PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Italia, pa preferenca per Francen apo Angline: Fitojme ndaj te gjitheve


E Merkure, 20 Qershor 2012

Trajneri i Italise, Cezare Prandeli, beson se pas kalimit te Grupit C skuadra e drejtuar prej tij mund te fitoje ndaj cdo skuadre tjeter, ne cerekfinale, te "Euro 2012".

"Axuret" jane kualifikuar pas fitores, 2-0, qe arriten ndaj Republikes se Irlandes, dhe mund te ndeshen me Angline ose Francen, ne cerekfinale. - "Nuk ka asnje problem se cila skuader do te jete perballe nesh", - theksoi Prandeli. - "Ne kemi luajtur papritur ndaj Spanjes, kampiones ne fuqi te Europes dhe te botes. Nese luajme mire, mund te fitojme ndaj cdo skuadre", - tha trajneri i Italise. Skuadra e Prandelit ndali ne fillim te ndeshjeve te Euro 2012 Spanjen ne barazim 1-1 dhe pas takimeve te fundit ne Grupin C siguroi kualifikimin bashke me spanjollet. Golat Italise i shenuan Kasano dhe Baloteli. Fitorja ndaj Irlandes, ne Poznan, ishte e para per Italine ne kete Europian. Italia u rendit e dyta e Grupit C dhe pret te perballet me skuadren e pare qe do te dale nga ndeshjet e Grupit D. Prandeli para ndeshjeve nuk kishte asnje preference mes Frances dhe Anglise, dy nga kundershtaret e mundshem, qe njihen ndryshe edhe si rivale te Italise.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat