PERIODIKE

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Dergo me email Dergo me email  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Tifozet angleze, "show" ne rruget e Kievit


E Hene, 25 Qershor 2012

Para dhe gjate ndeshjes tifozet angleze dhuruan spektakel, ne Kiev. Rreth 6 mije tifoze angleze udhetuan dje drejt Kievit, ne mbeshtetje te skuadres se tyre. Nga Italia raportohej nje numer me i ulet tifozesh, rreth 2.200 tifoze, te cilet mbeshteten para ndeshjes ekipin italian te Prandelit. Jo veten ne numer, por edhe me te zjarrte tifozet angleze krijuan nje entuziazem te jashtezakonshem ne rruget e kryeqytetit te Ukraines. Stadiumi Olimpik i Kievit, qe do te prese edhe ndeshjen finale, ishin mbushur ne kapacitetin e tij Njihen anglezet per simpatine qe kane ndaj futbollit dhe menyres se vecante te festimit. Neper rruget e kryeqytetit ukrainas, me birra ne duar tifozet angleze kane festuan gjate gjithe dites, ne prag te sfides se madhe ndaj Italise. Nje tifoz anglez kishte parashikuar fitoren 1-0, te skuadres se tij. I veshur si gladiator, me shpate ne dore, nje italian ne stadium e konsideronte fitoren te sigurte.

Anglia mbetej e pathyeshme ne 11 ndeshjet e fundit (7-4-0), para se te vihej perballe Italise, ne cerekfinale. Skuadra e Cezare Prandelit vishte gjithashtu ne kete perballje me anglezet me nje seri prej 13 ndeshjeve pa pesuar asnje humbje, (9-4-0). Italia dhe Anglia ishin pergatitur edhe per kohen shtese para ndeshjes, duke qene se skuadrat dukeshin te ekuilibruara, mes tyre, nderkohe qe shume tifoze pas ndeshjes u kthyen serish ne shtepi. Tifozet gjithmone sakrifikojne per ekipin e tyre...






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika
Lexime Mujore
Me te komentuarat