PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Perballje "titanesh" ne cerekfinale, Angli-France dhe Itali-Angli


E Merkure, 20 Qershor 2012



Kualifikimi i Anglise dhe Frances, pas ndeshjeve te fundit ne grupe, do te dhuroje dy perballje gjigante ne ndeshjet cerekfinale te Euro 2012. Anglia kualifikohet ne Euro 2012, pasi arriti nje fitore minimale, 1-0 ndaj Ukraines, ne ndeshjen e trete. Anglia ngjitet me kete fitore ne krye te Grupit D, duke parakaluar Francen. Anglezet do te ndeshen me Italine ne cerekfinale, ndersa skuadra e Lorent Blank, pavaresisht humbjes me Suedine, zuri vendin e dyte ne grup dhe eshte kualifikuar ne cerekfinale, ku do te perballet me Spanjen. Pas Suedise, largohet nga "Euro 2012" edhe Ukraina. Gjithashtu, asnje nga dy vendet organizatore, Ukraina dhe Polonia, nuk arrijne dot te sigurojne nje vend ne cerekfinale. "Tre Luanet" e Hodgson do te mjaftoheshin me nje barazim ndaj Ukraines, ne ndeshjen e fundit te Grupit D, per te avancuar me tej, ne cerekfinale te Euro 2012, ndersa vendasve iu duhet patjeter fitorja. Ndonese ne stadiumin e Kievit, i mbushur mbi kapacitetin e mundshem, mijera tifoze ukrainas i dhane mbeshtetje skuadres se tyre, sulmuesi i Anglise, Uejni Runi, i rikthyer ne sulm pas mungeses se dy ndeshjeve te para, shenoi per Angline ne fillim te pjeses se dyte. Pas nje goditje nga kendi, Runi e pati te lehte per ta derguar me koke topin ne rrjete. Pjesa e pare e ndeshjes nuk dhuroi shume emocione. Pas shenimit te golit me ane te Runit, kualifikimi i Anglise u be edhe me i sigurt. Ukraina kerkoi golin, madje ne nje moment u duk se barazoi rezultatin, por goli i pretenduar nuk eshte akorduar nga gjyqtari kryesor, Kasai. As aktivizimi i Shevcenkos nuk dha efekte dhe ne fund tifozet vendas te Ukraines nuk iu mbeti gje tjeter, vecse te brohorisnin per kualifikimin e Anglise.

Ne ndeshjen tjeter te grupit D, Suedia ishte eliminuar pas dy ndeshjeve te para, dhe dy humbjeve radhazi, por ndaj skuadres me te forte, Frances, tregoi se pjesemarrja e saj ne Euro 2012 nuk ishte sa per turizem. Suedia eshte ndeshkuar ne minutat e fundit, te dy ndeshjet e para, nderkohe qe Ibrahimovic kishte shenuar golin e pare. Me ane te sulmuesit te Milanit, Ibrahimovic, Suedia ndeshkoi Francen ne 54'. Goditjet ne porte ishin te barabarta per te dyja ekipet: 5-5, ndersa zoterimi i topin ishte dicka me i larte per Francen, 4%, kur ndeshja po shkonte drejt perfundimit. Perpjekjeve te Frances per te barazuar rezultatin i dha fund Larson ne mbyllje te takimit, qe shenoi golin e dyte. Suedia largohet me koken larg nga Euro 2012, ndersa Franca pavaresisht humbjes duhet te bej llogarite ne cerekfinale me Spanjen. Perballja mes Frances dhe kampioneve te botes dhe te Europes, pritet te jete nder me interesantet.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat