Greket po i depozitojne serish parate ne banka
E Merkure, 20 Qershor 2012
Pasi kane terhequr me shpejtesi javet e fundit, rreth 800 milione euro ne dite prej bankave, qytetaret greke po i rikthejne serish ato prane tyre. Nje dukuri e tille pozitive per vendin fqinj ne krize te thelle financiare, eshte pohuar nga mediat kryesore te tij, te cilat e kane lidhur ate me zvogelimin e panikut te qytetareve pas rezultatit te zgjedhjeve te se dieles. Ky i fundit, largoi dilemen e daljes se mundshme te Greqise nga Eurozona, e ne nje situate te tille, duket se greket kane rikthyer besimin tek bankat e vendit te tyre. ''Greket, te cilet ne panik kane terhequr edhe 800 milione euro ne dite nga bankat e medha, tani po i rikthejne nje pjese te parave qe ruajne shtepi'', citon media greke "Kathimerini", te flasin burime bankare. Ndersa shtojne se nga ana tjeter, askush nuk ka terhequr me para, sic ndodhi javet e fundit. "Dje punet ndryshuan. Qytetaret ne banka kane rikthyer rreth 15 milione euro", - eshte cituar te flase nje tjeter bankier grek. Ne kete menyre, sistemi bankar grek duket se po riperterihet pas nje kolapsi ne prag te te cilit, dukej se ishte pas terheqjeve te shumave te medha te parave te depozituara prane tij.