 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Kristo Thana:U ndjeva i lumtur qe salla me donte mua fitues!
E Shtune, 16 Qershor 2012
Te rrembesh zemren e publikut kjo eshte konsideruar arritja me e madhe e cdo artisti. Kristo Thana ne kete eksperience te tij te pare si kengetar ia ka arritur qe ta beje per vete ate. Kjo eshte ndjere qe ne fillim te gares se tij ne "X Factor", eshte ndjere ne naten finale te spektaklit dhe eshte pare edhe ne ditet ne vijim ne rrjetet sociale, ku shumica e tyre benin tifo pikerisht per te. Kjo eshte lumturia e tij me e madhe, ndersa premton se do t'ua shperbleje kete gje njerezve qe e duan, me shume krijime te vetat, te cilat edhe do te kompozohen prej Kristos. Ne kete fund "X Factor", ai tregon miqesite, ndjesite, ndryshimin qe ka pesuar ne jeten e tij dhe gjithcka qe planifikon per te ardhmen e tij muzikore.
Ilda Lumani
Kristo si u ndjete kur degjuat qe emri i fituesit ishte Sheila dhe jo ju?
Ne fakt ishte emocionuese, sepse salla therriste pa pushim emrin tim. Une ndihem fitues gjithsesi.
Ishit pergatitur per te fituar?
Isha shume afer cmimit dhe cdokush po te ishte ne te njejten situate do ta priste dhe cmimin, pse jo.
Mjaft fansa ne "Facebook" ju kane preferuar juve si fitues, si i vleresoni keto komente?
Une e shpreha dhe me pare qe ndihem fitues, pavaresisht cmimit dhe te gjitha ato komente dhe perkrahje ma perforcuan me shume kete gje. Mendimi i tyre vlen me shume se cdo cmim tjeter per mua.
Per cfare ju vjen me shume keq qe nuk fituat?
Jo aspak. Une sapo e kam nisur rrugen time dhe nuk ndihem keq per asgje, perkundrazi nuk me mungon as deshira, as vullneti per te ecur perpara, keshtu qe kam besim dhe jam i sigurt qe do te arrij gjithcka qe dua.
Besoni se ju dhate gjithcka per te qene fitues?
Une dhashe maksimumin tim dhe arritja ime deri ne finale tregon qe po une dhashe gjithcka per te qene fitues.
Kush u merzit me shume qe nuk fituat?
Duke pare dhe komentet e shumta ne "Facebook", besoj se shume njerez. Gjithsesi nuk ishte humbje aspak, une kam fituar shume nga gjithe kjo eksperience dhe ndihem i lumtur dhe krenar per veten.
Cfare ka ndryshuar ne jeten tuaj tashme?
Kane ndryshuar shume gjera, me e bukura eshte dashuria dhe perkrahja qe me japin njerezit qe une as nuk i njoh, i ndjej si te afermit e mi, dashamiresia e tyre eshte vleresimi me i madh per mua. Me ben te ndihem shume mire kjo gje dhe me pelqen qe jam bere pjese e tyre nepermjet muzikes. Eshte gjeja qe une di te bej me mire.
Do te jeni ne nje turne neper gjithe Shqiperine. Si ndiheni ne nisje te tij?
Shume i lumtur. Une i dua duartrokitjet e publikut dhe ku ka menyre me te mire per t'i marre dhe per te qene prane tyre. Eshte emocioni me i madh qe te fal te qenit kengetar.
Keni filluar te mendoni per te realizuar nje krijim tuajin tani me?
Jo nje, por shume krijime te miat. Me pelqen dhe te kompozoj dhe kam disa ide qe mendoj se do te jene te suksesshme.
Do ta provoni veten ne skenen e festivaleve?
Normalisht qe po. Festivalet jane nje menyre e mire per t'u promovuar ne vazhdimesi. Do te jem kudo ku ka muzike te mire, besoj dhe publiku kete do.
Mes 16 finalisteve, ke keni pare ne fillim si fitues?
Festinen per vokalin e vecante qe ka, si dhe origjinalitetin qe e karakterizonte.
Kush ka qene miku juaj me i mire ne gjithe kete kohe?
Do te vecoja Ilsin, por dhe te tjeret kane qene miq te mire. Kemi kaluar mjaft bukur.
Me Albanin si do ta konsideronit marredhenien qe patet?
Mjaft te mire, ka qene nje perkrahje e madhe per mua. Kemi kaluar shume kohe bashke dhe pervec te tjerave eshte nje njeri shume i mire.
|
|
|
 |
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman”
- Sardi Strugaj: Endrra ime me e madhe, te performoj ne skenen e “Eurosong”
- Valbona Halili: Rikthehem me shume projekte dhe me nje bashkepunim surprize
- Stamatina Stefani: Femrave shqiptare u pelqen te ndjekin moden, por ndonjehere e teprojne
- “Gjeniu i vogel 5” , mes lotesh largohet Xhorxhia dhe Hygerti
- Anjeza Braka: Marredheniet jashtemartesore, fenomeni qe godas nepermjet kenges
- "Gjeniu i vogel 5”, largohet Ingridi, ne balotazh Xhorxha me Ergin
- Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
- Blerta Shabani: “Gjeniu i vogel” nje trampoline e shkelqyer ne rrugen e kenges
- Yjet e “Gjeniut” dhe AMC, pasurojne “Gjon Buzukun” me libra
- Nata e tete e Gjeniut te Vogel, 14 talente ne gare per Cmimin e madh
- Aureta Thomollari: Kenaqesia me e madhe e imja, te qenit unike
- Sabina Dana: Xhelozia mes kolegeve ka arritur kulmin
- “Gjeniu i vogel 5”, nata e shtate sjell performanca te arrira dhe profesionale
- Dorina Garuci: Me mungon gjithcka nga Shqiperia, vecanerisht publiku
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- “Kanibali” tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|