PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Bonuci: Baloteli foli anglisht, nuk kuptova gje


E Merkure, 20 Qershor 2012

Leonardo Bonuci ka nderhyre ne menyre te habitshme ndaj Balotelit per t'i mbyllur gojen ketij te fundit, pas golit qe shenoi ne ndeshjen me Republiken e Irlandes. I njohur per temperamentin e tij, Baloteli eshte lene ne stol gjate ndeshjes, per t'i lene vend Di Natales, por pas golit te shkelqyer qe shenoi ne fund te ndeshjes, ai kishte dicka per te thene. Ne momentet e festes pas golit Bonuci eshte fotografuar duke i mbyllur gojen Balotelit, cka tregon se sulmuesi i Mancester Sitit ishte duke protestuar ashper. - Kuriozitetit te medieve se cfare po thoshte ai kur shenoi gol, i eshte pergjigjur ne kete menyre mbrojtes: - "Foli ne anglisht dhe nuk arrita dot ta kuptoj." Bonuci u fut ne vend te Kielinit, ne pjesen e dyte. Sakaq, Kroacia eshte gjobitur me 80 mije euro per bananen e hedhur nga nje tifoz, ne drejtim te Mario Balotelit, ne ndeshjen e dyte mes tyre, ne Euro 2012. Hedhja e bananes eshte konsideruar veprim racist nga ana e UEFA-s.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat