PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Vath Tabaku miratohet ne KQZ si deputeti me i ri ne Kuvend


E Merkure, 20 Qershor 2012

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje ne unanimitet Vath Tabakun si deputetin me te ri te Kuvendit. Ne nje mbledhje te shkurter, KQZ pranoi doreheqjen e Bujar Nishanit nga mandati i deputetit, pas zgjedhjes si President i Republikes dhe zevendesimin e tij ne Kuvend me Tabakun, kandidati i radhes ne listen e mazhorances per zgjedhjet parlamentare. Sipas KQZ-se, mandatin e Nishanit e merr personi i 16 ne listen emerore te propozuar nga PD per qarkun e Tiranes, duke i kaluar automatikisht kandidatit Vath Tabaku. Tashme, Tabaku do te duhet te lere detyren e tij te Dekanit ne Fakultetin e Shkencave Pyjore, post qe e mban qe prej janarit te vitit 2008. Tabaku punon prej 20 vitesh si pedagog prane Fakultetit Bujqesor, ne Kamez, nderkohe qe prej 2 dekadash eshte anetaresuar prane Partise Demokratike. Zevendesimi pritet te realizohet qe ne seancen e neserme plenare, ku pas berjes se betimit, Tabaku te nise menjehere detyren e deputetit per periudhen e mbetur per kete Kuvend, te zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare te vitit 2009.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat