PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Plagosja e biznesmenit, autori: Do te vrisja veten, por e meritonte ai


E Shtune, 02 Qershor 2012

Klodiana Kotorri

"Po vras veten, nuk mund te jetoj me. Avni Lika me shkaterroi jeten. Ai me kercenoi se do te me vriste. Me mori pasurine, ai eshte nje kriminel. Ju kerkoj falje". Keto jane fjalet qe 55-vjecari Abdyl Zgura shkruajti ne nje leter per familjaret e tij pasi kishte menduar te vriste veten me cifte. Pasi i drejtoi armen vetes nuk mundi te qelloje, por vendosi te jetoje dhe te vriste personin qe, sipas tij, ia kishte shkaterruar jeten. Paraditen e se enjtes ai shenjestroi 48-vjecarin Avni Lika, nga ballkoni i katit te dyte ku banonte prane "Parkut te Autobuseve" ne Tirane dhe e qelloi me cifte. Biznesmeni i ndertimit, Avni Lika, mori plage ne kraharor dhe per pasoje ndodhet ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak. Abdyl Zgura u arrestua menjehere pas ngjarjes dhe u mor ne pyetje nga policia ku deklaroi dhe motivet. "Avni Likes i dhashe truallin qe ai te ndertonte pallat, kundrejt 30 per qind te hapesires ne kete objekt. Por ai nuk me shleu dhe per kete arsye perfunduam ne gjykate, e cila nuk me dha te drejte. Ne sallen e gjyqit, Avniu u shpreh - kisha frike se do ta vrisja, ndersa mua me kercenonte me vdekje ne rruge", - mesohet te kete thene ne polici Zgura, duke shtuar se fillimisht kishte vendosur te vriste veten, pasi jeta e tij u shkaterrua. "Ne fillim doja te vrisja veten, por me pas mendova se duhet te vdiste ai qe me shkaterroi mua jeten. Mora ciften dhe dola ne ballkon dhe prita qe ai te vinte. Sapo doli nga makina, mora shenjester per ta qelluar ne koke, por ciftja qellonte bosh. Heren e trete munda ta qelloj ne kraharor dhe nuk tentova serish, pasi kishte shume njerez dhe nuk doja te vrisja persona te tjere. Asnje person nuk mu afrua, pasi une isha i armatosur, pashe Avniun, e moren dy vellezerit e tij dhe e derguan ne spital. Pasi e qellova, ndeza nje cigare dhe formova numrin 129 per te njoftuar policine qe te vinte te me merrte. Nuk jam pishman qe e qellova, madje doja ta vrisja", - ka treguar para oficereve te policise kriminale 55-vjecari, i cili ka shprehur frike se ata do te hakmerren ndaj femijeve te tij. Zgura ka treguar per policine detajet e konfliktit tetevjecar me ndertuesin Avni Lika. Nderkohe, burimet policore thane se 55-vjecari mbante cifte me leje, pasi ishte gjahtar. I plagosuri Avni Lika aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak ne gjendje te rende. Policia tha se ndaj Abdyl Zgures u mor masa e arrestit per vepren penale te "vrasjes e mbetur ne tentative".




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat