Italia shpreh mirenjohje: Faleminderit Spanje!
E Merkure, 20 Qershor 2012
Italianet i kane shprehur mirenjohje Spanjes, qe nuk u perfshi ne "pune te pista", per te bere ndonje pakt me Kroacine, para ndeshjeve te fundit te grupit C. "La Gazzetta dello Sport" shkruante ne faqe te pare: "Thank you Del Bosque". I dedikohej nje falenderim trajnerit te Spanjes. Portieri Xhanluixhi Bufon pranoi. - "Gjate diteve te fundit, para ndeshjes kam qene shume i qete, sepse isha i bindur se Spanja, te ciles duam t'i dergojme nje falenderim te madh, do te sillej si nje skuader e madhe", - theksoi portieri. Italia kaloi fazen e grupeve, cka ishte objektivi minimal ne Euro 2012. - "Ne do te qe shohim nga ndeshja cerekfinale, per te avancuar me tej. Kemi arritur objektivizmin minimal, pas kalimit te grupit", - theksoi Bufon.