PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Rama: Nderhyrja ne Park, pergjegjesi e Bashkise


E Hene, 25 Qershor 2012

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, akuzoi dje Bashkine e Tiranes per ate qe ai e cilesoi si shkaterrim te Parkut te Liqenit. Ne nje deklarate per mediat, Rama u shpreh se pergjegjesia per kete nderhyrje eshte jo vetem e pushtetit vendor, por edhe e Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes. Sipas tij, projekti i Bashkise ka interesa klienteliste. "Nuk ka asnje dyshim dhe nuk ka asnje kontestim te arsyeshem per nje zgjerim te arsyeshem te 'Rruges se Elbasanit'. Por eshte po kaq e arsyeshme qe te vihet alarmi per faktin se zgjerimi i rruges po perdoret si nje alibi per t'i hapur rruge interesave te klienteles me te afert te pushtetit te sotem te kryeministrit dhe te te gjithe oborrit te tij", - u shpreh kreu i opozites. Kreu i PS-se ka theksuar se nderhyrja eshte bere pa projekt dhe eshte demtuar pasuria publike. "E verteta eshte se projekti eshte percudnuar dhe eshte vene ne rrugen e realizimit pa perfunduar procedurat ligjore. Pa iu nenshtruar gjykimit te autoriteteve qe ligji percakton si autoritete vendimmarrese per dhenien e lejeve te zhvillimit dhe pa marre parasysh demin e pallogaritshem qe kjo i ben jo vetem sot per aq mije metra katrore sa jane kafshuar, por edhe neser parkut kombetar, si nje virus i cili rrezikon te perhapet me tej ne park duke e demtuar dhe e ngushtuar nga pikepamja e territorit kete aset kaq jetik per kryeqytetin", - tha Rama. Sipas tij, synimet jane per te demtuar gjithe zonen e mbrojtur te kryeqytetit. "Mungesa e plote e transparences, refuzimi me nje arrogance te pashembullt i kerkeses se bere nga ata qe kane marre persiper nismen qytetare te mbrojtjes se Parkut kombetar, eshte nje tjeter element jo vetem shqetesues, por dhe kuptimplote per faktin se autoret e kesaj masakre jane te vetedijshem se kane kaluar mbi ligjin dhe per interesa mirefilli klienteliste dhe te erreta", - u shpreh Rama.

"Prerja e lisit te E'them Beut, shenje barbarie"

Ne deklaraten e dhene dje per mediat, kreu i PS-se eshte ndalur dhe ne prerjen e listit te Et'hem Beut ne qender te kryeqytetit. Sipas tij, kjo eshte nje shenje barbarie ndaj vlerave historike. "Deshiroj qe t'i referohem simbolikes rreqethese te vizioni barbarizues per zhvillimin e qytetit qe u misherua ne prerjen me sopat te nje monumenti te trashegimise historike te qytetit, sic ishte lisi 220-vjecar i E'them Beut buze bulevardit "Deshmoret e Kombit", - tha Rama. Ai u shpreh se kjo ceshtje meriton vemendjen e opozites, sepse "nuk eshte aspak dicka e vogel, sepse eshte shprehja me shembullore e nje vizioni barbarie, i cili e kercenon Tiranen dhe e kercenon zhvillimin e qendrueshem te qytetit".






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat