PD-PS debati per reformen parlamentare dhe zgjedhore
E Marte, 19 Qershor 2012
Prej disa muajsh specialistet e komisionit te reformes parlamentare dhe te reformes zgjedhore, kane punuar ne menyre intensive per realizimin e tyre. Puna po shkonte mire dhe kur pritej miratimi i tyre, opozita "zgjohet", duke mos pranuar miratimin e tyre. Tashme palet jane perfshire ne nje debat politike te cilit ende nuk i ka ardhur fundi. Debati ka mbetur tek perberja e KQZ dhe menyra e numerimit te fleteve te votimit, pasi opozita kerkon ndryshimin e tyre, por mazhoranca nga ana e saj shprehet se ndryshimet duhet te behen ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, dhe nese keto ndryshimi pranohet nga OSBE-ja, atehere ajo eshte e gatshme ti votoje ne Kuvend. Ndersa ndryshimet ne reformen parlamentare jane te pa pranueshme nga ana e mazhorances pasi opozita kerkon kufizimin e kohes se diskutimit te kryeministrit duke e bere unik me kryetarin e opozites. Kete debat dy forcat politike kane pak kohe ne dispozicion per ta zhvilluar sepse vetem 6 jave kane mbetur nga ky sesion parlamentare per te miratuar si reformen parlamentare ashtu edhe ate zgjedhore. Por nese do te miratohen apo jo, kjo mbetet per tu pare nga zhvillimet e dites se sotme dhe ne vazhdim.