 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
|
 |
Sheila: Jam ekstremisht e lumtur, kontrata me Berman Brothers, endrra ime
Ilda Lumani
E Shtune, 16 Qershor 2012
Ashtu sic ndodh rendom ne Shqiperi cdo cmim, cdo votim diskutohet, kontestohet dhe rralle ndodh qe te mirepritet. Nuk i ka shpetuar ketij rasti as fituesja e edicionit te pare te "X Factor Albania", Sheila Haxhiraj. Sigurisht cmimi i madh, nje kontrate me producentet muzikore Berman Brothers, eshte nje joshje per kedo, keshtu qe eshte e kuptueshme cdo reagim impulsiv i mbeshtetesve te konkurrenteve te tjere. Por, Sheila eshte fituese dhe ajo ka gjithe te drejten e botes te festoje, gezoje, te jete e lumtur per kete ngjarje qe vjen vetem nje here ne jete... e qe shumices se njerezve nuk iu vjen kurre. Ka bere realitet endrren per muziken. Talentin e saj, te zbuluar qe ne vogeli e ka shoqeruar me nje pune intensive, te palodhur, konsekuente gjate gjashte muajve prova si finaliste e "X Factor Albania". E komentuar per miqesine e saj me reperin Noizy, apo edhe per ndonje foto capkene, Sheila gjithmone ka ditur te jete e thjeshte dhe modeste. Por me ambicie te medha. Dhe ja... Tashme ka ne dore celesin e suksesit. E ardhmja e saj duket se eshte e destinuar te kaperceje kufijte e Shqiperise. Entuziazmi i saj ndihet ne cdo rresht te kesaj interviste...!
Sheila, si ndiheni tashme qe u shpallet fituese e edicionit te pare te "X Factor Albania"?
Ekstremisht e lumtur! Po e shijoj pafundesisht kete fitore qe eshte nje shans i madh per te me hapur mua rrugen drejt nje karriere te suksesshme. Shpresoj!
Cfare emocioni ndjete kur u thirr emri juaj?
Nje lumturi e pafund, nje moment magjik, teper emocionues, ende nuk po u besoja vesheve kur degjova emrin tim.
Me ke i ndate emocionet e para?
Se pari, prane meje ndodhesh mentorja ime, Juliana, perqafimin e pare e shkembeva me te. Lot gezimi me rreshqisnin dhe nuk mund t'i kontrolloja dot, por kete emocion gjithashtu e ndava dhe me Kriston, per mua ai ishte nje shok i mire dhe konkurrent i denje prane meje. Nuk mund te le pa permendur Alketa Vejsiun, e cila m'u afrua per te me uruar, e falenderoj shume.
Cdo te thote per ju ky cmim dhe vecanerisht kontrata me "Berman Brothers"?
Ky cmim eshte kurorezimi i endrres sime per te qene nje kengetare e denje e skenes shqiptare dhe asaj nderkombetare. Eshte nje mundesi qe nuk i jepet kujtdo, eshte nder dhe privilegj te punosh prane "Berman Brothers".
Kujt ia dedikoni suksesin?
Se pari talentit dhe punes sime te palodhur se bashku me mentoren time, Juljana Pasha, e cila me ka dhene gjithcka, gjithe produksionit te "X Factor", me ne krye te madhen Grabocka per mundesine qe na krijoi ne talenteve te reja te promovohemi dhe padyshim mbeshtetjes se madhe qe me ka dhene familja ime, shoket, miqte dhe gjithe fansat e mi, te cilet dua t'i falenderoj dhe dua t'u them te ndihen krenare per ate cka une fitova, dhe per ate qe do te jem ne te ardhmen.
Kujt i jeni mirenjohese per gjithe rrugetimin tend?
Televizionit Klan me ne krye Aleksander Frangaj qe i dha mundesine te madhes Grabocka dhe Alketa Vejsiut per te promovuar "X Factor-in"e pare shqiptar, dhe gjithe miqve dhe publikut qe me kane mbeshtetur dhe votuar.
Si e parashikoni te ardhmen tuaj tani pas ketij trofeu?
Natyrisht nje te ardhme te suksesshme (shpresoj). Perpara kam nje rruge te gjate pune intensive per te bere, kontrata me "BB" eshte nje impenjim i madh per mua.
Me ke artist do te donit te realizonit nje duet ne te ardhmen?
Mendoj qe me Genta Ismajlin do te nxjerrim nje duet te bukur, nese do te bashkepunojme.
Si e shihni veten pas 10 vitesh?
Mendoj te realizuar dhe te kompletuar ne ate qe une pelqej, kengen dhe muziken.
Ka pasur edhe komente jo pozitive per ju. Perse mendon se ishte ai reagim?
Une nuk paragjykoj dot njerezit, si kudo ne cdo fushe, ka te votuar dhe te kontestuar. Arti eshte dicka subjektiv nga disa pelqehet nga te tjere jo, kam me qindra fansa qe me kane votuar. Keto dite ndihem e lumtur, kur eci ne rruge komplimentohem dhe urohem nga shume njerez.
Cfare do t'u thoshe fansave te tu?
Thjesht dua t'i falenderoj pa fund per gjithe mbeshtetjen qe me kane dhene (voten), per besimin qe paten tek une, dhe dua t'ju them nuk do t'i zhgenjej kurre.
|
|
|
 |
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman”
- Sardi Strugaj: Endrra ime me e madhe, te performoj ne skenen e “Eurosong”
- Valbona Halili: Rikthehem me shume projekte dhe me nje bashkepunim surprize
- Stamatina Stefani: Femrave shqiptare u pelqen te ndjekin moden, por ndonjehere e teprojne
- “Gjeniu i vogel 5” , mes lotesh largohet Xhorxhia dhe Hygerti
- Anjeza Braka: Marredheniet jashtemartesore, fenomeni qe godas nepermjet kenges
- "Gjeniu i vogel 5”, largohet Ingridi, ne balotazh Xhorxha me Ergin
- Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
- Blerta Shabani: “Gjeniu i vogel” nje trampoline e shkelqyer ne rrugen e kenges
- Yjet e “Gjeniut” dhe AMC, pasurojne “Gjon Buzukun” me libra
- Nata e tete e Gjeniut te Vogel, 14 talente ne gare per Cmimin e madh
- Aureta Thomollari: Kenaqesia me e madhe e imja, te qenit unike
- Sabina Dana: Xhelozia mes kolegeve ka arritur kulmin
- “Gjeniu i vogel 5”, nata e shtate sjell performanca te arrira dhe profesionale
- Dorina Garuci: Me mungon gjithcka nga Shqiperia, vecanerisht publiku
|
 |
 |
Lexime Mujore |
|
- Vrasja per pazaret e droges, pranga Rucit
- “Kanibali” tenton te shperfytyroje ish-gruan
- Dokle: Veliaj dhe G99 na thyen xhamat e PS, ne i hapem deren
- Kombetarja grumbullohet ne Zvicer, pret miqesore me Turqine
- Fullani: Ekonomia, me rritje afatgjate dhe te qendrueshme
- Musaraj: Shqiperia ne NATO, jo me per mbrojtje, por per paqe e siguri
- Berisha: Bllokimi i statusit, gabimi historik i Rames
- Hetimi ndaj Rames, raporti brenda 20 majit
- Bumci: Marreveshja e Ohrit, kyc per integrimin ne BE
- Rama: Me shkulni veshin nese gaboj
- Basha: Nuk perfshihemi ne konfliktet politike
- OSBE, kerkese opozites: Plotesoni vendet ne KQZ
|
 |
Me te komentuarat |
|
|
|
|