 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Xhesika Polo: Isha prane fitores, mosha me penalizoi
Ilda Lumani
E Shtune, 16 Qershor 2012
Xhesika Polo, me e vogla dhe nje nga me te talentuarat e "X Factor Albania", me nje vokal te adhurueshem nga te gjithe rrefen sot per suplementin "Summer Time" arsyet perse ajo nuk arriti te ishte fituese e edicionit te pare te "X Factor". Mirenjohese, e lumtur qe u be pjese e kesaj gare, e bindur ne ndryshimin qe ka ndodhur ne jeten e saj, ajo e sheh veten si nje fituese dhe premton se nuk do te ndahet me nga skena, ndersa pret me entuziazem te madh turneun qe do te nise me konkurrentet e tjere te "X Factor Albania" neper qytetet e medha te vendit.
Xhesi, si ndiheni tashme qe mbaroi "X Factor Albania"?
Jam pak e merzitur qe i erdhi fundi kesaj eksperience kaq te bukur, por, gjithsesi, "X FACTOR" nuk ka mbaruar, sepse tani kemi "SUMMER TOUR" dhe do te jemi ne qytetet kryesore te vendit, gje qe mezi e pres. Pasi per mua eshte hera e pare qe do te dal ne koncerte masive ne sheshet kryesore te Shqiperise dhe aq sa kam emocion kam edhe deshire te madhe dhe kuriozitet!
Ju u renditet e treta. Cfare ndjete ne momentin kur endrra juaj per te qene fituese mbeti aty?
Per momentin isha pak e shokuar dhe nuk po e mblidhja veten. Gjithsesi jam shume e lumtur dhe qe dola e treta. Fundja ishte arritja me e madhe te isha ne 3-shen finaliste.
Sa e kishit enderruar fitoren?
Duke qene nje nga 3 finalistet dhe endrra sa vjen e rritej dhe shpresat ishin me te medha. Une e thashe dhe perpara se te dilja e treta qe fitorja me e madhe eshte pjesemarrja ne "X FACTOR" nuk ka rendesi ne cfare vendi del.
Cila ka qene frika jote, pasiguria me e madhe ne kete gare?
Mendoj se mosha e vogel me ka penalizuar pak. Pastaj per te tjerat kam qene shume optimiste, sepse jam njeri qe e dua artin dhe punoj shume per te arritur rezultatet me te mira. Gjithmone kerkoj shume nga vetja dhe asnjehere nuk mendoj se eshte mjaftueshem.
Cfare ju ka bere me shume pershtypje nga komentet qe keni lexuar keto dite ne rrjetet sociale?
Shume njerez qe jepnin opinionin e tyre, qofte te mire apo te keq, njerez qe me vleresonin per talentin tim dhe njerez qe me benin verejtje, jane shume dhe nuk mund t'i vecoj, por i falenderoj shume te gjithe.
Cfare ju mungoi ju qe nuk u shpallet fituese?
Nuk e di, per kete gje duhet pyetur publiku qe nuk me votoi mjaftueshem. Mendoj se bera nje performance shume te mire dhe jam e kenaqur me veten.
Ke kishit pare si fitues mes 16 finalisteve ne nisje te gares?
Mendoja mes Kristos dhe Festines.
Mendon se Sheila e meritonte fitoren?
Perderisa u zgjodh si fituese e ka merituar. Nuk me ngelet mua per ta gjykuar, sepse eshte nje publik i tere qe gjykon per kete gje.
Do te jeni pjese e nje turi veror. Si po e prisni?
Jam shume e lumtur, sepse, sic e thashe, "X FACTOR" nuk ka mbaruar dhe kjo me jep shume emocione. Mendoj se do jete nje eksperience shume e bukur dhe jam e lumtur qe do te kemi mundesine qe te takojme njerezit qe na kane mbeshtetur neper qytete te ndryshme.
Mendoni te realizoni tashme ndonje kenge tuajen?
Kam shume plane ne mendje, por vetem nje gje eshte e sigurt. Nuk do te ndalem ketu...
Perse ju ka ardhur me shume keq qe nuk fituat?
Sepse isha teper prane fitores dhe nuk ia arrita. Ndoshta nuk bera me te miren. Mendoj se ajo merzia vjen vetvetiu kur e ke nje gje kaq prane dhe nuk e arrin dot.
Cili ka qene kujtimi me i bukur ne kete gare?
Cdo gje. Kam krijuar miqesi me njerez te mrekullueshem. Kam njohur dy femrat me te palodhura dhe te pasionuara per artin, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, qe na shnderruan nga njerez normale ne personazhe te skenes dhe per kete i falenderoj pa mase. Kam pasur mundesi te njoh dhe te punoj me nje nga artistet me te mire te muzikes shqiptare Juliana Pasha, te cilen e adhuroj dhe perfitoj nga rasti ta falenderoj per cdo gje. Kam njohur nje staf me vullnet te hekurt qe bene pune te palodhshme per ta sjelle kete format me standardet e "X Factor UK" apo "USA". Kam perjetuar emocione te medha dhe ndjehem me fat qe kam qene pjese e "X Factor Albania".
E keni thene qe ne fillim ne "X Factor" nuk patet afrimitet nga konkurrentet, tani kush eshte shoqja juaj me e mire?
Te gjitha jane vajza teper te mira, por shoqja ime me e mire eshte Festina. Nje vajze e mrekullueshme me virtyte te vecanta, mirenjohese e dashur dhe teper e talentuar. E pershendes shume.
Si e sheh te ardhmen tende muzikore?
Nje e ardhme teper e pasur ne kuptimin artistik dhe shpresoj te jem gjate ne muzike. Do te punoj fort dhe do te bej te pamunduren per te qene. Faleminderit!
|
|
|
 |
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman”
- Sardi Strugaj: Endrra ime me e madhe, te performoj ne skenen e “Eurosong”
- Valbona Halili: Rikthehem me shume projekte dhe me nje bashkepunim surprize
- Stamatina Stefani: Femrave shqiptare u pelqen te ndjekin moden, por ndonjehere e teprojne
- “Gjeniu i vogel 5” , mes lotesh largohet Xhorxhia dhe Hygerti
- Anjeza Braka: Marredheniet jashtemartesore, fenomeni qe godas nepermjet kenges
- "Gjeniu i vogel 5”, largohet Ingridi, ne balotazh Xhorxha me Ergin
- Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
- Blerta Shabani: “Gjeniu i vogel” nje trampoline e shkelqyer ne rrugen e kenges
- Yjet e “Gjeniut” dhe AMC, pasurojne “Gjon Buzukun” me libra
- Nata e tete e Gjeniut te Vogel, 14 talente ne gare per Cmimin e madh
- Aureta Thomollari: Kenaqesia me e madhe e imja, te qenit unike
- Sabina Dana: Xhelozia mes kolegeve ka arritur kulmin
- “Gjeniu i vogel 5”, nata e shtate sjell performanca te arrira dhe profesionale
- Dorina Garuci: Me mungon gjithcka nga Shqiperia, vecanerisht publiku
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- “Kanibali” tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|