PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Victoria Beckham, ambasadore e modes britanike


E Marte, 19 Qershor 2012

Victoria Beckham eshte emeruar ambasadorja e vitit per fushaten e Britanise se Madhe. Dizajnuesja 38-vjecare tregon se sa krenare eshte per vendin e saj, si dhe zbulon sekretin qe burri i saj David Beckham nuk di te kerceje. Zonja Beckham tregon rreth pasionit te saj per moden dhe qellimin e projekteve te saj. "Une gjithmone kam dashur te punoj ne boten e modes. Kur m'u dha mundesia e pranova me gjithe qejf. Une dua qe te fuqizoj grate, dua qe t'i bej ato te ndihen mire me veten e tyre dhe qe te jem ne gjendje qe t'ia arrij qellimit tim. Duhet ta bej kete ne Londer", - eshte shprehur ajo. Sekretarja e Kultures Britanike, Jeremy Hunt, ka thene: "Ne kemi disa talente te pabesueshme te modes Britanike, per te cilet ne mund te jemi krenare. Duke filluar nga projektuesja e veshjeve dhe dasmave mbreterore, Sarah Burton, tek ambasadorja Victoria Beckham, dizajnuesja britanike nje nder me te mirat ne bote". Victoria tregon mendimin e saj per muzike britanike, rrefen faktin se burri i saj nuk di te kerceje mire. "Une e dashuroj muziken, Davidi po ashtu, por ai nuk di te kerceje! Dua te them... eshte e pabesueshme me gjithe keto talente muzikore qe jane zbuluar nder vite si: Stone Roses, Oasis, Beatles, Spice Girls, Adele. Jam krenare qe jam britanike, me pelqen te jetojme ne Amerike, por Davidi, femijet dhe une kemi lindur dhe jemi rritur ne Britani dhe jemi shume krenare per kete gje", - ka thene Victoria, duke e mbyllur intervisten e saj.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat