pergjegjese per procedurat e ketij testimi mjaft te rendesishem, te ngarkuar nga Universiteti i Tiranes, testi i TOEFL ITP do te kushtoje 66 euro, ndersa ai i TOEIC do te kushtoje 134.9 euro. Marrja e certifikates se TOEFL-it, e domosdoshme per te perfunduar studimet master dhe doktorature, do t'u kushtoje studenteve shqiptare nga 66 deri ne 134.9 euro. Kjo ne varesi te jetegjatesise qe kane testet, te cilat studentet zgjedhin t'u nenshtrohen. Keshtu sipas zyres se ngritur posacerisht per organizimin e testimit te TOEFL-it ne universitetin e Tiranes, testi i TOEFL ITP do te kushtoje 66 euro. "Ne kete tarife perfshihet testimi dhe rezultati, te cilat do te kushtojne perkatesisht 50 dhe 16 euro", shpjegojne burime prane kesaj zyre. Nderkohe qe testi i TOEIC do te kushtoje 134.9 euro. "Ne kete tarife perfshihet dhe certifikata. Dhe konkretisht, testi i TOEIC kushton 120 euro, ndersa certifikata kushton 14.9 euro", na sqarojne te njejtat burime.

Rendesia e anglishtes e madhe, Berisha kerkoi uljen e tarifes

Pasi ka vleresuar rendesine e madhe te mbrojtjes se Anglishtes, me qellim hyrjen ne tregun global te punes, pak dite me pare kryeministri i vendit Sali Berisha kerkoi qe te ulet tarifa e shpenzimeve per mbrojtjen e anglishtes nepermjet metodave te certifikuara si TOEFL dhe TOEIC. Kerkesen, Berisha e beri gjate aktivitetit "Gjuha angleze dhe sistemi arsimor - Nje mundesi e re", organizuar nga British Council dhe MASH. Kryeministri tha para pjesemarresve se anglishtja nuk duhet te jete thjesht nje takse, por nje pasion, nje dije themelore te nxenesve. "Natyrisht, ne kushtet e tregut, nuk ka asgje pa nje cmim, por duhet te perpiqemi t'ia lehtesojme sa me shume ate studenteve, te gjejme menyrat sesi testi i British Council apo TOEFL apo teste te miratuara nga ju, te jene sa me lehte te perballueshme nga studentet tane", u shpreh Berisha pak dite me pare.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat