PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Eliza Dushku, kerkon para per dokumentarin "E dashura Shqiperi"


E Marte, 12 Qershor 2012

Ne nje klip prej fiks 3 minuta e 39 sekonda eshte permbledhur paralajmerimi i dokumentarit per Shqiperine, qe eshte duke u realizuar nga Eliza Dushku. "E dashura Shqiperi" eshte titulli i dokumentarit, per te cilin aktorja me prejardhje shqiptare dhe fame boterore, kishte nisur ta xhironte ne gusht te vitit te kaluar. Dhjete dite qendrim ne disa qytete te Shqiperise, duke perfshire Kosoven dhe Maqedonine, kishte qene itinerari i ekspedites se Dushkut, ne veren e vitit te kaluar. Synim i ketij turi ka qene promovimi i turizmit ne Shqiperi. Por, per ta perfunduar kete projekt, aktores se famshme i mungojne parate. Keshtu qe, ne faqen e saj ne rrjetin social "Facebook", Dushku ka kerkuar donacione nga kushdo qe ka mundesi, ne menyre qe dokumentari te mund te shfaqej i plote dhe i realizuar ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Kete e ka bere nepermjet nje tjeter klipi, krahas atij qe paralajmeron dokumentarin. Me nje doze humori, Dushku ka thene se i pranon te gjitha shumat, por preferon ato qe jane me te medha. Dushku ne kete klip, qe zgjat rreth dy minuta, ka treguar ne pika te shkurtra per udhetimin e saj ne Shqiperi, dhjete muaj me pare.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat