Yjet e muzikes kane ndonjehere sjellje befasuese. I tille eshte rasti i kengetares se njohur Madona. Mesohet se nje prej "veseve" te fundit te kengetares eshte pastrimi i dhomes se saj te zhveshjes pas koncerteve. Deri ketu nuk ka asgje te keqe, por cudia lidhet me nje urdher qe u ka dhene ndihmesve te saj. Qe pas cdo koncerti te sterilizojne gjithe dhomen. Qellimi i kesaj mase drastike, sic shprehen punonjesit afer stafit te saj eshte qe fansat te mos i marrin ADN. Kengetarja thote se ADN-ja e saj gjendet ne cdo send qe ka perdorur dhe nuk do qe dikush te beje analiza te materialit gjenetik. Ajo njihet si nje njeri mjaft koncize, por edhe e dashur me fansat. Nderkohe qe nje lajm i tille duket se nuk do te lere shume shije te mire te miliona adhuruesit e saj qe enderroje ta takojne.
Gazeta "Mirror" shkruan se kengetarja ka ne stafin e saj, gjate kohes qe eshte me turne ne bote, nje "ekip sterilizimi". Skuadra pastron me detaje gjithe dhomen e saj te zhveshjes. Nderkohe qe urdhri i prere i kengetares eshte qe askush te mos hyj ne dhomen e saj gjate kohes qe eshte ne skene. Ky detaj eshte zbuluar gjate turneut te saj ne Portugali. Ate e ka bere publike fillimisht drejtuesi i stadiumit ku u zhvillua koncerti. Ai tha per mediat se kjo ishte masa me radikale qe kishte degjuar te merrej ndonje here per stafin e tij, duke i ndaluar cdo hyrje ne ambientet ku do te rrinte kengetarja e njohur.